Connect with Us

Stop – Elbasan/ Vendimi i gjykatës vret për herë të dytë vajzat e aksidentuara

Denoncim

Stop – Elbasan/ Vendimi i gjykatës vret për herë të dytë vajzat e aksidentuara

Publikuar

-

Gjatë seancës parlamentare kryeministri Rama foli për një grup prokurorësh e gjykatësish, të cilët i quajti KCK, pasi sipas tij, kanë parimin: “kap ca të kapësh para vetingut”. “Stop” sjell një histori abuzimi nga ana e drejtësisë.Familja Hekurani nga Elbasani,jetonte e punonte në Greqi dhe një dasëm, për të cilën u kthyen në gusht 2012, u kthye në mort për këtë familje.

Nje automjet tip “Fiat Punto” përplasi në trotuar dy vajzat dhe nënën e tyre dhe vajzat 21 dhe 19 vjec humbën jetën, ndërsa nëna mbeti e plagosur rëndë.Vec traumës, për familjen Hekurani nisi kalvari gjyqësor.

Sipas kryefamiljarit, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, u përpoq ta kalonte lehtë aksidentin fatal.Por Apeli i Durrësit e dënoi me 12 vjet burg drejtuesin e automjetit, që shkaktoi aksidentin.Nga ana tjetër, cështja civile u zhvillua në Tiranë.

LEXO EDHE:  Nuk pranon ndarjen/ 46-vjeçari i shkatërron pronën ish të dashurës

Nga 500 milionë lekë, që duhet të ishte dëmshpërblimi, gjykata vendosi 88 milionë lekë për këtë familje.

Eksperti Gramoz Ylli tregon, se ai kishte përgatitur dy akte-ekspertimi, një bazuar në pagën minimale në Shqipëri, prej 210 mijë lekësh dhe një tjetër me pagën minimale greke prej 510 eurosh. Në fund gjykata mori parasysh aktin me vlerë 88 milionë lekë./Klan/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Denoncimi i “Stop”/ Emërohet Konsull në Janinë, nuk i çregjistrojnë makinën dhe e gjobisin!

Publikuar

-

Nga

Sofokli Vasili ka punuar prej 26 vjetësh në diplomaci dhe pjesën më të madhe të detyrës e ka kryer në Greqi. Në 2014 ai emërohet konsull në Janinë, e para se të nisej, kërkoi të cregjistronte targat shqiptare të makinës, pasi do të merrte targat diplomatike në Janinë.Në atë kohë, i thanë, se nuk kishte bazë ligjore për një shërbim të tillë.

Sofokliu shkoi disa herë në Drejtorinë e Targave, por nuk gjeti zgjidhje. Ai u ankua edhe në Ministrinë e Financave, por as atje nuk mori rrugë cështja e tij. Sot konsulli Vasili denoncon në “Stop” faktin, se nga tatimet i ka ardhur një detyrim prej rreth 3 milionë lekësh të vjetra, për mospagim të taksës së targave.

LEXO EDHE:  Firma ndërtuese punon pa harta/ Shkatërron tubacionin kryesor të ujit

LEXO EDHE:  Nuk pranon ndarjen/ 46-vjeçari i shkatërron pronën ish të dashurës

Për të shmangur abuzimet me targën e tij, Sofokliu e le atë në mirëbesim tek punonjësja e këtij sektori, ndërkohë që makina e tij ishte targuar me targa diplomatike në Greqi.Shefi i targave, ndërsa përpiqet të sqarojë emisionin “Stop”, sesi mund të zgjidhet kjo situatë, bën bllofin, pasi pranon në njëfarë mënyre, se nuk ka zgjidhje./Klan tv.

Për më shumë ndiqni videon.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Shqipëria e kërcënuar prej Iranit, nga sulme kibernetike

Publikuar

-

Nga

Pas dëbimit të dy diplomatëve iranianë, ekspertët shohin një rrezik të shtuar për sigurinë në Shqipëri. Sipas tyre, më të mundshme janë sulmet e izoluara kibernetike apo terroriste.

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peimanemati and Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ata u dëbuan “për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shkroi në faqen zyrtare në Facebook, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rreth një vit më parë, në dhjetor 2018, Shqipëria dëboi ambasadorin e Iranit dhe një diplomat tjetër për „dëmtimin e sigurisë kombëtare”.

Vendimi i Shqipërisë, u përshëndet të premten, (17.01.2020) edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit,(DASH). Por prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Ajo ka sjellë së fundi edhe përfshirjen indirekte të Shqipërisë në konfliktin mes SHBA dhe Iranit.

Në fillim të këtij muaji, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, drejtoi gishtin ndaj Shqipërisë, duke iu referuar asaj si “një vend i vogël, por i djallëzuar evropian, ku elementët amerikanë komplotojnë me tradhtarët iranianë dhe planifikojnë sulme kundër Republikës Islamike”. Vetëm 3 muaj më parë, në tetor, Policia e Shtetit deklaroi, se kishte shkatërruar disa sulme të planifikuara terroriste të qeverisë iraniane kundër grupit të muxhahedinëve disidentë iranianë të strehuar në Shqipëri.

Këta janë anëtarë të Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, të njohur me inicialet MEK (Mojahedin-e-Khalq), opozita politike e regjimit klerik të Iranit. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate. Zhvendosja e tyre në Shqipëri, nga bazat amerikane në Irak, ku u rrezikohej jeta nga sulmet me raketa të qeverisë iraniane, është bërë në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare, të nënshkruar në vitin 2013, me bazë motive humanitare.

LEXO EDHE:  Humb jetën punëtori në Elbasan/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me opozitën/Një skaner mbi situatën e vërtetë të PD, nga jugu në veri

 Sa të rrezikuar janë sot 3 mijë muxhahedinët e strehuar në Shqipëri? Në kampin e tyre të fortifikuar mirë, pranë qytetit port të Durrësit, 30 km larg Tiranës, Behzad Saffari, këshilltari i tyre ligjor thotë për “Deutsche Wellen”, se “ne, si anëtarë të MEK, jemi kudo në botë të  rrezikuar nga terrorizmi i regjimit të Iranit. Ambasada iraniane në Tiranë dhe ato në kryeqytete të tjera të Europës janë qendra të operacioneve terroriste të atij regjimi.”Në kamp së fundmi janë përforcuar masat e sigurisë.

Sipas Saffarit “dëbimi nga Shqipëria i diplomatëve iranianë për herë të dytë është një hap i guximshëm dhe i lavdërueshëm në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe tonën, si disidentë në mërgrim që duhet të ndiqet edhe nga vende të tjera të Ballkanit.”

Irani e konsideron MEK një organizate terroriste, gjë që sjell një rrezik të shtuar prej regjimit të Iranit kundër sigurisë kombëtare të Shqipërisë.  Për Behzad Saffarin, regjimi i Iranit kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë por të gjithë rajonit të Ballkanit, përfundon raportimin media gjermane DW.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Nëna, dhunë “kafshërore” ndaj vajzës 13 vjeçare pse nuk kishte larë enët

Publikuar

-

Nga

Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare. Autori nuk ishte i panjohur për të miturën, por vetë nëna e saj. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Njëherë përse kishte dalë me shoqet jashtë pallatit. Herë tjetër përse luante në telefon. Dhe, rasti më flagrant ishte pse vajza nuk kishte larë enët dhe po bënte mësimet. Në këtë rast, sipas videos që transmetoi “Fiks Fare”, nëna e qëllon disa herë në kokë vajzën. Më pas, e kap prej flokësh dhe e tërheq zvarrë. Vajza i drejtohet disa herë që ta lërë, madje i thotë se “do të vras veten”.

Denoncuesi i këtij skandali ishte vetë njerku i vajzës, i cili i vuri në dispozicion emisionit “Fiks Fare” regjistrime audio dhe video, që faktonin pikërisht dhunën çnjerëzore ndaj të miturës.

Në këto regjistrime, nëna e qëllon, e shan dhe e ofendon gjithë kohës.

“Pse, mësove! Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, që le enët pa larë”, i thotë vazhdimisht, teksa e qëllon e, më pas, e kërcënon: “Do të qeth, do të bëj zero flokun”.

Sipas denoncuesit, dhuna ka qenë sistematike. Por ai ka faktuar vetëm dhunën e datës 2 shtator 2019.

Në dhjetëra episode, nëna vazhdimisht dhunon vajzën, madje flet edhe me fjalë rruge në prani të të dy fëmijëve.

“Dil çik përjashta, më ha k… ça do njoftosh ti”, i thotë ajo bashkëjetuesit, ndërsa vijon: “dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon”.

Ndërkohë, në një regjistrim tjetër, nëna i drejtohet vajzës që të mos qajë se “të thera, aty të vdesësh”. Regjistrimet vijojnë me sharje dhe ofendime të tjera, teksa i thotë se “do të therë, moj bushtër. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend”.

Dhe, gjatë këtyre sharjeve dhe mallkimeve, vazhdonte ta qëllonte.

“Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtër”, vijon ajo.

Në disa raste njërku ka tentuar që të ndalë këtë dhunë, por është konfliktuar pikërisht me bashkëjetuesen.

“Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Ty kam për ta q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti”, i thotë ajo në sytë e dy fëmijëve, ndërsa në një rast tjetër e ofendon rëndë dhe tenton që ta qëllojë me telefon.

“Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri”, i thotë nëna vajzës, ndërsa e kërcënon se do ta mbajë të mbyllur.

Në datën 2 shtator 2019, gruaja denoncoi bashkëjetuesin për dhunë në familje. Kur shkoi policia, burrin e gjeti të gjakosur dhe me shenja dhunë. Nga ana tjetër, gruaja nuk kishte asnjë shenjë.

Fillimisht, Gjykata vendosi urdhër mbrojtje për gruan. Pak ditë më pas, me një vendim tjetër, Gjykata e Sarandës konstatoi se me shenja dhune ka qenë burri, i cili ka pasur kafshime, gërvishtje dhe gjakosje.

Më 17 shtator 2019, Gjykata rrëzoi urdhrin e mbrojtjes. Në këtë proces, Gjykata pranon se burri ka paraqitur një USB ku tregohet dhuna e gruas ndaj vajzës së mitur dhe ndaj tij.

Në Gjykatë u pyet edhe vajza e mitur, e cila tregoi se njerku nuk e ka dhunuar. Ajo tha se e ëma e ka qëlluar me shpulla. Për këto “shpulla” Gjykata vendosi se janë “e drejta e saj prindërore”.

Dhuna në familje u hetua edhe nga Prokuroria e Sarandës. Në Prokurori burri denoncoi dhunën ndaj vajzës 13 vjeçare. Ndërkohë, në këtë vendim të Prokurorisë, thuhet se: “Nëna për mirëedukimin e vajzës, fjalët e vlerësuara se janë fyese nuk janë shprehur se cilat janë”.

Sipas Prokurorisë: “Kujdesi për mirërritjen e fëmijës mund të ketë çuar edhe në rritjen e tonit nga ana e nënës”. Në këtë vendim thuhet se policia gjyqësore ka dhënë disa vendime për ekspertime mjeko-ligjore të të dyve, por asnjëri prej tyre nuk është ekzaminuar nëse kanë dëmtime apo jo.

Qytetari shkoi të pyesë në polici dhe prokurori për hetimet, por nuk mori asnjë përgjigje. Në polici i thanë se çështja është në prokurori, ndërsa në prokurori i thanë “nuk është prokurori”. Dhe, pasojat e mosveprimit të institucioneve kanë agravuar situatën, ku vajza është sërish pre e dhunës barbare, shpëtim nga kjo situatë mendon se e gjen vetëm duke vrarë veten.

***

13 JANAR 2020

(Videoja e dhunës)

Nëna – Pse, mësove. Pusho, pusho! Mësove? Mësove, ëëë, mësove (e qëllon disa herë me shpullë). Mësove, mësove që le enët pa larë. Mësove, mësove që le enët pa larë.

Vajza ulet në tokë nga dhuna.

Nëna – Mësove, mësove

Vajza ulëret nga dhuna…

Nëna – Do të qeth do të bëj zero, mos të bëj zero moj, ta bëj zero flokun moj, ta bëj zero flokun!

2 SHTATOR 2019

Nëna – Ulu këtu, ulu këtu po të them. Ulu këtu, ulu, ulu

Vajza – (Qan vazhdimisht) Mami, mami!

Nëna – Ulu këtu, ulu…

Vajza – Më fal…

Nëna – Do ti thyej turinjtë, ulu këtu (i qëllon vazhdimisht).

Vajza – O mami.

Nëna – Dill çik përjashta nga dhoma (i drejtohet bashkëjetuesit)

Njërku – Nuk dal përjashta dhe ule zërin.

nëna – Dil përjashta, atë ça bëj unë me çupën e di unë, dil përjashta.

Njërku – Do të njoftoj …

Nëna – Dill çik përjashta, ha k… ça do njoftosh ti.

Njërku – Çupën mos e zë me dorë.

Nëna – Dil përjashta, e di unë ça bëj me çupën

Njërku – Se përpara…

Nëna – Ha k… ti dhe ndonjë tjetër bashkë, dil përjashta. Ti si puna jote që fle nëpër dritare.

Njërku – Unë fle nëpër dritare?

Nëna – Eee.

Njërku – Po ti ku fshihesh në hale?

Nëna – Unë ku të më dojë k…

LEXO EDHE:  Skandal/ Makaronat e skaduara në 2017, tregtohen sot

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me opozitën/Një skaner mbi situatën e vërtetë të PD, nga jugu në veri

Njërku – Kështu flet në sy të fëmijëve?

Nëna – Kështu flas.

Në të njëjtën ditë…

Nëna – Uli duart (e qëllon disa herë në dhomën e saj)

Njërku – (Futet në dhomë) Ça i bën…

Nëna – Dil jashtë, dil jashtë se të q… n… se të bëra ty me telefon

Njërku – Mua më vjen anës, po mos me çupën

Vajza – Nuk dal më … jo telefonin (vazhdon të qajë)

Njërku – Lëre çupën

Nëna – Mos më thuaj mua lërë çupën, se e di unë ça bëj me çupën. Telefoni ishte në karikim (vazhdon ta qëllojë)

Njërku – Ça i bën çupës.

Nëna – Mbylle moj, mbylle.

Njërku – Ça i bën çupës në mes të natës moj

Vajza – Do ta vras vetë veten, do ta (vazhdon të qajë me ngashërim)

Vazhdon dhuna …

Rast 1

Vajza – (Qan me ngashërim)

Nëna – Mbylle, mos më thuaj mua ashtu se të thera. Mbylle, aty do të rrish. Aty, të vdesësh! Hiqi duart

Vajza – (Vazhdon të qajë).

Nëna – Hiqi duart, hiqi duart. Pusho, pusho (e qëllon disa herë). Qepe se të vras, qepe. Pusho ti (i drejtohet djalit 5-vjeçar)

Vajza – (Vazhdon të qajë).

Nëna – Qepe, qepe se të thera.

Rast 2

Nëna – Pusho moj, do sëmuresh. Do të varros në vend. Kur të them unë pusho, pusho.

Vajza – S’kam bërë asgjë.

Nëna – Të dali shpirti tani. Tani të dali shpirti s’më intereson më. Mbylle, mbylle.

Vajza – (Vazhdon të qajë papushim).

Nëna – Mbylle, mbylle. Do të ther, do të ther moj bushtër. Le të vdesë s’më intereson fare, mos më ndërhy fare. T’i plasi gjak nga goja nga veshët, të vdesë në vend. Pusho thash (vazhdon ta qëllojë). Ti dali shpirti s’më intereson më. Ia kam dhënë unë shpirtin dhe do ia marr unë shpirtin. Të vdesësh tani, tani të dali shpirti. Qepe! Moj bushtrë.

Njërku – Lërë se e çmënde.

Nëna – Le të çmëndet, le të çmëndet.

Vajza – Më lër!

Nëna – Lërë të çmëndet, të vdesi. Ça ke ti. Le të çmëndet, të vdesi, e di unë atë. Bushtra mutit më thotë s’kam folur unë. Të kam thënë… b.k. të më dalë mua përpara. Ndyrësira. Të kam thënë mos që s’ka bir kurve, bir kurve ti marri Facebook-un, Instagramin, ti hanë mutin, ti rruajnë k… të gjithë nga fillimi në fund

Rasti 3

Nëna – Mua mos më thojë ti ai vendos.

Njërku – Jo me dorë, jo me dorë çupën.

Nëna – Darkot (e qëllon). Mua mos më prek, se ça bëj unë me atë e di unë. Tyja më q… nënën po s’të bëra copash, e di mirë ti.

Njërku – Fol mirë para fëmijëve.

Nëna – Qelbësirë e ndyrë

Vajza – (Qan).

Nëna – Mbylle gojën, mos më thuaj mua… qelbësirë e mutit. Do vësh tru ti moj qelbësirë, do vësh tru. Si të flas.

Vajza – Më fal!

Nëna – Mos më kërko falje se ta theva telefonin në kokë, hale.

Rasti 4

Nëna – Hajde mos të të nxjerrë… Për ça vajte… (e qëllon). Të kam thënë kur të vij unë të vish… Mos më rri rrugëve.

Njërku – Mos i bjerr çupës

Nëna – O Zot, të thashë merr një kile domate, … mos e gdhifsh!

Rasti 5

Nëna – Ore unë do ta vdes atë, jo ti të flasësh, unë do ta vdes në dru deri sa ajo të bëhet ashtu si dua unë. Ajo më sh… nënën, po ma çon shpirtin e nënës në majë të hundës.

Njërku – Fol mirë, fol mirë.

Nëna – S’ke turp, kundërshton edhe ato që ke bërë të thyej turinjtë.

Njërku – Lëri këto.

Nëna – Për çfarë?

Vajza – Unë do të veja te A…, meqë babi ishte…

Nëna – A të q… r… tani (e qëllon).

Njërku – Mos i bjer çupës, mos i bjer çupës moj.

Rasti 6

Nëna – Ulu, ku nuk të kam lënë unë të vesh, ëëë? Ke prindër ti, ke? (E qëllon). Po flas unë, po flas. Po rrihesh si idiote, po rrihesh si injorante moj. Po rrihesh si një plehrë rrugësh po rrihesh. Unë do ta vras këtë njeri.

Njërku – Do vazhdosh drurin?

Nëna – Ça të bëj. Ta lidh, ta mbaj lidhur?

Njërku – Po ti je në terezi.

Nëna – Unë e mbaj të lidhur, e mbaj të mbyllur.

Krahas dhunës, nëna flet me fjalor rruge në sy të fëmijëve

Rasti 7

Nëna – Ndyrësirë e mutit ke folur për lekët, ky thotë kam folur. Rri në telefon ndyrësira, thotë kam folur. Ta tregoj unë nesër mos u bëj merak. Unë kam për të q… r… ty bashkë me atë k…, ndyrësirën. Ka takuar ky shefin e krimeve! E dëgjon moj të keqen mamaja, ka takuar shefin e krimeve ky. Ti nxjerrë mamasë tuaj dashnorët. Se ka vajtuar ka q… ndyrësira, plehrë e mutit. Se di ky ajo q… në b…, plehrat e mutit. Të q… r…, ndyrësirat e mutit.

Rasti 8

Nëna – Mos më gjuaj mua o b… m…, ik qerohu ndyrësirë. Regjistron ti surrat, i jep informacion k… (përleshen me njëri tjetrin).

Vajza – O ma boll, o ma boll.

Nëna – Merja telefonin. (Fëmijët vazhdojnë të qajnë).

Nëna – Të q… r… telefonin! Nuk ke për të dalë gjallë nga kjo shtëpi ore.

Njërku – Shpirti babit mos qaj.

Nëna – Bashkë me atë plehrën, k… m…. Halerat e m…, o b… q… e m…!

Rasti 9

Nëna – Nuk ja shkrove dot…, ja shkrove ti. Të q… shoqërinë. Të q… k… Po s’ke bythë ku do vesh, në p… s….

 

LEXO TE PLOTE