Connect with Us

Spartak Ngjela: Pas Bashës, SHBA presion Ramës

Politikë

Spartak Ngjela: Pas Bashës, SHBA presion Ramës

Publikuar

-

Ndërkohë që ditën e nesërme zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, i ftuar në studion e lajmeve në TV “Ora News”, avokat-politikani Spartak Ngjela ka komentuar lidhur me këtë temë.

“PD-ja nuk e do reformën. Gjithe loja luhet tek ndryshimi i sistemit. Duhet të kuptojmë se sa e fortë është opozita brenda. Mesa kam kuptuar Fuqitë e Mëdha janë pro listave të hapura. Po të dojë Washingtoni të bëhen listat e hapura, kush? Rama do ta ndalojë?

E vutë re si i’a ngritën Bashës proceset penale në Amerikë, kur bënte kryengritjet këtu? I bën më ai? Tani kanë filluar me Ramën për pagimin e fotos me Obamën. I thonë lëri ato forcat e errëta, por bëjë reformën.

LEXO EDHE:  Korrupsioni shtetëror Rama dhe paratë e pallatit të Lulzim Bashës

Mazhoranca mund të guxojë të bëjë një Reformë zgjedhore pa opozitën dhe nuk e ndalon askush, por varet nëse u’a pranon Berlini apo jo. Reformën e bënë Bashkimi Europian, këta bëjnë mirë të ngrenë kartonat. Unë nuk jam shumë entuziast për Reformën elektorale zgjedhore sepse ajo zgjidhet bashkë me Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet janë në 2021-shin. Do t’i bëjë Reforma në Drejtësi të gjitha. Kot shqetësohen. Tani është momenti i politikës që duhen frenuar të korruptuarit. Shenjat janë që po i  bëjnë presion Ramës me foton që ka bërë me Obamën. Kjo është politika. Ku pranon korrupsioni gjuhë zonjash.”, ka vlerësuar avokat-politikani, Spartak Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha viziton grevistët dhe iu del garant/ Do jemi zëri juaj

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot naftëtarët e Ballshit, të cilët prej katër ditësh vijojnë të jenë në grevë urie.

Basha shpreh mbështetjen ndaj punëtorëve dhe kërkesave të tyre.

Sipas Bashës, viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Armiqtë e Lulit, aleatët e Dashit e Mediut

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh, aleatët pa vota të Lulzim Bashës kanë hedhur idenë e një koalicioni më të madh.

Ftesën e parë e bëri Dashamir Shehi, i cili sipas të dhënave zgjedhore në Shqipëri ku votojnë 1.5 milion banorë nuk mbledh dot asnjë furgon me vota në çdo bashki, dhe më shumë se deputet aleat, është deputet i PD-së, i fshehur pas listave të saj.

I dyti që nxitoi është Fatmir Mediu, i cili nga viti 2005, ka katër mandate deputet nga PD-ja, dhe Partinë Republikane e ka katandisur në një qerre që shëtit pa asnjë votë në fushat e politikës dhe më pas idesë i janë bashkëngjitur edhe aleatët e djeshëm të Ramës, të cilët janë si puna e kurtizanëve në politikë.

Që opinioni të jetë i qartë dhe të kuptojë gjithçka ka vetëm një fakt. Ata personazhe politikë që kërkon ti fusë në “kurth” Luli nëpërmjet palo aleatëve të tij, nuk kanë dalë nga PD-ja sepse nuk u zgjodhën në forume, dhe se i sulmoi Dashi apo Mediu, por sepse Lulzim Basha dhe “kaçakët” e tij të Republikës së re i sulmuan, i akuzuan dhe anatemuan. I mënjanuan, i larguan, i fyen dhe i braktisën.

Nuk i rikandiduan, nuk u vlerësuan. U akuzuan edhe si aleatë të Ramës, nga Lulzim Basha dhe “arnet” e tij politikë.

Elita e PD-së, senatorët e saj u “pushkatuan” pa gjyq publikisht. I vetmi ndryshim me Enverin është se nuk iu futën plumbin. Edhe e gjitha ishte një skenar i Lulzim Bashës personalisht. I mbështetur nga këshilltarët mizerabël dhe një staf sharlatanësh që sot kërkojnë me manovrat e tyre si një grup i strukturuar kriminal, t’i bashkohen pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Një kope kuajsh drejtohet nga një gomar

LEXO EDHE:  “Amerika i del kundër Ramës”/ Paralajmërimi i fortë i Ngjelës

Elita e PD-së, është dhe mbetet elita e PD-së. Ajo nuk mund të jetë instrument i “veglave” të papuna si Mediu dhe Dash Shehi. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ata janë askushi.Gjithçka e kanë përfituar duke kërcënuar Partinë Demokratike.

Gjithçka ndodhi në PD e ideoi dhe e zbatoi Lulzim Basha. Përgjegjësi i vetëm është ai. Tani nuk ka pse fshihet pas gotave me raki të Dashit, apo “barutit” të Fatmir Mediut. Sepse sërish po tregon se nuk është politikan dhe ende gjithçka po bën e ka thjeshtë fasadë dhe jo një akt politik, që sjell bashkimin e PD-së.

PD-në e shpartalloi Luli dhe mbi ngrehinat e saj, aleatët ngritën pushtetin e tyre politik dhe kërkojnë sërish gjithçka, thjeshtë dhe vetëm për të pasur karrigen e deputetit. Por, në fund të tunelit ka një dritë. Dorëheqja e Bashës, duket se zgjidh gjithçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimet në zgjedhje/ Opozita propozon moratorium për gjyqtarët

Publikuar

-

Nga

Grupi politik i Reformës Zgjedhore wshtw mbledhur sot për të diskutuar një nga çështjet kryesore të procesit zgjedhor, ankimimet në gjykatë. Mësohet se opozita ka paraqitur një draft ligjor, që synon zbatimin e rekomandimit prioritar të ODIHR-it për këtë çështje, duke nxjerrë jashtë presionit të vetingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit.

Në zbatim të ketij rekomandimi, opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

LEXO TE PLOTE