Connect with Us

Si po rikthehet ISIS-i

Blog

Si po rikthehet ISIS-i

Publikuar

-

Nga Mike Giglio “The Atlantic”

* Prej javësh, Iraku është tronditur nga protestat antiqeveritare dhe trazirat e dhunshme. Kryeministri i saj, një aleat i SHBA-së, mund të japë dorëheqjen. Dhe tani partnerët lokalë të Amerikës në Siri, kurdët, që kanë bërë më shumë se kushdo tjetër në mposhtjen e ISIS-it, me koston e humbjes së mijëra jetëve, kanë mbetur të vetëm përballë një pushtimi të mundshëm nga armiku i tyre i fuqishëm, njëherazi anëtar i NATO-s, Turqia.

Presidenti Donald Trump, shpalli befas një vendim të rëndësishëm mbi Sirinë, pas një telefonate që pati me homologun turk Rexhep Taip Erdogan. Ai tha se trupat amerikane do të tërhiqen nga pozicionet në veri-lindje të Sirisë, duke lënë zbuluar Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, dhe i dhënë mundësi Erdoganit të nisë pushtimin e dëshiruar të territorit kurd në veri të Sirisë.

Lëvizja e Trump, shkaktoi reagime të forta nga të dyja palët në Kongres. Kjo e detyroi Trumpin, të zotohet se do të përdorë “mençurinë e tij të madhe dhe të pakrahasueshme”, për të garantuar që Turqia të mos ndërmarrë asnjë veprim “jashtë kufijve”. Kjo është në fakt një “recetë” për kaosin, dhe nuk mund kishte skenar më të mirë se sa ky për ISIS-in.

Gjatë luftës që SHBA-ja zhvilloi kundër të ashtuquajturit kalifat të ISIS, ishte e qartë se proto-shteti ekstremist që krijoi grupi në Siri dhe Irak, nuk kishte shumë shanse të ekzistonte për shumë gjatë. Militantët e ISIS, nuk kishin asnjë mundësi t’i kundërviheshin fushatës së pamëshirshme të sulmeve ajrore amerikane.

Ata u përballën me një armik të papepur vendas, kurdët, të mbështetur nga SHBA-ja, që zhvilluan pjesën më të madhe të luftimeve në terren. ISIS, një pasardhës i militantëve të Al-Kaedës që luftuan kundër trupave amerikane në Luftën e Irakut, do të kthehej në rrënjët e tij të dikurshme, duke funksionuar në klandestinitet.

Kur kalifati territorial u mposht, SHBA-ja mund të përqendrohej në rindërtimin e zonave të rrënuara. Por sikurse raportoi ”The Neë York Times” këtë verë, ISIS ka ende në terren më shumë se 18.000 luftëtarë nëpër Irak dhe Siri. Shumica e tyre, janë organizuar në celula të fjetura dhe grupe guerile që organizojnë prita, rrëmbime dhe vrasje në të dyja vendet.

Mbështetja e vazhdueshme amerikane, ishte veçanërisht e rëndësishme për SDF, që numëron rreth 60.000 luftëtarë në pjesën verilindore të vendit. Ata përballen tashmë me një kërcënim të vazhdueshëm, jo vetëm nga ISIS, por nga fqinji i tyre armiqësor Turqia në veri, dhe regjimi sirian në Damask, që është zotuar të rivërë një ditë nën kontroll të gjithë territorin e humbur.

SDF po ruan ndërkohë në burgje dhe kampe mijëra anëtarë të dyshuar të ISIS dhe familjet e tyre në kujdestarinë e tyre, përfshirë 70.000 gra dhe fëmijë në kompleksin famëkeq në qytetin sirian Al-Hol, që është shndërruar në qendrën e rekrutimit të ISIS.

LEXO EDHE:  A ka “vdekur” NATO?

Shtëpia e Bardhë, njoftoi të dielën se Turqia do të marrë nën kontroll të gjithë të burgosurit që mbahen nga SDF. Një vendim që shton pasiguritë, duke pasur parasysh historinë e Turqisë me militantët. Luftëtarët e huaj nga e gjithë bota iu bashkuan ISIS, pikërisht përmes kufirit lehtësisht të depërtueshëm Turqi-Siri.

Vetë Turqia është destabilizuar nga lufta e gjatë civile në Siri. Ajo po mban 3.6 milionë refugjatë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër. Njëherazi, ky vend është sfilitur nga grindjet e brendshme dhe trazirat, që kanë shkatërruar shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës. Për më tepër, Erdogan është më i interesuar të luftojë kundër kurdëve, sesa të ndaj ISIS.

Presideni turk ka premtuar t’i përdorë zonat e pushtuara nga Turqia, për të rivendosur të paktën 1 milionë refugjatë sirianë, duke krijuar një zonë sigurie tampon midis SDF dhe kufirit turk. Ndërsa Erdogani është përpjekur ta etiketojë atë si një ndërhyrje humanitare, ai mund të dëbojë prej andej një popullatë që është kryesisht kurde etnike, për ta zëvendësuar me një popullatë kryesisht arabe.

Një konflikt midis Turqisë dhe SDF, mund të dërgojë dhjetëra mijëra refugjatë në jugun e Irakut, duke e thelluar destabilitetin në këtë vend. Republikanët në Kongres, kanë sinjalizuar se do të kundërshtojnë vendimin e Trump. Vetë Erdogan mund të presë për të hedhur hapin e radhës, deri në vizitën e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë muajin e ardhshëm.

Vendimi i befasishëm i Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria dhjetorin e vitit të kaluar, që shkaktoi edhe dorëheqjen e ish-sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, u anulua pjesërisht, pas rezistencës së ushtrisë amerikane, por edhe segmenteve brenda qeverisë amerikane.

Por siç vuri në dukje artikulli i “New York Times”, vendimi bëri që trupat amerikane të zvogëlonin ndjeshëm ritmin e operacioneve kundër ISIS në Siri. Sido që të jetë rezultati kësaj here, aleatët e amerikës në luftën kundër ISIS-it, janë lënë sërish në baltë. Nëse kurdët mund të përballojnë të vetëm një ringjallje të ISIS-it, kjo është një çështje tjetër./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A pati një komplot hebre për vrasjen e Josif Stalinit?

Publikuar

-

Nga

Më 13 janar 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Sovjetike “Pravda”, raportoi një ngjarje të bujshme:disa mjekë nga Moska, ishin arrestuar nga policia sekrete, me akuzën e tentativës së vrasjes së udhëheqësit të Bashkimit Sovjtik, Josif Stalin, nëpëmjet mjekimit të gabuar.

Raporti thoshte se mjekët ishin “blerë nga shërbimi sekret amerikan, dhe ishin rekrutuar si agjentë nga anëtarët e një komiteti antifashist, që dyshohej se kishte motive dashakeqe ndaj BRSS.

Shumica e mjekëve të akuzuar ishin hebrenj, dhe komiteti që akuzohej ishte një organizatë sioniste. “Pravda” përmendi Komitetin Amerikan të Shpërndarjes së Përbashkët, një organizatë bamirëse hebreje me seli në Nju Jork, si një nga organet që qëndronte pas komplotit famëkeq.

Përfundimi ishte se hebrenjtë, po përpiqeshin të rrëzonin sistemin socialist në Bashkimin Sovjetik. Historia e çuditshme e “Komplotit të Mjekëve” nisi që në majin e vitit 1945, menjëherë pas fitores së BRSS mbi Gjermaninë naziste, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

                                         Andrei Zhdanov  

Një zyrtar i njohur komunist dhe shkrimtar në profesion, Aleksandër Sherbakov, për të cilin thuhej se pinte shumë alkool, pësoi një infarkt në zemër, dhe vdiq në një spital të Moskës.

Tre vjet më vonë, në gushtin e 1948-ës, një tjetër zyrtar i lartë sovjetik, Andrei Zhdanov, gjithashtu i alkoolizuar, vdiq në rrethana të njëjta.

Në të dyja rastet, mjekët e Kremlinit që trajtonin udhëheqjen e lartë, konsultoheshin shpesh me mjekun hebre Jakov Etinger. Në vjeshtën e vitit 1951, një zyrtar i MGB (Ministria e Sigurisë së Shtetit), i quajtur Mikhail Rjumin i shkroi një letër eprorit të tij, Abakumov, duke pretenduar se dr.Etinger ishte autori i vrasjes së Sherbakov dhe Zhdanov, duke u shkaktuar qëllimisht pushimin e zemrës.

Abakumov nuk e besoi këtë histori. Gjithsesi dr.Etinger u arrestua. Nëse ai ishte apo jo i pafajshëm, nuk pati kurrë shansin t’ia tregonte MGB. Doktori vdiq gjatë torturave, një natë para marrjes në pyetje nga vetë Abakumov. Në vitin 1952, pati më shumë akuza për abuzime të qëllimshme të mjekëve.

Disa prej tyre, mund të kenë pasur një grimë të vërtete. Ka gjasa që Zhdanov të ketë vdekur si pasojë e mjekimit të gabuar nga ana e mjekëve të Kremlinit, që u përpoqën ta mbulojnë këtë gjë për të shmangur ndëshkimin. MGB u përpoq shumë që të nxirrte para përgjegjësisë mjekët me origjinë hebreje.

Arrestimet nisën në shtatorin e vitit 1952, në fillim me mjekët jo-hebrenj, por më pas kryesisht me mjekët hebrenj. Qindra njerëz u mbyllën në qelitë e MGB, dhe nën tortura dhanë “rrëfime” duke denoncuar të tjerët. Por a kishte realisht ndonjë komplot? Me siguri që jo, por kjo nuk kishte rëndësi për Stalinin.

LEXO EDHE:  Perspektivë e zymtë për 2020

LEXO EDHE:  Cisterna iraniane/ Greqia kalon në anën e SHBA

“Komploti i Mjekëve”, dukej si preteksti i duhur për të justifikuar valën e radhës së terrorit. Mos vallë Stalini, po përgatitej për një luftë të re botërore? Dhe a ishte “Komploti i Mjekëve” preludi i saj? Këtë nuk do ta dimë kurrë. Nëse kjo teori komploti, ishte në fakt pjellë e e imagjinatës së Stalinit, cili ishte synimi i saj?

Historianë të ndryshëm, japin mendime të ndryshme. Por ideja që ai po planifikonte një seri tjetër spastrimesh, si ato të viteve 1930, është e vështirë të hidhet poshtë. Në prag të Luftë së Dytë Botërore, Stalini eleminoi këdo që mund të ishte ndoshta një kërcënim, duke e lënë vendin plotësisht të varur nga udhëheqja e tij për mbijetesë, kur BRSS u sulmua nga Gjermania naziste. Vitet e fundit të Stalinit, ka pasur disa prova që një Luftë e Tretë Botërore, këtë herë kundër Shteteve të Bashkuara, ishte pjesë e planeve të tij afatgjata. Nëse kjo është e vërtetë, ai mund të ketë menduar se i duheshin më shumë spastrime në radhët e udhëheqësjes politike dhe ushtarake, që e ndihmuan atë të fitonte Luftën e Dytë Botërore,

Gjithsesi, pyetja kryesore është pse Stalini shënjestroi hebrenjtë. Feja u shtyp në Rusi pas Revolucionit Bolshevik të vitit 1917, por hebrenjtë si një pakicë etnike dhe kulturore, mbetën një segment i rëndësishëm në BRSS. Ka të ngjarë që “Komploti i Mjekëve, të ishte një justifikim për një spastrim etnik, por ka mundësi që të ishte edhe një test besnikërie.

Një letër e gjetur në arkivin personal të Stalinit, shumë udhëheqës hebrenj në BRSS, ishin detyruar të deklaronin besnikërinë e tyre ndaj shtetit, dhe të denonconin mjekët e “këqij” që kishin qenë pjesë e komplotit. “Komploti i Mjekëve” ishte i rremë, por ironikisht Stalini nuk jetoi aq gjatë sa të shihte ndëshkimin e gjithë komplotistëve.

Mbrëmjen e 1 marsit 1953, 6 javë pas njoftimit në “Pravda”, dhe kur shumë prej komplotuesve të akuzuar ishin ende në paraburgim, Stalini u shtri të flejë në vilën e tij në periferi të Moskës, pasi kishte pirë shumë, bashkë me disa miq. Të nesërmen në mëngjes, ai nuk u ngrit në orën e zakonshme.

Por stafi i tij druhej se mos e shqetësonte, ndaj nuk trokiti në derë. Më në fund në orën 10 të mëngjesit, dikush guxoi dhe hyri në dhomën e tij. Ai e gjeti diktatorin 74-vjeçar të shtirë në dysheme në gjendje kome. Kishte pësuar hemorragji cerebrale. Tre ditë më vonë ndërroi jetë.Vdekja e diktatorit, ishte një lloj “çlirimi” për mjekët e akuzuar. Pasardhësit e Stalinit, veçanërisht Beria, i pëshpejtuan hetimet, dhe në fund i liruan “komplotistët” si të pafajshëm./Seanmunger.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga Jim Morrison, tek Kurt Cobain dhe Amy Winehouse/ Mallkimi i numrit 27

Publikuar

-

Nga

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock.

Në botën e rock-ut dhe më në përgjithësi atë të artit, ekziston një “klub ekskluziv” në të cilin askush nuk dëshiron të bëjë pjesë. Një rreth i ngushtë që me kalimin e kohës ka ardhur duke u shtuar, me një përpikmëri makabre, me interpretuesit më të mirë të skenës muzikore. Të cilët i ka bërë bashkë koinçidenca e pafat që kanë ikur nga kjo botë, pa i mbushur të 28 vitet.

Në mjediset gazetareske ka nisur të flitet për “klubin 27” duke nisur që nga vitet shtatëdhjetë. Ishte dekada që ndryshoi përgjithmonë historinë e muzikës rock. Edhe pse ajo që i dha jetë këtij lloj mallkimi ka qenë ndoshta vdekja në rrethana misterioze e Robert Johnson (1911-1938), kantautor dhe kitarist i të mëdhenjve të muzikës blues amerikane. Aq i talentuar sa i dha jetë legjendës së pakti të firmosur mes tij dhe Satanait, për të qenë në gjendje të arrinte ata nivele të aftësisë teknike.

I pari

Në vitet e zhurmshëm të rosk and roll-it, i pari që u fut në listën e veçantë të artistëve të mallkuar, të konsumuar prej teprimeve dhe një krijueshmëri vetëshkatërruese ishte Brian Jones. Themelues i Rolling Stones u gjet i pajetë në vitin 1969.

Autopsia përcaktoi se artisti kish ndërruar jetë nga pasoja të natyrshme të një jete me alkool dhe drogë. I kish marrë në sasi kaq të mëdha, saqë ia kishin dëmtuar në mënyrë të pashërueshme zemrën dhe mëlçinë.

Shtypi akuzoi policinë lokale se kishte mbuluar një krim, por një autopsi e re e vitit 2009, arriti në të njëjtin verdikt si mjeku i parë.

Tre gjigandë të rock-ut

Dyvjeçari vendimtar që ushqeu famëkeqin Klubi 27, ai që e bëri vërtetë një legjendë të zezë, ishte 1970-1971. Në mënyrë të shpejtë erdhën e u bënë pjesë e tij tre gjigandë të rock-ut, si Himi Hendrix, Janis Joplin dhe Jim Morrison. Në apartamentin e Samarkand Hotel në Londër, në 18 shtator 1970 Monika Dannemann gjeti të pajetë shokun e saj Jimi Hendrix. Ishte mbytur në të vjellat e tij, pas një overdoze: kishte ikur nga kjo botë kitarristi më i madh i rosk-ut. Dhe ishte 27 vjeç.

LEXO EDHE:  Po nis lufta?/ Mediat serbe: Shqiptarët do të zbarkojnë të armatosur në kufi dhe…

LEXO EDHE:  Kur leninistët e teprojnë, Putin dhe Jinping në prag të rrëzimit nga elitat e Moskës dhe Pekinit

Dy javë më vonë, muzika mbeti pa një prej zërave të saj më të jashtëzakonshëm, atë të Janis Joplin. Edhe ajo prej një kokteili vdekjeprurës morfine dhe uiski. Një vit më vonë, në 3 korrik 1971, në vaskën e banjës së apartamentit të tij në Paris doli tragjikisht nga skena, idhulli i revolucionit kulturor të viteve gjashtëdhjetë Jim Morrison, artisti dhe themeluesi i The Doors.

U gjet i pajetë nga partnerja e tij Pamela Courson. Ajo dëshmoi se Morrison kish marrë heroinë duke e pandehur për kokainë. Trupi i tij nuk iu nënshtrua kurrë autopsisë, arsye kjo që shkaktoi lindjen e shumë teorive komplotiste për vdekjen e yllit, autor i “The End”. Ndërkohë që varri i tij në varrezën e Pere-Lachaise në Paris është shndërruar në një vend pelegrinazhi të pandërprerë sot e kësaj dite.

Vitet ’90

Mallkimi i numrit 27 u duk se u ndal në vitet tetëdhjetë, por u rikthye të godasë në vitet nëntëdhjetë me ikjen nga kjo botë të njërës prej figurave më me influencë të të rinjve të kohës, këngëtari dhe lideri i Nirvana Kurt Cobain, i cili në 5 prill 1994 vendosi të heshtë një herë e përgjithmonë, duke vrarë veten me pushkë.

Trupi u gjend vetëm tre ditë më vonë në shtëpinë e tij në Seattle. Edhe Kobain, ashtu si pjesëtarët e tjerë të klubit kishte patur probleme të mëdha me drogën. Të njëjtët demonë që ndeshi në rrugën e saj të shkurtër edhe këngëtarja britanike Amy Winehouse. Mbretëresha e soul-it të bardhë ndërroi jetë në 23 korrik 2011 pas një abuzimi me pije alkoolike. Ia kish dalë me shumë mund të çlirohej nga droga, por jo nga alkooli. Tre vite më herët, kantautorja kishte shprehur frikën se mund të vdiste pikërisiht në atë moshë. Profeci që për fat të keq doli e vërtetë. / bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si përdoret sot mjekra për të bërë “politikë”

Publikuar

-

Nga

Nga Jessica Murphy “BBC”

* Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo, u rikthye nga pushimet e tij dimërore me mjekrën e rritur. Në këtë mënyrë, ai iu bashkua një liste politikanësh në rritje, mjekra e të cilëve ka ngjallur një lloj magjepsje tek publiku. Në disa pjesë të botës, mjekra mund të tregojnë shumë më tepër sesa stili personal.

“Politika e mjekrës”, ka qenë e disktueshme vitet e fundit në Egjipt, një vend me tradita thellësisht laike, ku mjekrat janë parë shpeshherë si një simbol i islamikëve fanatikë. Ndërkohë në SHBA, mjekrat janë perceptuar nga votuesit si një symbol i kthesës në jetën politike të dikujt, dhe si një lloj “strehe” për kandidatët e mposhtur në betejat elektorale.

Ish-kandidati presidencial amerikan Al Gor bëri bujë në media, kur u rishfaq në vitin 2001, pas humbjes së tij të hidhur në zgjedhjet e nëntorit 2000, me një mjekër të madhe. E quajtur nga mediat si “mjekra e ekzilit”, ajo ishte subjekt i një analize intensive. Sot duket se ajo është rrikthyer shumë në modë.

Kur ish-kryetari i Kongresit Amerikan, Pol Rajan zbuloi në Instagram në vitin 2015 pamjen e tij të re me mjekër, vuri në dukje se ishte spikeri i parë i Kongresit me mjekër në thuajse 100 vjet. Vendimi i tij për të braktisur pamjen e tij të mëparshme shkaktoi tronditje.

Sipas një studimi nga profesorja e shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Oklahomës, Rebeka Herrik, vetëm 5 për qind e anëtarëve të Kongresit Amerikan, mbanin në atë kohë mjekër ose mustaqe. Mjekra e senatorit republikan amerikan Ted Kruz në vitin 2018, e magjepsi botën e internetin për javë të tëra.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është i famshëm për mjekrën e tij të veçantë. Dhe mediat vendase, vunë re se 18 nga 58 ministrat e kabinetit të tij të ri verën e kaluar, kishin mjekër. Në Britaninë e Madhe, kur kryeministre ishte Margaret Theçër, neveria e saj për mjekrën e burrave, çoi deri në akuza për “pogonofobi”, që është frika ekstreme ndaj mjekrave.

Por kohët e fundit, lideri laburist britanik, Xheremi Korbin ishte njeriu i parë me mjekër që drejtoi një parti politike në vend që nga viti 1908. Thuhet se Margaret Theçër ishte shprehur:“Nuk do të toleroj tek asnjë minister i kabinetit tim lënien e mjekrës!”.

Në Kanada, 3 udhëheqësit e fundit të Demokratëve të Rinj të krahut të majtë, kanë mbajtur mjekër, përfshirë udhëheqësin aktual Xhegmit Sing, një kanadez i besimit Sikh që mban në kokë edhe një çallmë si pjesë e besimit të tij. Megjithatë, paraardhësi i tij, Tomas Makeri, u përball me thirrjet për të hequr mjekrën kur mori drejtimin e partisë. Kryeministri i fundit kanadez që mbante mjekër, ishte Sër Robert Borden në fillim të shekullit XX.

LEXO EDHE:  Gylenistët apo nacionalistët/ Kush e shembi memorialin Erdoganist?

LEXO EDHE:  Gylenistët apo nacionalistët/ Kush e shembi memorialin Erdoganist?

Nuk është e qartë nëse mjekra e Trudo, do të bëhet një pjesë e qëndrueshme e pamjes së tij të jashtme, apo nëse ai do të heqë atë para se deputetët të kthehen në parlament nga pushimet dimërore në fund të janarit.

E përkohshme apo jo, mjekra pas pushimeve “është më shumë një pamje që tregon pjekuri, veçanërisht me ngjyrën gri që vjen ajo”, thotë për BBC-në Lin Mekej, këshilltare e kompanisë konsulente të imazhit “Mackay Byrne Group”.

“Është një pamje që tregon vendosmëri”- shton më tej këshilltarja e imazhit, që ka punuar për shumë politikanë kanadezë, edhe pse jo për Trudo. “Me këtë mjekër ai po projekton një nivel të caktuar pjekurie. Për këtë gjë nuk ka dyshime”- thotë ajo.

Kryeministri 48-vjeçar, u ngjit për herë të parë në pushtet në vitin 2015, si një fytyrë e freskët në politikën kanadeze, por edhe skenën botërore. Duke qenë gjithnjë një politikan i ndërgjegjshëm per rëndësinë e imazhit, pamjet me mjekër të Trudo të publikuara nga ekipi i tij, bie ndesh me “markën” e tij politike rinore.

Pas një serie krizash politike dhe skandalesh, ai u përball me një betejë të ashpër elektorale gjatë rizgjedhjes, dhe arriti të mbante postin, edhe pse humbi shumicën në parlament. “Ai nuk duket dhe aq i ri me këtë mjekër. Me siguri duket më shumë si një burrë shteti me përvojë”- shprehet Mekej.

Ajo vuri në dukje se mjekra është diçka që është sa brenda aq dhe jashtë modes, dhe që ka parë një rigjallërim vitet e fundit. Mekej, një konsulente në botën e biznesit në vitet 1980, theksoi se pamja e rruar e një politikani, synon të transmetojnë hapje dhe integritet.

“Mjekrat janë shumë të pranueshme në të bërit biznes, dhe mendoj se ky është një tranzicion natyral drejt përdorimit të tyre edhe në politikë. Mjekra është ndërkohë një nga mënyrat e pakta, përmes së cilës burrat shprehin veten me stilin e tyre, dhe tregojnë paksa individualizëm”- përfundon ajo./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE