Connect with Us

“Shqiptarët të zgjedhin, jo të votojnë”/ Surprizon Myslym Murrizi

Politikë

“Shqiptarët të zgjedhin, jo të votojnë”/ Surprizon Myslym Murrizi

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi, gjatë bisedës në studion  e “Top Talk”  referuar Reformës Zgjedhore, teksa e konsideron të një rëndësie të lartë krijimin e saj, ka deklaruar se do ta votojë atë. Sipas Murrizit, nuk ka rëndësi se prurje e kujt grup politik do të jetë, por e rëndësishme është që shqiptarët të zgjedhin.

“Unë dua të ndryshoj sistemin ashtu sikurse shumica e shqiptarëve. Le ta bëjë kush të dojë Reformën Zgjedhore. Do ta votoja me gjithë qejf. Për mua nuk ka rëndësi nëse e bën, Rama apo Basha. Prej 3 palë zgjedhjesh nuk kemi deputet në Kuvend, por punonjës të partive politike. Nuk kanë shkuar atje për të zgjidhur hallet e popullit.

Gjiknuri nuk duhej të ftonte vetëm PD-në për të marrë pjesë në tryezën e nesërme, por të gjithë partitë politike, të 17-ta.”, ka deklaruar ndër të tjera Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta dekreton ligjin/ Familjeve të viktimave të tërmetit do t’iu jepen apartamente

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin për dhurimin e apartamenteve për familjarët e viktimave që humbën jetën për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

“Presidenti Ilir Meta dekreton shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.”-njofton Presidenca.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk funksionon kështu o njerëz”/ Ish-ministri i Ramës “ngre zërin” kundër paketës anti-shpifje

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me propozimet e qeverisë për pr.ligjin e njohur si paketa “Anti-shpifje”.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shpreh qëndrimin e tij kundër kësaj pakete, Manjani shkruan se nuk janë vetëm gazetarët ata që duhet ta kundërshtojnë.

Sipas Manjanit, liria për të menduar e për t’u shprehur është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të reagojnë.

“Njësoj si me Teatrin, ku njerëzit prisnin ta mbronin aktorët, edhe sot me fjalën e lirë presin ta mbrojnë gazetarët!!!

LEXO EDHE:  Rama jep ultimatumin/ “Teatri Kombëtar është varr, do shembet”

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Alibeaj: Rama po përgatit grushtin e fundit ndaj Presidentit

Nuk funksionon kështu o njerëz!

Liria për të menduar e për t’u shprehur është e juaja, jo e gazetarëve. Gazetarët janë rrogëtarë dhe shkruajnë për punë, jo për liri.

Aq më pak liria e shprehjes është e medias. Media bën thjesht luftë për audiencë, dmth reklama, pra para.

Liria e shprehjes është demokraci, pra pjesë e demos, popullit!

Nuk e mbrojnë demokracinë as rrogëtarët-gazetarë e as bisnesmenët e medias.”-shkruan Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“5 propozimet për Rimëkëmbjen”, Basha: Bizneset e prekura nga tërmeti duhet të kenë lehtësi fiskale

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi në takime me biznese të prekura nga tërmeti në Durrës se ata duhet të përfitojnë lehtësi nga qeveria.

Në mënyrë që të mos përballen me falimentimin, opozita ka propozuar një plan me 5 pika, që ofron lehtësi fiskale për biznesin, sipas përvojës së ndjekur nga Italia në situatë të njëjtë pas tërmetit në Aqulia.

“Të gjitha bizneset; bizneset e vogla, bizneset e Durrësit duhet të përfitojnë nga masa lehtësuese. Kështu ka ndodhur kudo kur janë goditur ekonomitë lokale nga tërmeti. Durrësi nuk është thjesht ekonomi lokale, është ekonomia e dytë më e madhe pas Tiranës. Po u fut Durrësi në kolaps ekonomik të thellë për shkak të tërmetit, se në kolaps ekonomik kemi qenë edhe përpara tërmetit, atëherë e merr gjithë Shqipërinë me vete. Prandaj kemi propozuar ato 5 masa:
1. Pezullim të faturave të energjisë dhe të ujit.
2. Pezullim të të gjitha taksave vendore, duke përfshirë taksën e pronës,
3. Pezullim dhe shtyrje e pagesës me këste të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
4. Anulim i çdo takse të tatim-fitimit apo taksa të tjera për të gjithë kohën derisa situata të normalizohet.
5. Përjashtim nga TVSH për lëndët e para dhe materialet që përdoren për rikuperimin e dëmeve. Këto pesë pika i japin mundësi biznesit ta mbajë kokën mbi ujë”, – u shpreh Basha.

Duke sjellë në vëmendje rastin e Italisë, kreu i opozitës vuri në dukje se nëse kjo paketë lehtësuese nuk zbatohet nga qeveria, biznesi do të vuajë pasoja të rënda.

“Veprimtaria juaj fiskale duhet pezulluar. Shteti s’mund t’ju marrë asnjë cent, s’mund t’ju tatojë gjatë kohës që ju nuk punoni. Dhe kjo nuk është mëshirë, kjo është normale. Si mund të tatosh një biznes që nuk punon për shkak të një fatkeqësie natyrore?! E dyta duhet të keni mundësinë që të mbështeteni në të njëjtën mënyrë si banorët dhe banesat për rimëkëmbjen e biznesit. Në Itali, ku ra tërmeti i madh para dy vjetësh, bizneset janë mbështetur deri në 100% të vlerës së dëmit, njësoj si banesat.”

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Rama e shikon politikën dhe qeverisjen si anarki të kontrolluar nga një individ

LEXO EDHE:  Veliaj përfshihet në skandal/ Një vepër penale nga kryebashkiaku?

Basha tha se në rast se nuk ndihmohet biznesi, atëherë gjërat vijnë zinxhir dhe pasojat e krizës i vuajnë të gjithë.

“Kur themi biznes krijojmë keqkuptime, biznes do të thotë punësim, është një zinxhir i tërë që është pas punës tënde; do të thotë fuqi blerëse, do të thotë punësim, do të thotë edhe buxhet. Në qoftë se nuk arrin dot të mbështesë biznesin do të dëmtosh të gjithë; do të dëmtosh të punësuarit, do të dëmtosh buxhetin e shtetit, do të dëmtosh edhe mundësinë e shtetit për të ardhur në ndihmë”, – deklaroi kreu i opozitës.

Paketa me 5 pika u propozua nga kryetari demokrat gjatë javës së shkuar pasi inspektoi bizneset e Durrësit, Krujës dhe qarkut të Lezhës, të cilët kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe për shkak të ndërprerjes së punës dhe largimit të forcës punëtore.

“Kjo situatë e pasigurisë është e papranueshme, sepse po hyjmë në javën e tretë. Duhet të ketë qartësi se çfarë po ndodh, dhe qartësia fillon me vlerësimin e çdo banese. Pa vlerësuar banesat, ju nuk mund të keni qartësi. Tani këta duhet të transferojnë fondet, se nuk ka gjendje emergjence pa fonde. Të marrin ato 150 milionë dollarë të oligarkëve dhe t’i kalojnë në dispozicion të situatës së tërmetit”, shprehet Basha.

LEXO TE PLOTE