Connect with Us

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së/ Delegacioni i Kuvendit takim me Sekretarin Montella

Politikë

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së/ Delegacioni i Kuvendit takim me Sekretarin Montella

Publikuar

-

Ndërkohë që vendi ynë pritet të marrë Presidencën e OSBE-së në 2020-ën, një delegacion me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë kanë zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella.

Pjesë e takimit mes palëve ka qenë kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni. Në  qendër të bisedimeve midis palëve ishte Reforma Zgjedhore, si elementi kyç për çeljen e negociatave.

Referuar Reformës Zgjedhore, zyrtari i OSBE-së, deklaroi se shpresonte që të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi përfaqësuesit e qeverisë, opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj do të ishin pjesë e tij deri në fund./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rrëzohet propaganda anti-KÇK / Nuk justifikoi pasurinë, Rama shpërblen bashkëshorten e Denar Bibës

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh se emërimi i Elona Kanas, bashkëshortes së Denar Bibës, në detyrë shtetërore rrëzon propagandën anti-KÇK, të e Edi Ramës.

Sipas Balliut, Elona Kana është emëruar nga Rama në detyrë shtetërore, megjithëse ajo dështoi të justifikojë pasurinë gjatë vetingut.

Kujtojmë këtu se Elona Kana, me detyrë këshilltare në Gjykatën e Lartë ka dhënë dorëheqjen në tetor 2019, vetëm pak ditë para se të dilte para trupës së vettingut ku do të jepej vendimi për pastërtinë e figurës dhe të ardhurat.

“E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun.

Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Basha: Gjiknuri duhet të ishte në burg

LEXO EDHE:  "S'ka Reformë Zgjedhore, duke iu kundërvënë Gjermanisë"/ Rama akuza qeverisë

Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.

Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.”-u shpreh Balliu.

Më tej, ai theksoi se lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë.

“Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu,  i emëron në detyra të tjera shtetërore.

Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.”-theksoi ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Rama një vit që nuk është më kryeministër/ Lëvizja e radhës e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas një protestë të zhvilluar në 16 shkurt 2019, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha tha se tashmë Rama është rrëzuar, se ai nuk ishte më kryeministër.

“Falë sakrificës dhe qëndresës tuaj sot Edi Rama nuk është më kryeministër. Mirupafshim të enjten”-tha një vit më parë Lulzim Basha.

Por, pas kësaj proteste, Basha zhvilloi edhe rreth 10 protesta të tjera kombëtare, ku në secilën prej tyre shpallte rrëzimin e Edi Ramës.

Pra, sipas deklarimeve të kreut të Republikës së re, prej një viti Rama nuk është më në pushtet, pasi ai e ka rrëzuar një vit më parë.

Por, çfarë ka ndodhur?

Edhe pse e “rrëzoi” me protesta, Basha nuk mund ta linte ortakun e tij pa asgjë. Kështu që dogji mandatet e deputetëve, dhe i dhuroi Edi Ramës një mazhorancë kushtetuese, të cilën nuk ia dhanë shqiptarët.

Por, jo vetëm kaq. Lulzim Basha si një lider i vërtetë opozite bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke i dorëzuar në tavolinë Edi Ramës 61 bashki. Pra, me zemërgjerësinë e tij, Luli i dhuroi Ramës të gjithë pushtetin lokal.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Mungon vullneti për zgjedhje të lira

LEXO EDHE:  Zgjedhjet Vendore/ Glover: Votuesit nën presion nga të gjitha palët

Por, tani mesa duket Luli tani pasi një viti u mërzit i vetëm në pushtet, pa “ortakun” e tij, dhe kështu shkoi e bëri sërish marrëveshje me Ramën, skenar ky i ngjashëm më atë të majit të vitit 2017.

Tashmë Luli kërkon sërish të qeverisë me ortakun dhe pastaj të shkojë në zgjedhje të parakoshme, dhe t’i “dhurojë” sërish Ramës timonin i vetëm.

Kështu duket se Luli po i çon demokratët nga “fitorja në fitore”./ CNA.al


Basha rrëzoi Ramën/ I jep edhe shqelmin e fundit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një lajm të mirë, sa i takon njohjes së lejeve të drejtimit të automjetit në Gjermani.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndërsa citon Ministrin Federal të Transporteve në Gjermani, bën të ditur se ky i  fundit do t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv, sa i takon kësaj çështje.

“Një lajm i mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”.-shkruan Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë thekson se kjo do të kërkojë pak kohë, por shton se çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Komisionit për reformën zgjedhore/ Skenë groteske

LEXO EDHE:  Loja me dy porta e LSI/ Ralf Gjoni "nxjerr zbuluar" Kryemadhin

“Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e  #RevolucionitDigjital2020📲💻

Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRRSH që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve”-përfundon mesazhin e tij kryeministri Edi Rama.

LEXO TE PLOTE