Connect with Us

Shpërndante kanabis pranë ambjenteve të shkollave/ Arrestohet 41-vjeçari

Kronika

Shpërndante kanabis pranë ambjenteve të shkollave/ Arrestohet 41-vjeçari

Publikuar

-

arrestohet nga policia

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe qendrave të internetit. Shtetasi i identifikuar si Muhamet Velo, u arrestua nga policia e Vlorës në afërsi të lagjes “Partizani” ku edhe banonte, pasi u kap me 56 doza kanabis.

Po ashtu, pas kontrolleve të policisë nën pranga ka përfunduar edhe një 23-vjeçar me iniciale R. Xh, pasi pas kontrollit personal iu gjet një dozë kanabisi, e cila dyshohet të jetë shitur nga Velo.

LEXO EDHE:  Abuzimi seksual me të miturit/ Zbulohen detaje të reja

Bëhet me dije se 41-vjeçari Muhamet Velo u akuzua për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Kavaja”/ Policia asnjë fjalë për vrasjen

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Shtetit.
Kështu u shpreh drejtuesi i emisionit “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu, i cili apeloi publikisht Policinë që të reagojë.

“Nuk kemi asnjë përgjigje nga Policia. Ne nuk kërkuam asgjë për hetimin e çështjes… A është e vërtetë që një person që duhet të ishte në burg lëvizte lirshëm i armatosur në Kavajë?”, tha drejtuesi i emisionit.

Nga ana tjetër, gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, u shpreh se konflikti nuk është vetëm për një femër.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Ndërpritet lundrimi në portet e vendit

LEXO EDHE:  Vlorë/ 7 vite e 6 muaj burgim për dy falsifikatorë e përvetësues pronash

“Bashkëshorti i asaj vajzës, i cili është në burg në Gjermani, në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje. Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është. Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.”, tha Hoxha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Artan Hoxha zbardh pazaret e drogës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Kavajës.

Hoxha tha se ngjarja është devijuar qëllimisht dhe se gjithë çështja vertitet rreth pazareve të drogës. Ndërsa tregoi dhe se viktima dhe autori kanë qënë në të njejtin burg.

“Në momentin e parë jemi marrë me çështjen e moralit, po ngjarja u devijua qëllimisht. Kemi ikur nga thelbi i vërtet. Pista është ajo që Prokuroria po merret tani, droga.

Ai ka qenë i dënuari, ky ka qenë gradiani.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Ndërpritet lundrimi në portet e vendit

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Ndërpritet lundrimi në portet e vendit

Ajo që ka ndodhur aty dhe unë shpresoj që hetimet ta nxjerrin është që ky grup personash nuk ishin aty për një femër, por e njihnin njëri-tjetrin. Për çfarë u është prishur pazari!

Marsida e di shumë mirë se pse ka ndodhur konflikti i vërtetë. Kemi të bëjmë me njerëz që kanë luajtur me njëri- tjerirn. Këtë çështje nuk mund ta hetoj Prokuria e Kavajës.” u shpreh Hoxha në “Opinion”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja merret në hetim për drogë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj Marsida Qatjas.

Mësohet se Qatja është marrë e pandehur  për akuzën e përshtatjes së ambienteve për drogë, pasi në banesë në momentin e ngjarjes iu gjet një sasi kokaine.

Marsida Qatja, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, është marrë disa herë në pyetje në Prokurori./CNA.al

LEXO TE PLOTE