Connect with Us

SHBA: Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

Kosova & Rajoni

SHBA: Sfidat me të cilat do të ndeshet qeveria e re e Kosovës

Publikuar

-

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke shpallur fitoren tha se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit. Qeveria e re e Kosovës do të ketë përpara shumë sfidave, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe atë vendor. Dy analistë amerikanë, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, i thanë Zërit të Amerikës se vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi dhe tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, duhet të jenë prioritetet e qeverisë së re. Me analistët Edward Joseph dhe Janusz Bugajski bisedoi kolegu Burim Goxhuli.

 

Albin Kurtin e presin sfida të mëdha në rast se e merr drejtimin e qeverisë së re të Kosovës, thotë eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward Joseph.

“Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehte të kritikonte nga jashtë dhe të kundërshtonte. Është krejt ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë nga këto dy vende dhe t’i dëgjosh ata. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorit ndërkombëtar. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i, ende nuk ka ushtri. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj Kosova nuk mund ta përballojë izolimin. Kjo duhet të përjashtohet”, tha për Zërin e Amerikës analisti amerikan Edward Joseph.

Por, qëndrimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, që shpesh herë janë cilësuar si të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe izoluese për Kosovën, nuk i sheh si problem analisti Janusz Bugajski nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane.

“Ai është i vendosur të sigurojë qëndrimin në këmbë të Kosovës, në fushën ekonomike, politike dhe strategjike. Mendoj se kjo është ajo që dëshiron Amerika. Amerika i do vendet që janë të pavarura, të sigurta dhe që kërkojnë më pak angazhim të trupave ushtarake amerikane. Pra i do vendet që mund të shërbejnë në aleancë. Unë mendoj se Kosova në vend që të jetë konsumuese, mund të kontribuojë për sigurinë e përbashkët në NATO. Në një mënyrë mendoj se Kurti është personi i duhur për këtë”, tha analisti Janusz Bugajski.

Sfida më e vështirë dhe një nga prioritetet e qeverisë së ardhshme, është rikthimi në tryezën e bisedimeve me Beogradin. Kjo është edhe pritshmëria e Uashingtonit, i cili ka emëruar dy të dërguar të posaçëm për Kosovën, ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, soi përfaqësues të presidentit Trump për bisdimet me Serbinë dhe diplomatin e lartë Matthew Palmer.

“Besohet se emërimi i ambasadorit Grenell, nënkupton interesin që Shtëpia e Bardhë ka për arritjen e një marrëveshjeje. Arritja e marrëveshjes nënkupton respektimin e interesave të të dyja palëve”, tha analisti Edward Joseph.

Analisti Bujaksi thotë se përfshirja e ambasadorit Grenell është përparërësi që zoti Kurti duhet ta shfrytëzojë, ndërsa thotë se Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, do të ketë ekipin negociues më të besueshëm që ka pasur ndonjëherë.

“Albin Kurti duket se nga të gjithë politikanët në Kosovë është më i pastërti, sepse nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka dyshime për krime lufte dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverie ku janë bërë gabime. Pra, i ka duart e pastërta dhe kjo i jep më shumë autoritet dhe e vë në epërsi përballë komunitetit ndërkombëtar. Do të jetë një përzierje interesante sepse në anën tjetër Ambasadori Grenell ka rezerva ndaj Bashkimit Evropian dhe ka bërë kritikuar të shumta ndaj qeverisë gjermane. Prandaj mendoj se ai nuk do të dëgjojë shumë qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe më shumë i intereson të shtyjë përpara atë amerikan, të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë në favor të saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Pritjet janë që qeveria e re e Kosovës, të vendosë shpejt për tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe, e cila edhe u bë shkaktare e ndërprerjes së dialogut.

LEXO EDHE:  Albin Kurtin në zyrën e Metës/ Zbardhen detaje nga takimi

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

“Ramush Haradinja nuk do ta hiqte tarifën, sepse për të ishte çështje parimore. Por një qeveri e re, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mundet shumë lehtë të gjejë formulën me Beogradin. Për shembull, tarifa pezullohet, bisedimet rifillojnë dhe Beogradi heqë dorë nga disa prej kundërshtimeve të saj në arenën ndërkombëtare. Prandaj besoj se me bashkimin e energjisë së diplomacive amerikane dhe evropiane, mund të arrihet formula për pezullimin e këtyre tarifave”, tha Edward Joseph.

Ky skenar, thonë analistët, është lehtësisht i realizueshëm. Madje, ata shohin më shumë rezistencë nga pala serbe sesa ajo e Kosovës.

“Kërkohet më shumë presion, në veçanti ndaj Serbisë. Kërkohet angazhim serioz për një formulë të mirë, se çfarë do lëshosh dhe çfarë do marrësh në shkëmbim. Gjithashtu duhet të vëzhgohet Rusia, e cila mund të përpiqet të sabotojë procesin, pasi marrëveshje nuk është në interesin e saj”, tha analisti Janusz Bugajski.

Krahas sfidave në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ka probleme të mëdha edhe për shumë çështje të brendshme. Analistët thonë se në të dyja fushat, kërkohet punë paralele.

“Qeverisë do t’i duhet të fokusohet tek të dyjat. Duhet të angazhohen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin masa që të mos emërojnë në poste vendim-marrëse familjarë dhe të afërm. Dhe mbi të githa, cilido qoftë roli i Albin Kuritt në qeveri, ai duhet të angazhohet për këtë për të dëshmuar se këto janë prioritetet më të mëdha për Vetëvendosjen”, tha analisti Edward Joseph​.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik por edhe duart e pastërta, transparenca, sundimi i ligjit, drejtësia për ata që kanë kryer krime dhe zyrtarë të korruptuar që kanë abuzuar me postet publike duhet të jetë puna e parë e brendshme”, tha analisti Janusz Bugajski​

Analistët thanë se është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e krijimit të qeverisë së re, por ata thonë se ajo duhet të formohet sa më parë./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Superaksion në Maqedoninë e Veriut/ Sekuestrohet 1.3 ton kokainë

Publikuar

-

Nga

Një aksion i madh është duke u zhvilluar në fshatin Krushopek të Komunës së Sarajit, në Maqedoninë e Veriut.

Mediat vendase raportojnë se policia ka sekuestruar deri më tani 1.3 ton kokainë.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Por duket se autorët e kanë ndryshuar destinacionin dhe droga është dërguar në Krushopek, ku dhe u kap nga autoritetet.

LEXO EDHE:  Hasani: Sporti mund të ndikojë në njohjen e Kosovës nga Brazili

LEXO EDHE:  Dy marrëveshjet me Serbinë në Mynih/ Kurti: Kam rezervat e mia, nuk isha negociator

Operacioni i policisë së Maqedonisë së Veriut është realizuar në bashkëpunim me forcat ndërkombëtare, por ende nuk ka shumë detaje rreth tij. Pritet një reagim nga autoritetet maqedonase./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Detaje shokuese nga tragjedia në Kosovë/ Policja i dha 12 mijë euro tezes, qëndroi 4 orë mes familjarëve të vrarë

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e 5-fishtë që ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjilan, ku vajza dyshohet se vrau prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Valdete Bllaca, e stërvitur dhe me profesionin e polices, e kishte paramenduar dhe e kishte përgatitur në përpikmëri skenarin e tragjedisë së djeshme. Vrasjen e prindërve, dy vëllezërve e më pas edhe vetëvrasjen, Valdete Bllaca e kishte planifikuar së paku një ditë përpara.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta e të afërta me familjen e polices se dyshohet që së paku një ditë përpara krimit, ajo kishte dorëzuar te tezja e saj 12 mijë euro.

Në bisedë e sipër, Valdete Bllaca mësohet se e kishte pyetur tezen se sa do të mund të kushtonte një varrim. Megjithatë, ajo nuk i kishte treguar tezes asnjë detaj se pse po ia linte paratë dhe se ku i kishte marrë ato, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:  OKB: Integrimi i Kosovës, i ndërlidhur me nivelin e lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE

LEXO EDHE:  Deklarata e avokatit: Nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit, u zgjodh nga amerikanët

Intriguese dhe dramatike ishin edhe lëvizjet dhe sjelljet e fundit të polices Valdete Bllaca përpara se ta vriste babain, nënën, dy vëllezërit e më pas edhe veten. Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se personat e fundit që ajo i kishte kontaktuar ishin tezja dhe bashkëshorti i saj. Kontakti me ta kishte ndodhur vetëm disa minuta para se ajo ta shkrepte armën drejt vetes, në fund të një vrasjeje të katërfishtë.

Tezja me bashkëshortin e saj, në ditën tragjike kishin shkuar për vizitë te familja Bllaca, mirëpo te dera i kishte pritur Valdete Bllaca për të mos i lënë të hynin brenda. E shqetësuar, Valdete Bllaca mësohet se u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk janë aty dhe se ajo ishte e zënë. Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan dy krisma të plumbave kur Valdete Bllaca shkrepi drejt vetes.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Heqja e taksës së mallrave serbë/ Haradinaj-Kurtit: Një kthim prapa në procesin e dialogut

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e sotme të kryeministrit Albin Kurtit për heqjen e taksës për mallrat serbe dhe zëvendësimin e saj me parimin e reciproritetit.

Haradinaj thotë se heqja e taksës do të thotë një kthim prap në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai i bëri thirrje Kurtit që të mos e heqë taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por të mundësojë një kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

”Albin, ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar. Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.” ”Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar. Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, shkruan Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE