Connect with Us

“Sërish dhunë mbi pronat publike”/ Arben Skënderi i “nxjerr bojën” Veliajt

Politikë

“Sërish dhunë mbi pronat publike”/ Arben Skënderi i “nxjerr bojën” Veliajt

Publikuar

-

Kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës në garën e 30 qershorit, Arben Skënderi, ka reaguar për çështjen e kalimit të Kopshtit Botanik në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Skënderi thekson se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë të aneksojë prona publike që nuk i ka në administrim, por referuar ligjit për arsimin e lartë, mund të investojë duke bërë marrëveshje me UT në këtë rast.

“Manipulim i dhunshem serisht mbi pronat publike te kudo ndodhura…!

Bashkia e Tiranes nuk ka nevoje te aneksoje prona publike te cilat nuk i ka nen administrim, ajo mund te investoje duke bere marreveshje me UT si per parkun botanik ashtu edhe per prona te tjera ne pronesi te UT per ceshtje qe perputhen me misionin e secilit prej institucioneve.

LEXO EDHE:  Shpërthen anëtari i kryesisë së PD/ Politikanë milionerë japin leksione varfërie

Ligj 80/2018 per arsimin e larte thote se bashkia mund te investoje ne asetet e universitetit, madje nese investon me shume se 10% te buxhetit afatmesem te IA, ajo ka te drejte te kete dhe nje perfaqesues ne bord…

Pra edhe nese prona i mbetet universitetit ne pronesi dhe administrim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gazetari publikon dokumentet e skandalit/ “Shuplakë” qeverisë dhe opozitës

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elio Laze ka komentuar reagimet nga opozita, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku ra në sy mungesa e një qeni për kërkimin e trupave.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Laze kthehet pas në kohë, ndërsa kujton një status të tij në 9 janar 2018, ku kishte publikuar disa dokumente që tregonin se ishte hapur ankandi per ushqimin e qenve të policisë.

Laze shkruan se, sipas asaj qe thuhej ne dokumente, qente do ushqeheshin me sherbim katering qe do i shkonte 3 here ne dite, me mish viçi te cilesise se pare, zarzavate te fresketa etj si keto ushqime qe nuk i hane as ushtaret tane qe quhen te NATO-s.

Por, pas këtij publikimi ai thotë se nuk kishte asnjë reagim, nga ana e opozitës, e cila tani kujtohet të reagojë.

“Çudia e opozites per qente e shpetimit, si kofini pas te vjelit

Nje nga gjerat qe ra me shume ne sy pas renies se termetit ishte mungesa e nje qeni per kerkimin e trupave. Pasi media ngriti zerin, doli dhe opozita qe mbeshteti median dhe e ngriti zerin me shume se ajo. Mire do ta bente nese kjo teme do permendej keto dite per here te pare.
Por jo. Ne daten 9 janar 2018, une publikoj disa dokumente ku hapej ankandi per ushqimin e qenve te policise. Sipas asaj qe thuhej ne dokumente, qente do ushqeheshin me sherbim katering qe do i shkonte 3 here ne dite, me mish viçi te cilesise se pare, zarzavate te fresketa etj si keto ushqime qe nuk i hane as ushtaret tane qe quhen te NATO-s.
Ngrita pikepyetje rreth ketij tenderi, publikova dhe dokumentet dhe kaq. Sepse nje gazetar nuk eshte ekspert. Sepse nje gazetar siguron dokumente, ngre pikepyetje te cilat ekspertet i sqarojne.
Pervec shtetit, pas publikimit te atij rasti heshti dhe opozita.
Askush nuk doli te kerkonte llogari, si, qysh e tek zhvillohej ky tenderi? Ku jane qente? A jane apo sjane? Sa cope jane? A jane rrace apo qen rruge qe i marrin sa per foto me plotesu numrin per ne tender etj pyetje si keto, duhet t’i ngrinin ekspertet e opozites.
Por jo. Bene ate qe bejne me mire. Heshten atehere dhe flasin tani.
Si kofini pas te vjelit!”-shkruan Laze në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

KSSH “ultimatum” Ramës/ Mos prek pagën e 13-të, por PPP-të dhe shpenzimet e luksit 

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë, për të mos akorduar pagën e 13 për punonjësit e administratës, me pretendimin se këto para do të shkojnë për të dëmtuarit nga tërmeti.

Në një deklaratë për mediat, KSSH vlerëson se ky vendim i qeverisë është më shumë propagandë, sesa zgjidhje.

Po ashtu, KSSH thekson se para se të prekeshin paratë e punonjësve të administratës, qeveria do të duhet të anullonte ndonjë prej koncensioneve që po rrënojnë buxhetin e shtetit.

“Vendimi i qeverisë shqiptare për të mos akorduar pagën e 13 në fundvit për punonjësit e administratës shtëtërore më argumentin se këto para do të përdoren për të prekurit nga tërmeti I 26 nëntorit vlerësojmë se është më shumë propagande se sa zgjidhje.
Përpara se të prekte fondin për pagën e 13 për punonjësit e administratës publike, që është ndër më të të keqpaguarat në Evropë, qeveria shqiptare duhet të anullonte ndonjë prej koncensioneve që po rrënojnë buxhetin e shtetit.”-thuhet në deklaratë.

Më tej, KSSH jep alarmin në lidhje me koncesionet PPP, për të cilat thotë se po e rrënojnë ekonominë e vendit.

“Koncensionet janë sot problemi kryesor i ekonomisë vendit dhe po varrosin çdo vit buxhetin e shtetit në gropën financiare të shkaktuar nga mungesa e përgjegjësisë.
Shumë bashki nga jugu ne veri kanë lëvruar miliona lekë për zbukurimet e fundvitit, e qeveria në vend që të parandalonte  këto shpenzime luksi vendos të anulojë  pagën e 13.
Mesa duket pronarët e bizneseve që zbukurojnë qytetet tona e kanë dorëzuar me kohë “kafen” në bashkitë përkatëse dhe sa kohë Rama nuk është kujtuar të bëjë shembull ndonjë bashkiak, qytetet do zbukurohen dhe shpenzimet në ekonomitë e brishta të familjeve shqiptare do rëndohen.”-deklaron KSSH.

LEXO EDHE:  Veliaj ka mashtruar banorët e Laprakës/ Arben Skënderi zbardh faktet

LEXO EDHE:  Veliaj ka mashtruar banorët e Laprakës/ Arben Skënderi zbardh faktet

Po ashtu, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon qeverisë të rishikojë vendimin e saj për të anulluar dhënien  e pagës së 13 për administratën publike.

“Shumë prej punonjësve të administratës vijnë nga familje të shtresës së mesme dhe janë me  të ardhura të pakta dhe nuk kishte qeveria asnjë arsye të ndalte pagën e 13.
Janë çdo vit miliona euro që shkojnë për shpenzime zyrash, makina luksoze udhëtime e dieta, ku qeveria  mund të jetë me e përgjegjeshmë për monitorimin e shpenzimeve dhe anullimin e prokurimeve që janë në proces.
Tërmeti i 26 nëntorit është një fatkeqësi të cilën të gjithë shqiptarët me në krye shtetin duhet ta përballojnë me përgjegjësi maksimale dhe jo me vendime meskine në dëm të shtresave dhe kategorive të ndryshme.”-përfundon deklarata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  U refuzua nga qytetarët e Tiranës/ “Zhduket” Erion Veliaj

LEXO EDHE:  *Nga Arben SKENDERI/MAFIA E BETONIT DHE IDENTITETI I GROPOSUR…

 

LEXO TE PLOTE