Connect with Us

Sa astronautë kanë vdekur deri më sot në hapësirë?

Blog

Sa astronautë kanë vdekur deri më sot në hapësirë?

Publikuar

-

Për shumë njerëz që aspirojnë të bëhen një ditë astronautë, ideja e hyrjes në të panjohurën e madhe, do të ishte një ëndërr e realizuar. Por gjatë 50 viteve të fundit, në fluturimet hapësinore ka pasur jo pak tragjedi, të cilat janë në fakt edhe makthi më i keq i një astronauti.

Në gjysëm shekullin e fundit, rreth 30 astronautë dhe kozmonautë kanë vdekur gjatë trajnimit apo në misione të rrezikshme hapësinore. Por pjesa dërrmuese e këtyre vdekjeve kanë ndodhur ose në Tokë ose në atmosferën përreth Tokës, nën kufirin e pranuar të hapësirës të quajtur Linja Karman, që fillon mbi lartësinë100 km.

Gjithsesi, nga afro 550 njerëz që kanë fluturuar deri tani në hapësirë, vetëm 3 kanë vdekur në fakt atje. Në fillim të garës hapësinore, si NASA amerikane ashtu edhe Bashkimi Sovjetik patën një seri aksidentesh vdekjeprurëse, që vranë dhjetëra pilotë, sidomos gjatë provave me avionët reaktivë.

Pastaj ishte zjarri që përfshiu “Apollo 1” në janarin e 1967-ës, ai që i mori jetën astronautëve Gus Grisom, Ed Uajt dhe Roxher Shfi. Gjatë një simulimi në NASA, shpërtheu një zjarr brenda kabinës së anijes, që ndodhej ende në tokë. Për shkak të oksigjenit të pastër, zjarri u përhap me shpejtësi në një mënyrë të pakontrollueshme, duke shkrumbuar në pak sekonda ekuipazhin, që u përpoq më kot të hapte derën e daljes.

“Ne kishim bërë saktësisht të njëjtën provë një natë më herët, por pa e mbyllur kapakun e kapsulës, kështu që aty nuk kishte oksigjen të pastër”- kujton Uollter Kaningam, piloti i modulit hënor të “Apollo 7”. Gati 2 vjet më vonë, në tetorin e vitit 1968, Kaningam, Uolli Skira dhe Don Ejzell, u bënë ekuipazhi i parë i misionit Apollo që fluturoi me sukses në hapësirë.

Gjatë 3 viteve që pasuan, astronautët e Apollo kryen edhe 7 misione të tjera, përfshirë edhe uljen e parë në Hënë të “Apollo 11”,  dhe misionin tragjik të “Apollo 13”. Pastaj më 30 qershor 1971, njerëzimi pa vdekjen e parë (dhe deri më sot të vetme në hapësirë. Stacioni i parë hapësinor që u vendos mbi atmosferën e Tokës ishte ai sovjetik “Salyut 1”, që u lëshua pa pilot më 19 prill 1971.

Vetëm disa ditë më vonë, një ekuipazh prej 3 kozmonautësh sovjetikësh, u nis në bordin e anijes “Soyuz 10” me synim stacionin hapësinor dhe qëndrimin në orbitë për 1 muaj. Edhe pse ekuipazhi i “Soyuz 10” arriti me sukses tek “Salyut 1”, problemet me çelësin penguan hyrjen e tyre në stacion.

LEXO EDHE:  “Mao më frymëzoi më 1949-ën, por ëndrrat e mia u shkatërruan shumë shpejt”

Gjatë kthimit të tyre për në Tokë, disa kimikate toksike depërtuan në sistemin e furnizimit me oksigjen të anijes, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej kozmonautëve. Fatmirësisht, 3 anëtarët

e tjerë të ekuipazhit u kthyen në shtëpi pa pasoja të rënda për shëndetin e tyre.

Vetëm disa muaj më vonë, më 6 qershor 1971, misioni “Soyuz 11” pësoi një tjetër dështim në synimin për të hyrë brenda stacionin hapësinor. Në dallim nga ekuipazhi i mëparshëm, 3 kozmonautët Georgi Dobrovolski, Vlladislav Volkov dhe Viktor Pacajev, ia dolën të hyjnë brenda “Salyut 1”.

Ata i kaluan atje 3 javë, duke vendosur jo vetëm një rekord të ri për kohën më të gjatë të kaluar në hapësirë, por realizuan ndërkohë edhe një sërë eksperimentesh mbi mënyrën sesi trupi i njeriut reagon, gjatë periudhave të gjata pa ndjesinë e rëndesës.-raporton Astronomy.com.

Më 29 qershor 1971, kozmonautët hipën sërish në anijen “Soyuz 11”, dhe filluan zbritjen e tyre në Tokë. Pikërisht në atë moment ndodhi tragjedia. Për specialistët në tokë, gjithçka shkoi në dukje në rregull. Anija kozmike, udhëtoi përmes atmosferës, duke u ulur në Kazakistan, ashtu siç edhe ishte planifikuar.

Por kur u hap kapsula, u zbulua që të 3 anëtarët e ekuipazhit kishin vdekur. “Në pamje të parë, anija nuk kishte asnjë lloj dëmtimi”- kujton Kerim Kerimov, kryetar i Komisionit të Shtetit. Kozmonautët u nxorrën me shpejtësi nga moduli. Trupi i Dobrovolskit, ishte ende i ngrohtë. Mjekët i dhanë frymëmarrje artificiale.

Bazuar në raportet zyrtare, shkaku i vdekjes së tyre ishte asfiksia. Aksidenti fatal mendohet

se u shkaktua nga prishja e një valvule, që ishte hapur rrugës. Në lartësinë 168 km nga toka, boshllëku i hapësirës thithi me shpejtësi të gjithë oksigjenin nga kabina e ekuipazhit. Për shkak se valvula ndodhej nën ndenjëset e kozmonautëve, ishte gati e pamundur që ata ta riparonin problemin në kohë.

Gjatë një testimi të hershëm në vakum nga NASA-s, kostumi i astronautit Xhim Leblank nisi

të me shpejtësi ajrin. Brenda rreth 30 sekondave, ai humbi ndenjat, por ndihma e parë e menjëhershme i shpëtoi jetën. Si rezultat i tragjedisë së “Soyuz 11”, Bashkimi Sovjetik kërkoi që të gjithë kozmonautët të pajiseshin me kostume hapësinore që i rezistonin presionit, një praktikë që ekziston edhe sot./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Ja pse përgjumemi, kur konsumojmë një vakt të rëndë ushqimor

Publikuar

-

Nga

A ndihesh shumë i përgjumur, kur sapo ke konsumuar një vakt të rëndë ushqimor? Nëse po atëherë mund të jesh duke përjetuar një gjendje të veçantë, që nga ekspertët njihet ndryshe si “koma ushqimore”. Ju e kuptoni shumë këtë këtë gjendje, kur jeni aq shumë përgjumësh, dhe që gogësini aq shpesh, saqë nuk mundeni të ngriheni dot për të larë pjatat në lavaman, dhe ajo çka doni është thjesht të mbyllni sytë dhe të dremisni për disa minuta.

Sipas një studimi të publikuar këtë javë në revistën “Scientific Reports”, këto gjendje nuk janë dhe aq të rralla. Gjithsesi mos u shqetësoni. pasi “koma ushqimore” i shërben një funksioni të rëndësishëm biologjik. “Ndjesia e një ‘kome ushqimore’ pas një vakti të bollshëm, është e njohur nga cilido” shkruan në një artikull eksperti Tomas Kerju. nga Qendra e Shkencave Neurale në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA.

“Në fakt, shumica e kafshëve priren të shtrihen dhe të pushojnë për disa minuta, pasi kanë marrë një sasi të madhe kalorish, çka sugjeron se pas këtij reagimi, fshihet një funksion biologjik. “Studimi ynë i ri pretendon se reagime të tilla të tipit ‘pusho dhe tret’ ndaj ushqyerjes, mund të jenë formuar nga evolucioni, për të promovuar formimin e kujtimeve afatgjata”- thekson Kerju.

Studiuesit vëzhguan me kujdes lepurin e detit në Kaliforni, i njohur edhe si ‘Aplysia californiaica’. Ekipi vuri në dukje se pasi hante, kjo specie do të ndërpriste ekvitetin normal, dhe do të qëndronte për njëfare kohe pa lëvizur. Tingëllon si diçka e njohur?

Tek njerëzit, gjendja e “komës ushqimore”, pason një vakt të rëndë ushqimor. Ndërsa trupat tanë përpiqen ta tretin ushqimin që sapo kanë konsumuar, gjaku rigjenerohet nga pjesa tjetër e trupit, në mënyrë që të punojë më shumë sesa zakonisht në stomak dhe zorrë.

Ky vërshim i gjakut deri në fund të aparatit tretës të trupit, mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen fizikisht të dobët. Ndërkohë, është e rëndësishme të mos harroni se ‘koma ushqimore’, nuk shkaktohet domosdoshmërisht vetëm nga sasia e ushqimit që keni futur në bark, por edhe nga cilësia e tij, apo kombinimet në ushqimin që sapo keni konsumuar.

LEXO EDHE:  Kufijtë më të pazakontë në botë/ “Mini-Gjibraltarët” e Spanjës, dhe qyteti gjerman që nuk është në BE

LEXO EDHE:  “Mao më frymëzoi më 1949-ën, por ëndrrat e mia u shkatërruan shumë shpejt”

Tani, le t’i rikthehemi ndjesisë së këputjes dhe përgjumjes. Falë neuroneve të tyre të tepërta dhe strukturës fizike relativisht të thjeshtë, studiuesit patën mundësi të vëzhgonin atë që po ndodhte kur ata ranë në një ‘komë ushqimore’. “Tek njerëzit, konsumi i ushqimit sjell çlirimin e hormonit të insulinës, që i nxit qelizat e trupit të thithin lëndë ushqyese nga qarkullimi i gjakut, dhe t’i kthejnë ato në yndyrë për një magazim afatgjatë”- thotë Nikolai Kukushkin, një doktorant që mori pjesë në këtë studim.

“Sidoqoftë, mendohet se insulina ka pak efekte në tru. Përkundrazi, një hormon i lidhur me të, si faktori II i rritjes, i ngjashëm me insulinën, është dëshmuar se ka një rol jetik në funksionimin e duhur të trurit, përfshirë formimin e kujtesës afatgjatë. Megjithatë, çlirimi i tij nuk varet nga marrja e kalorive ”.

Në thelb, trupi i njeriut përdor 2 lloje insuline. Njëra është e lidhur me konsumimin e kalorive, dhe na ndihmon të ‘paketojmë’ energjinë e prodhuar prej ushqimit. Tjetri – faktori II i rritjes, i ngjashëm me insulinën, ose siç njihet ndryshe IGF2 – lind në mënyrë të pavarur nga tretja dhe e forcon trurin.

Në fakt, dihet se IGF2 forcon kontaktet midis neuroneve, dhe ndikon në formimin e kujtesës afatgjata. Gjendjet e përgjumjes, prodhojnë njëkohësisht si insulinë ashtu edhe IGF2. “Kësisoj, ‘koma ushqimore’ e ‘Aplysia californiaica’, kontrollohet nga sistemi i saj i ngjashëm me insulinën, që vepron duke e rishpërndarë energjinë e kafshës, larg sjelljes aktive dhe drejt ruajtjes si të lëndëve ushqyese, ashtu edhe të kujtesës”-shpjegon Kerju.

Nga ana tjetër, sistemi i insulinës tek njerëzit nuk është i unifikuar, por përkundrazi pompon çdo lloj proteinë në periudha të ndryshme. “Mbetet të përcaktohet nëse ‘koma ushqimore’ e njeriut, është një rudiment i të kaluarës sonë evolucionare, apo një pjesë e rëndësishme e formimit të kujtesës”- thekson Kukushkin.

Ne e dimë se për shumë kafshë, përfshirë njerëzit, gjumi është thelbësor për të fiksuar në kujtime ato që kemi përjetuar gjatë ditës. “Me gjasë përgjumja e përjetuar pas një vakti të rëndë, është një mënyrë e ngjashme për të ruajtur një kujtim mbi atë vakt, në mënyrë që t’i rikthehemi atij në të në të ardhmen”- thekson Kerju./ www.mnn.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ku do të shpërthejnë luftërat e ardhshme në botë?

Publikuar

-

Nga

Lufta është e pandashme nga vendi ku ajo zhvillohet. Rekrutët stërviten ende sot në fushëbetejat e Luftës Civile të SHBA-së dhe ato të Luftës së Dytë Botërore, për të mësuar mënyrat se si komandantët e shfrytëzuan dikur pozitën gjeografike në avantazhin e tyre.

Fushatbetejat e së ardhmes, do të jenë po aq të rëndësishme. Por ato do të diktohen shumë nga teknologjia, që i jep mundësi ushtarëve të godasin objektiva që ndodhen mijëra km larg, përmes dronëve autonomë dhe mjeteve të tjera. Ja cilat janë disa nga vendet, ku ushtarakët po përgatiten për luftë, dhe ku diplomatët shpresojnë të ruajnë paqen.

Arktiku

Në vitin 1935, gjenerali i njohur amerikan Billi Miçëll deklaroi në Kongresin Amerikan:”Unë besoj se në të ardhmen, kushdo që do kontrollojë Alaskën, do të kontrollojë edhe botën”. Teksa  ndryshimi i klimës po zhduk akullin në Arktik, duke hapur detet e tij për anijet tregtare, ky parashikim duket mëse i saktë.

Poli i Veriut dhe ujërat e tij menaxhohen sot nga Këshilli Arktik, një organizatë prej 8 vendesh dhe 6 komunitete vendase indigjene. Por vendet vazhdojnë të zihen mes tyre për burimet natyrore. Në vitin 2007, rusët përdorën një nëndetëse për të vendosur një flamur rus në dyshemenë e detit Arktik.

SHBA-ja dhe aleatët e saj të NATO-s, po kryejnë stërvitje ushtarake në Norvegji, në përgatitje për konfliktin e Arktikut. Edhe Kina po mendon të vendosë aty një bazë. Përtej pretendimeve për naftë, gaz dhe minerale të rralla, kinezët synojnë të ndërtojnë atë që e quajnë një “Rrugë mëndafshi Polare”. Ndërsa SHBA-ja dhe Kanadaja, kanë një numër të madh bazash, Rusia, për shkak të madhësisë së saj territoriale, ka një qasje më të gjerë dhe më të afërt ushtarake në  këtë zonë.

Hapësira

Satelitetët spiunë, nuk janë asetet e vetme ushtarake në hapësirë. SHBA-ja mbështetet tek satelitët për të komunikuar me trupat e saj që ka larg vendit, për t’u mbrojtur nga sulmet me raketa, si dhe për të udhëhequr ushtrinë në objektivat që ajo ka. Progresi teknologjik, po i lejon tani edhe vendet e tjera, veçanërisht Rusinë dhe Kinën, që të zbehin avantazhin që ka SHBA-ja në hapësirë.

SHBA ka aktualisht 150 satelitë në orbitë, Rusia vjen e dyta me 90, dhe e treta Kina me 51. Satelitët, kanë qenë kryesisht të sigurt nga ndërhyrjet ose konfliktet, pasi është e vështirë të mbërihet tek ato. Por ndërsa teknologjia po bëhet më e lirë, më shumë vende po zhvillojnë raketa që potencialisht mund t’i hedhin ato në erë, apo t’i bllokojnë dhe ndërhyjnë kësisoj në transmetimet e tyre.

LEXO EDHE:  1933/ Kur milionerët e Uoll Stritit, planifikuan rrëzimin e Ruzveltit me një grusht shteti ushtarak

LEXO EDHE:  NASA merr përgjigje nga anija kozmike 13 miliardë milje larg

Korea e Veriut

Kim Jong Un, e ka përmirësuar ndjeshëm arsenalin bërthamor të Koresë së Veriut. Ai i ka përdorur me sukses kërcënimet, për të marrë lëshime nga fuqitë botërore. Analistët besojnë se vendi komunist, është sot i aftë të godasë më armë bërthamore Japoninë, bazat amerikane në Paqësor, madje dhe kontinentin amerikan.

SHBA-ja po vazhdon që të vëzhgojë më vëmendje situatën, për të qenë gati për çdo të papritur. Ideja është që amerikanët të jenë gati t’i kundërpërgjigjen brenda disa minutash, çdo sulmi të mundshëm të paralajmëruar nga ana e Phenianit. Për këtë, ajo po përdor satelitët e shumtë që ka në orbitë.

Një skenar është nisja e pushtimit të Koresë së Veriut, dhe gjetjen e “armëve bërthamore të gatshme”, përpara se ato të bien në duar të gabuara. Një konflikt i tillë, ka të ngjarë të kërkojë qindra mijëra trupa, që do të përballeshin me artilerinë e Koresë së Veriut, e cila është e aftë

të lëshojë 10.000 predha brenda një nate mbi Korenë e Jugut.

Balltiku, një Krime e Re?

Gjatë Luftës së Ftohtë, strategët ushtarakë kishin frikë se mos Ushtria e Kuqe sulmonte përmes Ngushticës Fulda në Gjermaninë Perëndimore. Sot, gjeneralët e NATO-s janë përqendruar tek Ngushica Suvalki, në kufirin midis Polonisë dhe Lituanisë, përkrah territorit rus të Kalingradit.

Rusia ka më shumë ushtarë dhe artileri të vendosur në zonë sesa NATO. Strategjia e aleancës, është pasja e një forcë të vogël që mund të “thyejë” një sulm të mundshëm rus, deri sa të mbërrijnë përforcimet. Ndërkohë zgjidhja e thjeshtë është më shumë nga gjithçka:trupa, tanke, artileri dhe avionë. Por kjo kushton shumë, dhe administrata Trump, nuk ka gjasa të lejojë investime të mëdha në këtë rajon. Kjo qasje lë të pasigurtë aleatët e Amerikës.

Deti i Kinës së Jugut

Rritja e Kinës si një fuqi ekonomike, po përkon me një fokus të ri në zgjerimin e kontrollit të territoreve rajonale, kryesisht në Detin e Kinës së Jugut. Ushtria kineze ka ngritur fortifikata betoni në ishujt e kontestuar, dhe ka vendosur ndërkohë një arsenal të madh raketash, për të cilat analistët thonë se do ta fitonin një luftë me Komandën amerikane të Paqësorit.

Raketat kontinentale që zotëron sot Kina, mund të arrijnë lehtësisht Tajvanin, dhe madje edhe SHBA-në. Gjithsesi, SHBA ka shumë avantazhe diplomatike. Fqinjët e Kinës janë të shqetësuar mbi ndikimin rajonal të Pekinit, dhe kërkojnë që SHBA-ja të veprojë si një kundër-peshë. Kjo u jep amerikanëve epërsi edhe në negociatat globale, sikurse janë marrëveshjet tregtare./ qz.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Ballkani Perëndimor është “oborri” i Evropës, ndaj s’duhet vonuar zgjerimi i BE

Publikuar

-

Nga

Nga Valbona Zeneli & Zoran Nechev “The Globalist”

* Nga një Ballkan i paqëndrueshëm, nuk përfiton askush në Evropë. Historia e ka treguar këtë më shumë sesa një herë. Kjo është arsyeja, përse termi “integrim euro-atlantik” për të përshkruar të ardhmen e rajonit, duhet të jetë më shumë se sa thjeshte një retorikë e përshtatshme.

Ai duhet të jetë mekanizmi kryesor për nxitjen e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në “oborrin” e përparmë të Evropës. S’ka dyshim se procesi i “evropianizimit” të këtij rajoni të trazuar, kërkon reforma të dhimbshme strukturore nga ana e vendeve në Ballkanin Perëndimor.

“Karrota” e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është përdorur për t’i motivuar elitat politike që të nxisin transformime në vendet e tyre. Në ditët e ardhshme, Këshilli Evropian do të marrë një vendim të rëndësishëm mbi të ardhmen e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Hapja e negociatave të anëtarësimit, do të injektonte patjetër siguri dhe parashikueshmëri në rajon. Ndërsa është e rëndësishme që të shpërblehen këto vende, për përpjekjet e bëra deri më tani, është po aq thelbësore që të çelen negociatat me to, për t’i hapur rrugën reformave të ardhshme nën kujdesin dhe kushtëzimin e Brukselit.

Kostoja e integrimit të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane dhe në sistemin e saj të vlerave, është shumë më e ulët, sesa lënia e tyre në pritje. Drejtimi që do të marrë Ballkani Perëndimor në të ardhmen, do varet si nga vizioni gjeopolitik i BE-së, ashtu edhe nga vullneti politik i vendeve të rajonit, për të ndërmarrë reforma demokratike serioze.

Përsa i përket këtyre të fundit, është koha që këto vende të tregojnë seriozisht se kanë ndërmend të ruajnë kursin e tyre drejt Perëndimit, duke “ecur realisht, dhe jo vetëm duke negociuar”. BE-ja ka qenë përherë, dhe do të mbetet e angazhuar në Ballkan. Ajo është deri tani donatorja më e madhe, partnerja më e madh tregtare, dhe investitorja më e madh e drejtpërdrejtë e huaj në rajon.

Në shkurtin e vitit 2018, Komisioni Evropian, publikoi një strategji premtuese dhe të besueshme mbi Ballkanin Perëndimor, që përmbante 6 nisma prioritare. Pas shumë vitesh “lodhje nga zgjerimi” nga ana e unionit, u duk sikur strategjia i dha një shtysë optimizmit në rajon, që tashmë është zbehur nga “lodhja prej reformave”.

Megjithatë, entuziazmi fillestar u zbeh shumë shpejt. Në qershorin e vitit të kaluar, Këshilli Evropian shtyu sërsh procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndarjet e forta brenda BE-së për çështje si emigracioni, Brexit dhe të tjerat, e devijuan nivelin e vëmendjes së nevojshme politike ndaj çështjes së zgjerimit.

Bashkimi Evropian, përballet sot me një zgjedhje të qartë. Nëse do që të vërë në rrezik besueshmërinë e tij, duke mos i hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të zvogëlohej aftësia e BE-së për të vendosur kushte më të rrepta për një qeverisje të mirë.

LEXO EDHE:  Fenomeni i Llazarit/ Kur “të vdekurit” rikthehen në jetë

LEXO EDHE:  Studimi/ Ushtrimet fizike me tepri, e lodhin trurin dhe na bëjnë më impulsivë

Nga ana tjetër, kjo do të krijonte një boshllëk të madh të fuqive perëndimore në rajon. Dhe në këto kushte, vendet e rajonit do të fillojnë pashmangshëm të ç’orientohen, dhe të nisin të përpiqen të gjejnë një partner tjetër “strategjik”.

Lajmi i mirë, është se Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen, ka bërë tashmë me dije se komisioni i saj do të veprojë gjeopolitikisht, në një botë ku ka tashmë një garë mes fuqive të mëdha. Ndërhyrja agresive e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, është rritur vitet e fundit.

Synimi i Rusisë, është më së paku rritja e kostove të integrimit të rajonit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Moska po vepron kështu si një aktore destabilizuese, dhe është e prirur të shfrytëzojë dobësitë e brendshme politike dhe ekonomike të rajonit.

Edhe Kina po luan një rol gjithnjë e më të dukshëm në rajon. Ajo i sheh vendet e Ballkanit Perëndimor si të arritshme me shumë pak kosto. Me “paratë e tij të gatshme”, Pekini po përdor mënyrat e veta për të forcuar më tej kontrollin ekonomik dhe gjeopolitik të Evropës Juglindore.

Brukseli duhet të pyesë veten, se çfarë do të përfitojë në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, nëse këto vende, si pasojë e rritjes së ndikimit kinez, bien në kurthin e borxheve, dhe ulin standardet e tyre mjedisore dhe ato të punës. Për më tepër, kjo do të nënkuptonte jo vetëm përjetësimin, por edhe përkeqësimin e dukurisë së korrupsionit tashmë të përhapur, dhe të mungesës së transparencës në rajon.

Ndjeshmëria ndaj aktivizmit në rritje diplomatik dhe ekonomik të Pekinit në rajon, nxitet edhe nga mosbesimi nëse BE-ja mund të ketë realisht një pozicion të përbashkët përkundrejt Ballkanit Perëndimor. Për më tepër, nuk duhet të anashkalohen as aleancat e mundshme mes Pekinit dhe Moskës për forcimin e ndikimit në rajon.

Bashkimi Evropian, ka mundësinë por edhe interesin e madh që të nxisë një periudhë pozitive afatgjatë në mbarë rajonin. Ky është momenti më i mire, që Brukseli të angazhohet për zgjerimin e unionit. Pasi sondazhet tregojnë një rritje të madhe të besimit dhe optimizmit tek më shumë se 61 për qind e qytetarëve evropianë përkundrejt BE-së, norma më e lartë që nga viti 2014.

Në këtë situatë, vendet anëtare të BE-së duhet të promovojnë njjë debat publik për zgjerimin e ardhshëm. Ato duhet ta vënë theksin tek rëndësia e vlerave, e rregullave të qarta dhe një qeverisjeje të mirë, si dhe të mbështesin zhvillimin e përgjithshëm në shtetet kandidate.

Së fundmi, nëse BE-ja nuk do të vijë në Ballkanin Perëndimor me mjetet dhe investimet e saj demokratike transformuese, për ta afruar rajonin me vlerat dhe institucionet e saj, atëherë qytetarët nga Ballkani do të vazhdojnë të emigrojnë drejt BE-së./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE