LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Reforma në Drejtësi u deformua”/ Haxhinasto tregon kushtin për tu integruar në BE

9 Tetor 2019, 16:33, Politikë CNA
“Reforma në Drejtësi u deformua”/ Haxhinasto tregon

Ish deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto i ftuar në ?Neës 24? , teksa foli për situatën politike në vend, theksoi se integrimi i vendit në BE ka nevojë për një pakt kombëtar.

Sipas Haxhinastos edhe reforma në drejtësi fillimisht u votua me konsensus, ndërsa më tej u deformua.

?Integrimi në BE ka nevojë për pakt kombëtar.

Kroacia dhe vende të tjera kanë bërë pakte kombëtare për integrimin në Bashkimin Europian. Mungesa e paktit kombëtar ka çuar në deformime, këtu mund të fus edhe reformën në drejtësi, e cila e dini vetë sesi rrodhi. Reforma në drejtësi duhej dhe kishte konsensus për këtë reformë. Nuk mjafton formalizimi i një reforme, por duhet edhe standardi. Standardi i krijuar për realizimin e reformës lë shumë për të dëshiruar. Duhet kuptuar se nuk është më e rëndësishme qeveria, por qytetarët?, tha Haxhinasto./CNA.al

Lajmet e fundit nga