Connect with Us

Raportet me Serbinë/ Albin Kurti sulmon presidentin Thaçi

Kosova & Rajoni

Raportet me Serbinë/ Albin Kurti sulmon presidentin Thaçi

Publikuar

-

Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do të kishte votat do ta shkarkonte Hashim Thaçin si president.

“Problemi më i madh që do kemi me Presidentin,  pas vendosjes sonë si qeveri, është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Albin Kurti, nga emisioni “Opinion” ku është i ftuari i vetëm.

Duke folur për fatin e mëtejshëm të dialogut të ngrirë me Serbinë, kreu i Vetëvendosjes tha:

“Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve. SHBA ka marrë rol kryesor në këtë dialog… Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë.Këtë dialog do ta udhëheq unë, Presidenti do të jetë President. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”.” tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

Publikuar

-

Nga

Një autobus me studentë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar paraditen e sotme në Serbi.

Mediat maqedonase raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur në rrugën Bllacë-Belolin, në afrësi të Kopaonikut të Serbisë, për shkaqe ende të panjohura.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bën me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur 26 studentë, 18 prej të cilëve janë duke marrë akoma mjekim në spital.

Gjithashtu raportohet se një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. Nga MPB e Serbisë jemi njoftuar se po këqyret vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk mund të jepen informacione më të detalizuara”, njofton MPJ e Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

 Kosova bojkoton Ceremoninë Nobel/ Pacolli: Pres nga ambasadori shqiptar të njëjtin veprim

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti të Çmimit Nobel që po zhvillohet në Stokholm.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli ka dhënë konfirmimin e tij për bojkotin e këtij eventi nga ana e Ambasadores Shkendijë-Geci-Sherifi.

Ai ka shprehur se arsyeja për mospjesëmarrjen është vetë fituesi i çmimit Nobel, Peter Handke i cili është mbështetës i politikës së Millosheviçit. Postimin Pacolli e mbylli duke i shprehur Ambasadorit të Shqipërisë që pret edhe nga ai që ta bojkotojë eventin ndërkombëtar.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se fituesi i çmimit Nobel ka qenë mbështetës i flaktë i Millosheviçit, i politikave të tij dhe i halokausit, gjë të cilën e ka shprehur në fjalimet e tij euforike.

Ceremonia e Çmimit Nobel po mbahet sot, me date 07 dhjetor 2019.

LEXO TE PLOTE