Connect with Us

Rama “tregon dhëmbët” në Kuvend/ Zbulon grupin e rrezikshëm kriminal që po bën “kërdinë”

Politikë

Rama “tregon dhëmbët” në Kuvend/ Zbulon grupin e rrezikshëm kriminal që po bën “kërdinë”

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama vijon të hedhë akuza në drejtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama ka thënë se ata që e dinë se nuk do ta kalojnë Vettingun janë sot “grupi më i rrezikshëm kriminal”, që sipas tij duhet të ndiqen penalisht.

“Ka vende si Italia apo të tjera që janë gati të votojnë sot integrimin tonë, por edhe të tjera që kërkojnë një tjetër qasje dhe shpejtësi, por ajo që vlen është që ne nuk humbasim. Të gjitha ato rekomandime apo kushte i quani si të doni, nuk janë detyra që ne duhet ti bëjmë për hatër të Bundestagut. Këtu te drejtësia dua të kaloj nga Holanda në Shqipëri. Dhe i them se ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë si ai i Durrësit apo gjyqtar të bëjnë kërdinë”-tha Rama.

E dëgjova gojtarin e nderuar të opozitës dhe kur erdha thashë kur po zihet në sallë se dëgjohej ulërima deri jashtë, se po fliste për të mëdhenj dhe të vegjël.

Më tej ai theksoi se “KÇK” është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, që duhet të jetë në kërkim një orë e më parë.

“Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri që po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Si i bëhet që ky parlament ka shkuar deri në barkun e nënës që ka pjellë njerëz që merren me politikë dhe nuk shkojnë te kriminelët.

LEXO EDHE:  Shkëlzen Berisha mesazh Ramës

Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave, të të tjerëve dhe për të marrë tokën e tjetrit, apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. KÇK’ është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë. E vërteta është kjo, që procesi, përfundimi dhe ecuria…por njerëzit nuk janë proces, ajo gruaja në Gjirokastër pret duke u dridhur kur i vjen azgani në derë me urdhër mbrojtje dhe i fut një dru. Ashtu sikur ai djali atje nuk është proces, por viktimë. Edhe ata që sot përballen me ‘KÇK’ janë njerëz” –tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

29 vjet nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ Të rinjtë e FRPD protestë para kryeministrisë

Publikuar

-

Nga

Sot në 29 vjetorin e rrëzimit të bustit të dikatorit Enver Hoxha, të rinjtë e FRPD kanë zhvilluar një protestë simbolike para kryeministrisë.

Të rinjtë protestojnë me pankarta në duart ku shkruhet “Shqipëria e të rinjvë”.

Ata shprehen se sot pas 29 vitesh, jemi sërish në një diktaturë të dytë.
“Busti i ri që duhet të rrëzojmë është Edi Rama. Nga krimi nga droga na iku Europa”, këto janë thirrjet e të rinjvë para kryeministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta thirri popullin në Bulevard/ Ngjela: A e di presidenti se Prokuroria e Posaçme e arreston në flagrancë?!

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar paralajmërimin e Metës për protestën e 2 marsit që pritet të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Sipas Ngjelës, Meta po kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Ngjela thekson se në datën 2 mars të këtij viti, Meta do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Në postimin e tij, Ngjela sqaron se Prokuroria e Posaçme me forcën jurudike që i jep Kushtetuta mund të arrestijë në flagrancë Presidentin me akuzën e kryengritjes ose aktit kundër rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

“Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?

LEXO EDHE:  Vrasja në Shkodër/ Berisha akuzon ashpër Ramën

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi dhe skandalet e qeverisë/ Gazetarët vënë me “shpatulla pas muri” Ramën

E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?”, shkruan Ngjela.
Sipas tij, arrestimi i Metës në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët.

“Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)”, përfundon Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve dhe vuajtjeve

Publikuar

-

Nga

Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 20 shkurtin të cilën e cilëson si dita e ngadhënjimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë

Sipas Berishës, ora 14:05 e 20 shkurtit të vitit 1991 është dhe mbetet dhe Ora e ngadhënjimit, triumfit të të shtypurve që përmbysën tiranin, Ora e Lirisë dhe Dinjitetit të shqiptarëve.

“Enver Hoxha, diktatori monster që në 47 vite të sundimit të tij barabar persekutoi, burgosi, internoi, ekzekutoi apo eleminoi me uri kronike, semundje në sitemin e tij hiperkolektivist, qindra e mijëra shqiptarë, dy herë më shumë se sa të gjithë diktatorët e tjerë të vendeve ish komuniste të Europës përveç Bashkimit Sovjetik.
Më 20 shkurt të vitit 1991 qindra mijra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sindikatat antikomuniste u mblodhen në qytetin Studenti në revoltën më masive, më të fuqishme në tërë historinë tonë, në mbështetje të grevës epike të urisë të mbi 720 studenteve, e cila kurorëzoi me një fitore tjetër historike lëvizjen studentore të shkurtit 1991 të organizuar nga PD dhe Shoqata Studentore Shqiptare.
Më 20 shkurt të vitit 1991 uragani i lirisë i qytetarëve, të rinjve, studentëve, të persekutuarve, më i madhi që Shqipëria kishte patur në tërë ekzistencen e saj do vershonte nga Qyteti Studenti drejt sheshit Skenderbej dhe me një energji “nukleare”, guxim në kufijte e legjendës do të përballej dhëmbë për dhëmbë me diktaturën më të egër të Europës, do të ngrihej mbi tanket, mitralozat dhe blindet, panciret e saj dhe do përmbyste në ora 14:05 shtatoren e diktatorit çnjerëzor Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftes së dytë Boterore siç do ta quante në deklaratën e Samitit të Parisit Bashkimi Demokratik Europian, organizatë që gruponte të gjitha partitë e qendres së djathtë të Europës dhe Botës”, shkruan mes të tjerash Berisha.

LEXO EDHE:  Qeveri e konsumuar, opozitë e pamundur

LEXO EDHE:  Vrasja në Shkodër/ Berisha akuzon ashpër Ramën

Ai thekson se kjo është dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve, vuajtjeve të qindra e mijëra burrave dhe grave, të rejave, të rinjve, fëmijëve dhe të moshuarve, qendrestarëve, viktimave të kalvarit horror të regjimit të satanit shqiptar, Enver Hoxha

“Prandaj sot le të perulemi me nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë para të gjithë atyre që lanë rininë, ëndrrën, të ardhmen, jetën para skuadrave të pushkatimit apo në kampet dhe burgjet e diktaturës si viktima të luftës së klasave, kundërshtare teë regjimit apo që vuajtën nga uria dhe vdiqën nga sëmundjet e saj në sistemin skllavopronar të diktaturës hoxhiste!
Të dashur miq sot pas 29 vitesh, ky 20 shkurt për mbarë shqiptarët është dita e kushtrimit të lirisë, guximit, trimërisë së qytetarëve shqiptar për t’ju rezervuar, me revolucion demokratik bijëve bastard me në krye Edvin Kristaq Tradhëtarin dhe narkoshtetit të tyre, fatin e merituar të diktaturës së etërve primitiv dhe barbarë” shkruan më tej Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE