Connect with Us

Rama si Don Kishoti/ Në luftë me mullinjtë e erës

Politikë

Rama si Don Kishoti/ Në luftë me mullinjtë e erës

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me Hollandën, pasi kjo e fundit është ndër vendet skeptike sa i takon hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Rama tha sot se “në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuat si një çështje e politikes së brendshme të atij vendi.”.

Ndërkohë, Berisha ndërsa komenton këtë deklaratë të Ramës, e cilëson këtë të fundit si “Don Kishotin që luftonte me mullinjtë e erës.

“Lufta verbale e Edvin Mafise me parlamentin e Mbreterise se Hollandes njellloj si lufta e Don Kishotit me mullinjte e eres!

Miq, kreu i meduzes dhe skizoidi Edvin Mafia, shkaktari kryesor i mosçeljes se negociatave me Shqiperine qe nga viti 2016, ndermori sot nga platforma e narkoprlamentit te tij sulmin e rradhes ndaj armiqve te jashtem dhe te brendshem.

Sulmi i tij prej gangsteri poltik ndaj parlamentit te Mbreterise se Hollandes eshte sulmi i njeriut te semure psiqik dhe te papergjegjshem, i cili ne asnje rast dhe per asgje nuk mbane asnje pergjegjesi.

Ne te vertet ky sulm ndaj parlamentit hollandez, po te kemi parasysh faktin se Hollanda ka mjaft mullinj ere, ngjante si sulmi i Don Kishotit me mullinjte e eres.
Ai mendon se shqiptareve mund t’iu shese çdo trillim dhe mashtrim te tij.”-shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Lufta verbale e Edvin Mafise me parlamentin e Mbreterise se Hollandes njellloj si lufta e Don Kishotit me mullinjte e eres!

Miq, kreu i meduzes dhe skizoidi Edvin Mafia, shkaktari kryesor i mosçeljes se negociatave me Shqiperine qe nga viti 2016, ndermori sot nga platforma e narkoprlamentit te tij sulmin e rradhes ndaj armiqve te jashtem dhe te brendshem.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së: Rama së bashku me "gëzimin" humbi edhe fillin

Sulmi i tij prej gangsteri poltik ndaj parlamentit te Mbreterise se Hollandes eshte sulmi i njeriut te semure psiqik dhe te papergjegjshem, i cili ne asnje rast dhe per asgje nuk mbane asnje pergjegjesi.

Ne te vertet ky sulm ndaj parlamentit hollandez, po te kemi parasysh faktin se Hollanda ka mjaft mullinj ere, ngjante si sulmi i Don Kishotit me mullinjte e eres.
Ai mendon se shqiptareve mund t’iu shese çdo trillim dhe mashtrim te tij.

Por ftoj çdo shqiptar te shtroje pyetjen e thjeshte per te kuptuar mashtrimin e tij bajat ne parlament, se jane problemet e brendshme dhe jo korrupsioni i papermbajtur dhe krimi i organizuar ne te gjitha nivelet e narkoshtetit tek ne ato qe detyrojne parlamentin e Mbreterise se Hollandes te votoje kunder Shqiperise.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq ti shtroni pyetjen Don Kishotit shqiptar, se pse problemet e brendshme nuk penguan dje parlamentaret hollandez te votojne per hapjen pa kushte te negociatave ne Maqedonine e Veriut??

“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që sunon te lidhë luftën e brendshme politike në Shqiperi me disa vende sic është dhe Hollanda. Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuat si një ççshtje e politikes së brendshme të atij vendi.Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri/ Zingraf pret në takim Olsian Çelën

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf ka zhvilluar sot një takim më Prokurorin e Përgjthshëm, të sapozgjedhur Olsian Çela.

Zingraf ka përshëndetur zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm përmes Parlamentit, si një hap thelbësorë për vendin.

Ndërsa ka shprehur mbështejen e BE dhe Gjermanisë për Reforëm në Drejtësi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji për mediat/ 15 organizata kundër propozimeve ligjore të qeverisë

Publikuar

-

Nga

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zhvilloi sot seanca dëgjimore me grupet e interesit për diskutimin e projektligjeve:”Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Të pranishëm në komision ishin përfaqësues nga Instituti Shqiptar i Medias, Lidhja e Gazetarëve Shqiptar , Unioni i Gazetarëve Shqiptar, Shoqata e Gazetarëve profesionist, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Qendra Res Publika, Qendra Shqiptare Mediatike, Birn, Civil Right Defenders si dhe shoqata të shoqërisë civile dhe të Drejtat e Njeriut si Instituti për Studime Gjyqësore Kushtetuese, Shoqata e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut,CRCA, Instituti për Kërkime & Alternativa Zhvillimi Qendra Altri , Soros.

Përfaqësues të 15 organizatave të medias kërkuan në menyrë unanime gjatë seancës dëgjimore sot në komisionin e medias, rrëzimin e ndryshimeve të propozuara nga qeveria në ligjin për mediat.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave shprehën qëndrimin e përbashkët se është emdia ajo që kontrollon qeverinë dhe jo qeveria mediat. Qeveria nuk ka asnjë studim a të dhëna që të justifikojnë një ndërhyrje të tillë në media.

Shoqatat e medias, theksojnë se kjo është një përpjekje e pastër për të censuruar me ligj mediat.

Ç’do shqetësim për rastet e shpifjes apo të fakeneës edhe për mediat, janë të rregulluara përmes mekanizmave ligjore, e madje edhe të Kodit Penal. Gjykatat kanë shqyrtuar raste të tilla në të kaluarën.

“Pra dhënia e fuqisë se dy autoriteteve publike si AMA e AKEP për të penalizuar mediat me ligj, është i papranueshëm dhe një akt i pastër censurimi e intimidimi.

Ne mendojmë se vetërregullimi është mekanizmi i duhur që mediat të përmiresojnë veten për misionin e tyre si përfaqesues të zërit të qytetarëve dhe monitorues të punës së qeverisë.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Më poshtë deklarata e plotë:

Ne, një grupim prej 15 organizatash të gazetarëve dhe shoqërisë civile, në mënyrë të përsëritur, duke filluar nga Dhjetori i vitit 2018, përmes deklaratave tona publike i kemi kërkuar qeverisë të tërheqë dy projektligjet e prezantuara publikisht si Paketa Antishpifje, duke renditur të gjitha kundërtitë tona.

Gjithashtu, pas dorëzimit të këtyre dy projektligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, i bëjmë thirrje Kuvendit që, në rast se qeveria nuk i tërheq këto projektligje, t’i rrëzojë ato menjëherë. Këto dy projektligje cënojnë lirinë e shprehjes dhe të medias në vend, si dhe bien ndesh me parimet ndërkombëtare të parashikuara në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konvetës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj.

Organizatat vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor.

Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor.

Nevoja për të patur vetërregullim të medias dhe JO rregullim ligjor të saj, merr rëndësi të veçantë në ato shtete me demokraci në tranzicion, sikurse është vendi ynë, ku shpesh mediat janë të lidhura me interesat e njohura të biznesit, të partive politike. Vetërregullimi është kombinim i standarteve që përcakton kodet e duhura të sjelljes për median, të cilat janë të nevojshme për të mbështetur lirinë e shprehjes dhe për të mundësuar që kjo sjellje të monitorohet dhe të mbahet e përgjegjshme. Vetërregullimi ruan pavarësinë e mediave dhe e mbron atë nga ndërhyrjet partizane të qeverisë.

Organizatat i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin parasysh të gjitha kundërshtitë e përsëritura nga ana e institucioneve ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE, Këshilli i Europës dhe Kombet e Bashkuara), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes.

Gjithashtu, kjo thirrje e organizatave lokale është mbështetur gjatë dy ditëve të fundit dhe nga tetë organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme në adresimin e çështjeve që lidhen me lirinë e medias dhe të shprehjes, si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve IFJ (me 600 mijë anëtarë nga 140 vende të botës) dhe Federata Europiane e Gazetarëve EFJ ( me 320 mijë anëtarë nga 45 vende)
deklaratën e përbashkët të së cilëve e gjeni bashkëlidhur.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së: Rama së bashku me “gëzimin” humbi edhe fillin

LEXO EDHE:  Vasili: Rama i trembet shkarkimit të Çakos

Lista e organizatave firmëtare:

• BIRN Albania
• Civil Rights Defenders
• Citizens Channel
• Faktoje
• Instituti Shqiptar i Medias
• Instituti Shqiptar i Shkencave
• Këshilli Shqiptar i Medias
• Komiteti Shqiptar i Helsinkit
• Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
• Neë Media Netëork
• Qendra Res Publica
• Qendra Shqiptare MediaLook
• Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
• Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
• Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Autoritetet shqiptare vijojnë me projektligjet shumë problematike të medias pavarësisht kundërshtimeve publike
Ne, organizatat firmëtare, përsërisim thirrjen tonë për parlamentin e Shqipërisë që të mos miratojë projektligjet e medias të njohura si “paketa antishpifje.” Nëse këto projektligje hyjnë në fuqi, ato do të imponojnë kërkesë për regjistrim me detyrim të medias online dhe të krijojnë një organ administrativ me fuqi për të gjobitur dhe mbyllur mediat online si dhe për të bllokuar mediat e huaja – pa një urdhër gjykate. Projektligjet poashtu do të vendosin rregullim shtetëror për mediat online, gjë që është në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe parimet e vetë-rregullimit.

Ne vërejmë se propozimet nuk janë në përputhje me praktikat më të mira të vetë-rregullimit dhe mund të kenë ndikim negativ në lirinë e shprehjes në Shqipëri, pikërisht në kohën kur Shqipëria do të marrë Presidencën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Janar 2020.

Parlamenti i Shqipërisë ka nisur ‘konsultime publike’ mbi projektligjet e medias. I pari i këtyre takimeve u zhvillua më 25 nëntor 2019 mes kundërshtive të forta nga bashkësia kombëtare dhe ndërkombëtare e lirisë së medias. ‘Konsultimet publike’ të radhës do të zhvillohen më 11 dhe 12 dhjetor 2019 në Tiranë, Shqipëri. Projektligjet e medias pritet të miratohen nga parlamenti më 19 dhjetor 2019.
Ka shqetësim të gjithëpërhapur mbi këmbënguljen e qeverisë dhe parlamentit për të vijuar me këto projektligje ndërsa ato sinjalizojnë një kthesë për të keq në klimën e lirisë së medias në Shqipëri. Shqipëria ka detyrime dhe detyra të qarta nën Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe OSBE-në, Presidencën e së cilës pritet ta marrë në Janar 2020. Nëse këto projektligje do të miratohen, do të jetë shumë shqetësuese që Shqipëria të marrë këtë rol.

Më 3 korrik 2019, Këshilli i Ministrave të Qeverisë së Shqipërisë miratoi një seri amendamentesh të njohura si “Paketa antishpifje,” të cilat përfshijnë amendamente për ligjin Nr.97/2013 “Mbi Median Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjin Nr. 9918 “Mbi Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë.”

Gjatë misionit tonë avokues në Tiranë të kryer në mes të datës 18 dhe 21 qershorit 2019, Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterë pa Kufi (RSF) dhe Organizata e Medias për Europën Juglindore (SEEMO) paralajmëroi për përkeqësimin e klimës së lirisë së medias në Shqipëri.

Ne ngritëm shqetësimet tona serioze mbi legjislacionin e propozuar gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, duke e nxitur atë që amendamentet të harmonizohen me standardet ndërkombëtare. Në korrik, ne i bëmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë të tërheqë këto projektligje dhe i kërkuam parlamentit të mos i miratonte ato.
Ne jemi të zhgënjyer që parlamenti i Shqipërisë ka vijuar me këto projektligje pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendës dhe institucionet ndërkombëtare. Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias publikoi sot, më 9 dhjetor, analizën e tij të fundit ligjore të projektligjeve, përmes së cilës bën thirrje për përmirësimin e tyre në atë mënyrë që të “sigurohet e drejta e lirisë së shprehjes dhe të evitohet çfarëdo rreziku nga kufizimet apo sanksionet e tepruara ndaj mediave elektronike.”
Ne i bëjmë thirrje parlamentit të Shqipërisë të heqë dorë nga procesi këmbëngulës i aprovimit të këtyre projektligjeve dhe të rifillojë procesin nga e para.

Parlamenti duhet të përdorë mekanizmin e asistencës të disponueshme përmes zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë dhe të Bashkimit Europian në mënyrë që të vijë me ligje që janë në përputhje me standardet më të mira të lirisë së medias.
Firmosur nga:
• European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)
• ARTICLE 19
• European Federation of Journalists (EFJ)
• South East Europe Media Organisation (SEEMO)
• International Press Institute (IPI)
• Reporters Ëithout Borders (RSF)
• Committee to Protect Journalists (CPJ)

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çuçi bën bilancin pas tërmetit/ Mbi 13 mijë banorë jashtë banesave të tyre

Publikuar

-

Nga

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Bledi Çuçi ka dalë sot para mediave për të bërë bilancin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Çuçi deklaroi se më 26 nëntor dhe në ditët e para në vijim, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqëndrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar.

Sipas tij, menjëherë pas ngjarjes, në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, filluan punën grupet e kërkim-shpëtimit të përbërë nga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore.

Ai informoi se operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj.
Sa iu përket shkollave ai theksoi se dëmet nga tërmeti janë rreth 3 mld lekë. “Kemi bërë një vlerësim nëdisa shkallë duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtit objekt që të kishim konkluzione sa më të sakta. 176 objekte shkollore të lehta, 6 dëme të konsiderueshme dhe 36 objekte kanë pësuar dëme të rënda. Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat me dëm të rënda janë sistemuar”, u shpreh ministri Çuçi.

Sa i përket programit të rindërtimit ai tha se deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin nga të cilat 13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe
7 miliardë lekë nga donacionet.

DEKLARATA E PLOTË
Dy javë pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi vendin tonë, ndërsa jemi ende në gjendjen e jashtëzakonshme, dëshiroj të ndaj me ju një pasqyrë të përpjekjeve shumëplanëshe të deritanishme për të përballuar pasojat e kësaj fatkeqësie të madhe natyrore.
Por, përpara se të filloj, dëshiroj të shpreh edhe një herë dhimbjen e thellë për humbjen e jetës së 51 bashkëqytetarëve, për lëndimin e qindra të tjerëve, si dhe për goditjen që ka marrë jeta e mijëra bashkëqytetarëve, të cilët mbetën pa strehë për shkak të tërmetit.

Në të njëjtën kohë, dëshiroj të shpreh respektin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë ata punonjës të institucioneve shtetërore e të organizatave joqeveritare shqiptare, të cilët në këto dy javë kanë lënë mënjanë shqetësimet për veten e për familjet e tyre dhe kanë punuar pa pushim, 7 ditë në javë, për t’jua bërë dhimbjen më të përballueshme dhe humbjen më të lehtë bashkëqytetarëve tanë që u prekën nga tërmeti.

Mirënjohje e respekt, po ashtu, për të gjithë ata bashkëqytetarë dhe biznese që ofruan strehë për të prekurit nga tërmeti, që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë si vullnetarë apo që kanë dhuruar e vazhdojnë të dhurojnë para, ushqim, veshje, e sende të tjera.

Ky solidaritet e përkushtim i shqiptarit për shqiptarin duhet të na bëjë krenarë. Ky solidaritet e përkushtim i shqiptarit për shqiptarin duhet të vazhdojë deri sa të kemi zhdukur edhe gjurmën e fundit të dëmeve që shkaktoi kjo fatkeqësi e madhe natyrore.

Respekt pa fund, po ashtu, për ndihmën dhe përkrahjen dashurisht bujare nga motrat e vëllezërit tanë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, nga bashkatdhetarët tanë nga e gjithë bota, si dhe nga miqtë e shumtë ndërkombëtarë: nga institucionet dhe vendet anëtare të BE-së, nga SHBA, Italia, Greqia, Franca, Turqia, Izraeli, Rumania, Zvicra, dhe Serbia. Përjetë do t’ju jemi mirënjohës!

Dhe, tani, më lejoni t’ju informoj si vijon:
Menjëherë pas goditjes fatkeqe, u mobilizuan të gjitha institucionet shtetërore qendrore e vendore dhe u ngrit Komiteti Ndërministror për Emergjencat, i cili organizon dhe bashkërendon punën e institucioneve shtetërore, si dhe burimet financiare e materiale për përballimin e pasojave të tërmetit.

Ngritja e këtij Komiteti u pasua me caktimin tim si Drejtues Qendror i Operacionit për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore dhe me ngritjen menjëherë të Shtabeve të Emergjencës për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Këto vendime e veprime u shoqëruan më pas edhe me ngritjen e Komitetit të Rindërtimit, i cili përfshin institucionet shtetërore, përfaqësuesit e sektorit privat, si dhe të organizatave jofitimprurëse që kanë mbledhur fonde për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

  1. FAZA E PARË
    Në datë 26 nëntor dhe në ditët e para në vijim, puna e të gjitha strukturave shtetërore u përqëndrua në kërkimin dhe shpëtimin e njerëzve të mbetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti, si dhe në strehimin e familjeve, banesat e të cilave ishin dëmtuar.
  2. OPERACIONI I KËRKIM-SHPËTIMIT
    Menjëherë pas ngjarjes, në zonat e prekura nga tërmeti në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, filluan punën grupet e kërkim-shpëtimit të përbërë nga Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Shërbimi i Zjarrëfikëseve dhe ekipet mjekësore.

Përgjigjes sonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë dhe vende të tjera e partnerë ndërkombëtare.

Operacionet e kërkim-shpëtimit u kryen nga 9 ekipe, të përbërë nga 278 trupa shqiptarë dhe 669 të huaj. Thirrjes së parë për ndihmë iu përgjigjën:
142 forca nga Kosova;
180 nga Italia;
91 nga Franca;
57 nga Greqia;
54 nga Rumania;
17 nga Zvicra, Izraeli, Turqia, dhe Serbia.

Forcat tona të kërkim-shpëtimit nxorrën nga rrënojat 38 njerëz, ndërkohë që së bashku me trupat e huaja, u nxorrën nga rrënojat edhe 10 njerëz të tjerë, 3 prej të cilëve, fatkeqësisht humbën jetën më vonë në spital.

Ndërkaq, që në orët e para pas tërmetit, i gjithë zinxhiri i shërbimit shëndetësor u vu në shërbim të banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

  1. STREHIMI
    Paralelisht me operacionin e kërkim-shpëtimit, Shtabet e Emergjencave për të tre qarqet organizuan strehimin për të gjithë banorët e mbetur pa strehë për shkak të tërmetit.

Në ditët e para, organizuam strehimin emergjent të tyre në palestra, Qendra Sociale dhe çadra, këto të fundit kryesisht në zonat rurale. Megjithatë, në bazë të vullnetit të Qeverisë dhe angazhimit të Kryeministrit, duke filluar nga pasditja e datës 27 nëntor, banorët e prekur nga tërmeti në qarqet Durrës dhe Lezhë filluan të strehohen në struktura hoteliere.

Deri më sot, ju kemi siguruar strehimin e përkohshëm rreth 13 294 qytetarëve të prekur nga tërmeti si vijon:
4 149 qytetarëve i strehuam në hotele;
395 në Qendra Sociale;
254 qytetarë i strehuam në palestra; dhe
7 383 në çadra.

Ndërkohë, mbi 1000 banorë të tjerë janë strehuar në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në Kosovë.

  1. STABILIZIMI
    Gjatë këtyre dy javëve, u dhuruan nga Qeveria 23 apartamente në Durrës dhe Tiranë për të gjitha familjet që kanë humbur familjarët dhe banesat e tyre. Deri më sot, 6 nga këto familje kanë filluar të banojnë në banesat e dhuruara.

Shërbimi Spitalor
Ne angazhuam rreth 340 mjekë dhe infermierë, të cilët ofruan e vazhdojnë të ofrojnë ndihmë shëndetësore për të prekurit nga tërmeti.
Deri më tani, 913 pacientë janë trajtuar në spital. 20 prej tyre vazhdojnë të marrin trajtim dhe 3 janë dërguar për ndihmë të specializuar jashtë vendit.

Ekipet e mjekëve specialistë kanë vizituar 5163 banorë dhe kanë vaksinuar kundër gripit 1442 banorë të tjerë në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë.
Ju kemi kushtuar e ju kushtojmë vëmendje të madhe e të veçantë fëmijëve. 257 psikologë e punonjës socialë shërbejnë në njësitë akomoduese dhe aktualisht rreth 1 669 fëmijë marrin mbështetje të vazhdueshme psiko-sociale.

Pastrimi i inerteve
Pas shembjes së ndërtesave të dëmtuara shumë rëndë nga tërmeti – do të flas më poshtë për to -, morëm masat për pastrimin e inerteve në të gjitha zonat e dëmtuara.
Brenda datës 25 dhjetor, këto inerte do të depozitohen në fushën në Porto Romano, si pjesë e projektit për krijimin aty të një parku të madh urban bregdetar.

II.FAZA E DYTË
Pas sigurimit të strehimit të përkohshëm të banorëve të prekur nga tërmeti, kemi nisur tashmë një prej fazave më të rëndësishme në adresimin e dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet, atë të verifikimit të dëmeve në banesa.

  1. VLERËSIMI I DËMIT

LEXO EDHE:  Këshilltarja e Haradinajt i nxjerr “bojën” Ramës/ Ja çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit

LEXO EDHE:  Tre grataçela të reja në Tiranë/ Marco Boeri dhe Casamonti marrin firmën e Ramës

(a) Banesat

Procesin e vlerësimit të dëmeve në banesa e kemi organizuar në dy faza, në pajtim me praktikat standarte ndërkombëtare:

Gjatë periudhës 27 nëntor – 7 dhjetor bëmë vlerësimin urgjent dhe fillestar të dëmeve në ndërtesa. Ky vlerësim kishte për qëllim përcaktimin e banesave që paraqesin rrezikshmëri, të cilat duhen shembur ose duhen shpallur të pabanueshme përkohësisht. Kjo fazë ka synimin parësor garantimin e sigurisë së jetës së banorëve.

Deri më sot:
Mbi 100 grupe inspektimi kanë verifikuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në të gjithë qarkun Durrës, Tiranë e Lezhë.
Në përbërje të këtyre grupeve kemi angazhuar 500 inxhinierë vendas dhe 81 ekspertë e inxhinierë konstruktorë nga 11 vende partnere.

Ky proces dinamik vijon. Deri më sot, në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti janë inspektuar 14 069 objekte, nga të cilat:
261 pallate janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;
2 237 banesa janë dëmtuar rëndë dhe janë të pabanueshme përkohësisht;
851 pallate kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta; dhe
4 618 banesa kanë pësuar dëmtime të mesme dhe të lehta.

Deri më sot, janë shembur 44 objekte, kryesisht në qarkun Durrës, të përcaktuara si me rrezikshmëri shumë të lartë. Këto ndërtesa janë shembur mbi bazën e Aktit të Konstatimit të çertifikuar nga Grupi përkatës i Verifikimit, nga Instituti i Ndërtimit, dhe mbi bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak.

Të gjitha godinat, të cilat rezultojnë me rrezikshmëri të lartë, vazhdojnë të ruhen me perimetër sigurie nga forcat e policisë.

Në datë 8 dhjetor filluam procesin e vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar për Dëmet. Ky vlerësim po bëhet mbi bazën e një formulari të përgatitur mbi modelet e BE-së dhe të Kombeve të Bashkuara dhe transmetimi e përpunimi i të dhënave bëhet në kohë reale në mënyrë eletronike. Kjo fazë ka synim kryesor përcaktimin e saktë të dëmeve në banesa dhe përllogaritjen e kostos së këtyre dëmeve.

(b)Shkollat
Vlerësimi paraprak i dëmit 3.05 Miliardë Lekë
Ju kemi kushtuar rëndësi të veçantë inspektimit të shkollave dhe spitaleve. Ky proces është bërë në disa shkallë, duke angazhuar disa grupe inspektimi për të njëjtin objekt në mënyrë që të kishim konkluzione sa më të sakta. Deri më sot kemi këto gjetje nga inspektimi i shkollave:
176 objekte shkollore kanë pësuar dëme të lehta;
6 objekte kanë pësuar dëme të konsiderueshme; dhe
36 objekte kanë pësuar dëme të rënda.

Të gjithë nxënësit që frekuentonin shkollat që kanë pësuar dëmtime të rënda, janë sistemuar në shkolla të tjera dhe mësimi ka rifilluar rregullisht në datë 9 dhjetor.

Të gjitha godinat e institucioneve që ofrojnë shërbime për publikun, si gjykatat, qendrat shëndetësore, institucionet e riedukimit, si dhe objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat kanë dëmtime, po mbahen nën vëzhgim të posaçëm.

  1. STREHIMI
    (a) Bonusi i qirasë
    Pasi siguruam strehimit e përkohshëm të banorëvë të prekur nga tërmeti në qendra akomoduese dhe njësi lëvizëse, filluam marrjen e masave për një zgjidhje afatmesme të strehimit për këta banorë. Për këtë qëllim, filluam adaptimin e skemës së bonusit të qerasë për banorët e prekur.

Deri më sot:
Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar bonusin e qirasë për 922 familje;
Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar bonusin e qirasë për 666 familje;
Këshillat bashkiakë të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës kanë miratuar listën e familjeve përfituese nga bonusi i qerasë;
Të gjithë bashkitë në zonat e prekuar nga tërmeti, vazhdojnë të pranojnë aplikime për bonusin e qerasë për banorë të mbetur të pa strehë për shkak të tërmetit.

Sipas vendimit të Komitetit për Rindërtimin, qeveria do t’ju ofrojë bonusin e qerasë banorëve të mbetur pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, deri në maj të vitit 2021.

(b)Çadrat e dimrit
Shumica e banorëve në zonat rurale, të cilëve ju është dëmtuar banesa për shkak të tërmetit, kanë preferuar të mos largohen nga shtëpitë. Për këtë arsye, ne ju kemi ofruar këtyre banorëve çadra dimri, të cilat ata do t’i shfrytëzojnë deri në ndërtimin e shtëpive të reja. Me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë e të qytetarëve bujarë, po vijojmë me shpejtësi me zëvendësimin e çadrave verore me ato dimërore, të pajisura me të gjithë infrastrukturën e përshtatshme.

III. HAPAT E PARË PËR ZGJIDHJE AFATGJATA

(a)Drejtimet kryesore të zgjidhjeve afatgjata
Ne si qeveri kemi filluar përgatitjen e planeve konkrete për zgjidhjen afatgjatë të problemeve që shaktoi tërmeti i dy javëve më parë. Këto zgjidhje përfshijnë angazhimin tonë për të bërë të mundur:

Rindërtimin masiv të banesave të dëmtuara me angazhimin edhe të firmave të ndërtimit për riparimin e pallateve që ato kanë ndërtuar;
Ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës, Thumanë, Kurbin dhe Lac për të strehuar banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti;
Ndërtimin e infrastrukturës shoqëruese (shkolla, kopshte, qendra shëndetësore, infrastrukturë tokësore dhe nën-tokësore) në këto lagje të reja; dhe
Ndërtimin e shtëpive ekologjike (Eko-shtëpive) në zonat rurale.

(b)Vlerësimi monetar i dëmeve
Ndërkohë që kemi bërë vlerësime të kostove të dëmeve në ndonjë sektor të caktuar, nuk kemi ende një faturë të saktë dhe përfundimtare të dëmeve që na shkaktoi tërmeti i dy javëve më parë.

Verifikimi i detajuar i dëmeve në ndërtesat e prekuar nga tërmeti është hapi i parë në përgatitjen e Raportit të Dëmeve. Caktuam zonjën Milva Ekonomi në rolin e Koordinatores Kombëtare për Raportin e Dëmeve, si dhe ngritëm grupin e përbashkët të punës me BE-në, Bankën Botërore dhe misionin e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri për ta përgatitur këtë raport, i cili do të paraqitet në 16 janar.

(c)Programi i Rindërtimit

Realizimi me sukses i Programit të Rindërtimit për të adresuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, kërkon burime të mëdha financiare. Qeveria dhe veçanërisht Kryeministri kanë filluar punën për sigurimin e këtyre burimeve.

Deri më sot, janë në dispozicion 20 miliardë lekë për zbatimin e Programit të Rindërtimit, nga të cilat:
13 miliardë lekë nga buxheti i shtetit; dhe
7 miliardë lekë nga donacionet.

Burimet kryesore të këtyre fondeve janë:
Buxheti i shtetit;
Bashkimi Europian, Banka Botërore, dhe OKB;
Donacionet e mbledhura nga fondacionet “Fundjavë Ndryshe”, “Shqipëria për Shqiptarët”, “Rënjët Shqiptare”;
Donacionet në llogaritë bankare të hapura nga qeveria shqiptare dhe donacionet e mbledhura përmes portalit e-Albania në shërbim të realizimit të Programit të Rindërtimit.

5 753 donatorë dhuruan në total 58.5 milionë lekë përmes platformës qeveritare e-albania;
Qeveritë e huaja, fondacionet, bizneset dhe individët dhuruan 9 milionë Euro në llogaritë bankare të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare;
23 milionë Euro është totali i fondeve të dhuruara nga donatorë si BE (15 milionë Euro), qeveri të vendeve të tjera si Turqia e cila ka marrë përsipër vendosjen në dispozicion të 500 apartamenteve, etj.

(d) Lehtësimi i procesit të rindërtimit
Fondacionet private do të menaxhojnë drejtpërsëdrejti rindërtimin e banesave të financuara me fondet e mbledhura nga to. Qeveria do të verë në dispozicion të tyre dosjet e banesave që ata do të rindërtojnë ose ndërtojnë. Qeveria do të bëjë supervizimin e këtyre projekteve për të garantuar përputhjen e tyre me standardeve publike të ndërtimit dhe të transparencës.

Deri më sot, qeveria i ka dorëzuar fondacioneve private mbi 200 dosje duke i hapur rrugën rindërtimit të shtëpive të dëmtuara në zonat rurale të ndara në tri blloqe: Qarku Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Lac dhe Durrës-Lezhë.

Kemi ndërmarrë, po ashtu, disa masa administrative për të përshpejtuar dhënien e lejeve për riparime e ndërtime në banesat e dëmtuara nga tërmeti, natyrisht, pa cënuar cilësinë e projekteve të paraqitura.

LEXO TE PLOTE