Connect with Us

“Rama luan me gratë e qeverisë”/ Arta Dade bën deklaratën e fortë

Politikë

“Rama luan me gratë e qeverisë”/ Arta Dade bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

“Rama luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron thjesht numra!” Kështu u shpreh ish deputeteja socialiste Arta Dade në një intervistë për ABC news, teksa ka komentuar letrën e ministreve të kabinetit Rama, drejtuar Holandës.

Sipas saj ministret femra nuk mund të flasin në emër të të gjithëve pasi në vetvete janë vetëm gjysma e qeverisë.

“Kryeministri shpesh luan me përfaqësimin e grave, madje i konsideron numra, karta dhe në fakt asnjëherë nuk pret që gratë vendimmarrëse ti thonë që kjo nuk bëhet. Në fund të fundit prandaj janë atje që të konsultohen me Kryeministrin dhe për një gjë. Nuk mund të flasin as në emër të të gjithëve, sepse vetë qeveria është një gjysmë qeverie pra gratë dhe nuk është një çështje që bëhet për grate”, tha Dade./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Masakra e Reçakut nuk duhet harruar”/ Meta: Të mos lejojmë përsëritjen

Publikuar

-

Nga

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, presidenti Ilir Meta kujton me dhimbje të madhe, respekt e mirënjohje të thellë viktimat e Masakrës së Reçakut.

Meta thotë se sot nderoi kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e martirët e krimeve monstruoze të forcave serbe në Kosovë. Këta civilë, Kreu i Shtetit i cilëson si simbol të një sakrifice tejet sublime, të rrugëtimit të këtij shteti drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen. Dhe ne do t’i kujtojmë gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një bashkëjetesë në paqe, e fortë dhe e qëndrueshme, në rajonin tonë. Rroftë e ardhmja europiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica”, thekson Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore/ Vjen reagimi nga Gjermania

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, e ka përshëndetur nismën e pozitës dhe opozitës së bashkuar në Shqipëri për reformimin e ligjit zgjedhor.

Sipas Wadephul tani është koha që partitë politike të punojnë për të përfunduar me sukses reformën zgjedhore.

“Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

LEXO EDHE:  Basha pranon ftesën e Ramës/ Gati të takohemi

LEXO EDHE:  Rama shpërndan legalizime në Paskuqan

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Masakra e Reçakut në Kosovë/ Berisha thirrje për drejtësi

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon drejtësi për Masakrën e Reçakut në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha kujton ngjarjen e janarit të vitit 1999, kur grupe terroriste të armatosura serbe kryen në fshatin Raçak të Kosovës një nga krimet më të shëmtuara

Ish-kryeministri deklaron se Serbët vranë, therën dhe masakruan në një natë 45 gra, fëmije, burra shqiptar të këtij fshati.

“Viktimat e pafajshme të Reçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe për vendet e lira dhe mbarë botën. Masakra e Reçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit dhe regjimit të tij barbar”, shkruan ai.

LEXO EDHE:  Rama shpërndan legalizime në Paskuqan

LEXO EDHE:  Në hotelin e Balilit flejnë ministrat me dashnoret/Si e vuri Rama vendin në bast për SHBA!

Berisha thotë se sot është i përulur para viktimave të kësaj masakre dhe i bën thirrje vendeve të lira të vendosin para drejtësise autorët, porositësit dhe organizatorët e saj si dhe ata që mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Reçakut dhe mbarë Kosovës.

“Sonte duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Reçakut, dënoj qëndrimin tradhëtar antikombëtar të Zografit Bis që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit. Nderim përjetë viktimave të Reçakut! sb”, thekson ish-lideri i demokratëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE