Connect with Us

Përplasje të forta në Bashkinë e Durrësit/ Kreu i PS kërcënon kandidatin Kërtusha

Politikë

Përplasje të forta në Bashkinë e Durrësit/ Kreu i PS kërcënon kandidatin Kërtusha

Publikuar

-

Socialistët e Durrësit duket se po përjetojnë një situatë kaosi pas zgjedhjeve të fundit që sollën rokadë në administratë.

Përflitet se sot ka patur një sherr fizik mes kreut të PS Durrës Luan Zaza dhe sekretarit të këshillit Bashkiak Armand Traga, që vjen nga radhët e LSI-së.

Një arsye me sa duket kanë qenë emërimet e reja, ku palët janë ndarë në dy kampe.

Nga ana tjetër, Ardit Kërtusha i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar të PS Durrës ka konfirmuar për “BalkanWeb” se “ka marrë kërcënime nga kreu aktual i PS Luan Zaza”.

Vetë Zaza mohon se ka probleme në Partinë Socialiste Durrës. Sa i përket akuzave të kandidatit Kërtusha, kreu i PS Durrës thotë se nuk ka pasur asnjë kontakt.

LEXO EDHE:  Kapet peshkaqeni i bardhë në Durrës (foto)

“Nuk ka asnjë situatë problematike në Partinë Socialiste në Durrës dhe sekretari i këshillit nuk është pjesë e Partisë Socialiste në Durrës. Për sa i përket z. Kërtusha nuk kam pasur asnjë kontakt”, është shprehur Zaza për “BallkanWeb”.

Kujtojmë se socialistët në Durrës prej 16 shtatorit janë në një proces riorganizimi të strukturave, i cili mbyllet më 10 nëntor. Ndërsa në dhjetor, PS-ja e Durrësit duhet të ketë zgjedhur kryetarin e saj. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto+video-Tirana e Veliajt në trafik dhe kaos/ Ambulancës nuk i hapin rrugën

Publikuar

-

Nga

Një ndër premtimet kryesore që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë kur mori drejtimin e Bashkisë rreth pesë vite më parë ishte edhe çlirimi i kryeqytetit nga trafiku.

Por, si duket ky është një ndër dështimet më të mëdha të Lali Erit. Tirana vijon të jetë në kaos, sa i takon trafikut.

Një tjetër dështim, për të mos thënë abuzim i pastër është edhe sheshi Skëndërbej, i cili jo vetëm që nuk ka çliruar trafikun por vetëm është shtuar një parkim me lagështirë që kryebashkiaku të mbushë xhepat

LEXO EDHE:  Kapet peshkaqeni i bardhë në Durrës (foto)

LEXO EDHE:  Durrës/ Jahti me turistë jep alarmin SOS, shpëtohet nga roja bregdetare

Por, e njëjta situatë është edhe në shumicën e rrugëve të kryeqytetit.

Për më tepër, trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës, vështirëson edhe qarkullimin e ambulancave.

CNA.al sjell më poshtë sjell foto dhe video të bëra sot në një nga rrugët e Tiranës, tek Kryqëzimi tek Stacioni i Trenit, ku ambulanca nuk çan dot trafikun./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, provë e dështimit të Rilindjes

Publikuar

-

Nga

I konsideruar si një segment i rëndësishëm që bën të mundur shkurtimin e një distance të konsiderueshme të juglindjes së vendit me kryeqytetin, rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga akset më problematike për sa i përket zvarritjes së punimeve.

Përveç rëndësisë strategjike rruga pritej të ndikonte dhe në përmirësimin e jetesës së disa fshatrave, por për këta banorë, për vite me radhë, rruga ka sjellë vetëm probleme.

Rreth 40 km e gjatë rruga është e parashikuar në tre lote, ndërsa vlera e investimit kapte shifrën e 38 milionë dollarëve.

Tenderimi ka filluar në shtator  të vitit 2013 dhe kur ishte në fazën finale për tu investuar nga Banka Islamike dhe Fondi Saudit i Zhvillimit, Qeveria  Rama tentoi ta anulonte komplet këtë investim dhe kredinë e marrë, firmosur e kontraktuar gati një vit më parë Qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha.

Shkurtimi i distancës Kapshticë -Durrës, apo kalimi i mjeteve të rënda në një aks të ri dhe jo më bregut të liqenit do të ishin të tjera përfitime për vendin dhe biznesin.
Shuma e financimit ishte e përfshirë edhe brenda tavanit të borxhit dhe nuk duket të ishte shqetësuese për qeverinë e cila ka ndryshuar drejtimin e saj strategjik. Duket paradoksale që një rrugë e filluar në vitin 2009 dhe e ngelur vetëm në 5 km e saj të para për shkak të mungesës së financimit, sapo sigurohet ky i fundit, menjeherë i hiqet nga qeveria e re.

Pasi nuk ia doli dot ta anulonte dhe pas pezullimit disa mujor, Qeveria Rama e futi në proces të zgjidhjes këtë projekt.

Qeveria Rama mori përsipër të rinisë punimet në rrugën Qukës–Qafë Plloçë në Korrik të vitit 2015, duke ndërhyrë në projektin e mëparshëm, me pretendimin se kishte probleme.

LEXO EDHE:  Kapet peshkaqeni i bardhë në Durrës (foto)

LEXO EDHE:  LSI vrimë në ujë/Rama merr përgjigje në kohë rekord

Por, punimet në aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë të nisura pothuajse 6 vite më parë, kanë mbetur në vendnumëro.

Rruga ishte një investim i cili e lidhte zonën juglindore të vendit (gati 1/8 e banorëve të Shqipërisë), me kryeqytetin në vetëm 1 orë e 45 min nga rreth 2 orë e 40 min që është sot. Ndikimi në ekonominë e zonës e cila njihet edhe për prodhimet e saj të mëdha si në fruta-perime, por pa harruar edhe turizmin të cilit pritej ti sillte një zhvillim edhe më të madhe. Korca si qendër e rajonit do ishte përfituesja kryesore, pa lënë mënjanë fermerët e zonës, turizmin në Pogradec, Voskopojë, Dardhë, Pustec apo edhe ne zonën e Kolonjës.

Dalja nga Qukësi në drejtim të Qafë Plloçës do të evitojë kalimin nga Përrenjasi dhe Pogradeci duke shkurtuar rrugën në drejtim të Korçës dhe Kapshticës.

Që rruga të përfundohet tashmë Qeveria duhet të paguajë të paktën 65 milion euro shtesë për projektin fillestar.

20 mijë euro për detyrimet ndaj kompanive që po punojnë atje dhe 30 milion euro për t’i dhënë fund problemit të shkarjeve në male e shpate.

Por, ka 6 vjet që Rilindja thotë vetëm fjalë. Edi Rama e ka inspektuar disa herë, janë hapur edhe tunelet, u premtua se rruga do të hapej në 2017 dhe më pas u premtua se do të hapej në 2019.

Por, iku edhe 2019 dhe për pak ditë vjen 2020, dhe nuk po shohim sërish asgjë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rudina Hajdari ngre tonet kundër Ramës/ Tërhiq menjëherë paketën Anti-shpifje

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari, në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit i ka bërë thirrje Qeverisë që të tërheqë menjëherë paketën Anti-shpifje.

Ajo është shprehur se Kryeministri nuk ka të drejtë t’i japë vetes kompetenca të tepruara duke mbyllur portale pa e bërë çështje në Gjykatë, pasi ekziston tashmë një ligj që dënon shpifjet në media. Ajo ka theksuar se tentativa për të kontrolluar mediat është një abuzim me pushtetin nga ana e Edi Ramës, i cili në këtë rast po krijon struktura ligjore paralele. Gjithashtu, në fokus u vu fakti që edhe gjobat mbi akuzën për shpifje duhet të jenë të përballueshme ekonomikisht nga gazetarët e mediave.

Hajdari nuk la pa përmendur faktin që Paketa Anti-shpifje bie në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-së dhe BE-së gjë të cilën Rama nuk po e merr parasysh. Ajo e ka paralelizuar qeverisjen e Ramës me sistemin politik që kanë krijuar Krerët e Rusisë dhe Turqisë, duke e quajtur këtë fenomen “Ramizëm”.

LEXO EDHE:  Kanosi me armë të riun/ Arrestohet 24-vjeçari në Durrës

LEXO EDHE:  Durrës/ Jahti me turistë jep alarmin SOS, shpëtohet nga roja bregdetare

“Qëllim analizë për paketën anti shpifje. E kemi ndjekur me shumë proces. Ai abuzon me pushtetin dhe mbyt demokracinë në vend. Tani u ka shpallur luftë mediave dhe shoqatave. Ai me këtë paketë tenton të mbysë Demokracinë. Shoqata e mediave ka kërkuar që të merrejn parasysh parimet demokratike prë parimet vetërregulluesje. Rama i ka dhënë kompetenca të shtuara Ramës duke bërë që të mbylle portale lajmesh pa u konsultuar me gjykatën. Gjobat janë të tepruara dhe nuk përballohen nga gazetarët e mediave online, duhen marrë parasysh në këtë censurë. Gjykata mund të marrë vendimin për të dënuar shpifjet, Rama merr kompetenca që nuk i takojnë. I bëj thirrje Ramës që të ndalojë me anashkalimin e procesit të reformës në drejtësi, të lejojë që kjo të marrë udhën e pakthyeshme dhe të mos marrë kompetenca që nuk i takojnë. Po shkojmë në Ramëzimin e Shqipërisë, si një Putinizëm në Rusi dhe Ertoganizëm në Turqi.”, u shpreh Rudina Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE