Connect with Us

Negociatat/ Franca rrit shpresat: Po konsultohemi me Gjermaninë

Politikë

Negociatat/ Franca rrit shpresat: Po konsultohemi me Gjermaninë

Publikuar

-

Ndërkohë që pak ditë na ndajnë nga diskutimet e Këshillit të Ministrave në Luksemburg për çështjen e negociatave, Franca vijon konsultimet përpara dhënies së një përgjigje për 15 tetorin. Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, e cila në një prenoncim për Vision+ u shpreh se Parisi po konsultohet me Berlinin për këtë çështje.

“Nuk jam në gjendje të përgjigjem. Autoritetet shqiptare e dinë që vendimi do të merret nga autoritet më të larta. Në kthim nga Njo Jorku zoti Rama na nderoi me pjesëmarrjen e tij te homazhet për Zhak Shirak. Në Shqipëri e dinë të gjithë se për vendime kaq të rëndësishme zyrtare ka konsultime të gjata. Unë nuk jam në gjendje t’ju them këtë gjë pasi konsultimet vazhdojnë, mes palëve me njeri tjetrin  dhe ata janë konsultime të gjata dmth në Gjermani. Unë do t’ju kërkoja të merrni parasysh këtë aktivitet kaq të bukur se jeta vazhdon dhe ne do të kemi rastin të flasim për këtë temë qe i intereson të gjithëve më vonë”, tha ambasadorja Christina Vasak.

Kujtojmë se, Gjermania i tha “PO”Shqipërisë duke hapur dritën jeshile drejt BE-së, ndërkohë dy vendet skeptike për negociatat Franca dhe Holanda vijojnë ende të kenë një qëndrim të pasaktë përsa i përket 15 tetorit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lirimi i të arrestuarve për tërmetin/ Ish ministri: Show i radhës, pisllik sa më s’ka!

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit të të arrestuarve në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij ky është show i radhës.

“2 ditë më parë shpallën arrestime me bujë në media e portale. Konferenca për shtyp e breaking neës.
Pas 2 ditës i lënë në lirë…! Pisllëk sa më ska! Po pse o njerëz nuk i detyroni të paraqiten që në fillim, pa qenë nevoja ti telendisni njerëzit nëpër media?!”, shkruan Manjani.

Sipas tij, vetëm hetuesia e Drejtësisë Popullore e Enver Hoxhës bënte nga këto veprime.

LEXO EDHE:  Do të hapen negociatat në qershor?/ Përgjigjet kryeministri Rama

LEXO EDHE:  Cakaj në Helsinki/ Shqipëria ka përmbushur kushtet për çeljen e negociatave

“E dimë që ligji është llastik i shëmtuar, i lënë me qëllim ashtu, por njerzillëkun nuk e rregullon dot me ligj! Shumë turp”, shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuza e forta kundër Ramës/ Tenton të izolojë Shqipërinë, ja pse po hakmerret ndaj Haradinajt  

Publikuar

-

Nga

Nga qyteti i Korçës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vijuar të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas Kryemadhit,  Edi Rama dhe Qeveria e tij duan ta përdorin izolimin e Shqipërisë si alibi për Mini-Shengenin, duke shkuar kështu në aleanca dhe rrugë të tjera, të cilat shqiptarët nuk i kanë dashur as si politikë por as shpirtërisht.

Sa i takon padisë së Ramës për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, Kryemadhi e cilësoi këtë hakmarrjen për bllokadën që sipas saj i bëri Haradinaj.

“Edi Rama ka zgjedhur t’i tradhëtojë interesat e shqiptarëve.Edi Rama ka zgjedhur të tradhëtojë Shqipërinë por të tradhëtojë Kosovën.

Pasi dështoi në tentativën e tij të zezë për copëtimin e Kosovës, për llogari të ëndrrës së Serbisë së Madhe, ai po bën çmos të hakmerret ndaj atij që iu bë barrikadë e pakalueshme, fortesë e pa marrshme, digë e pa depërtueshme e ujrave që do përmbytnin ardhmërinë e shtetit të Kosovës, ndaj Komandantit të UÇK dhe Kryeministrit të Kosovës, heroit të gjallë të Kombit shqiptar,zotit Ramush Hajradinaj.

LEXO EDHE:  Do të hapen negociatat në qershor?/ Përgjigjet kryeministri Rama

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Fleckenstein jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Padia e tij groteske, armiqësore nuk ka për qëllim vetëm Ramushin si individ, por përçarjen e Unitetit Kombëtar. Me këtë padi të zezë Edi Rama do të njollosë, jo Ramushin, por luftën për çlirimin e Kosovës, gjakun e të rënëve dhe viktimave të pastrimit etnik serb.

Ky njeri fasadë, pa asnjë ndjenjë kombëtare apo qoftë edhe qytetarie, pikërisht për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe të mohimit të masakrës së Reçakut, gjeti pikërisht atë ditë të çonte padinë e tij sa qesharake aq monstruoze ndaj Ramush Hajradinajt.”-tha ndër të tjera kryetarja e LSI./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi justifikon marrëveshjen me Ramën/ Morëm përgjegjësinë për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa ndodhet në Korçë, në kuadër të fushatës së anëtarësimeve të reja të LSI, ka tentuar të justifikojë vendimin për t’u ulur në tryezë me qeverinë.

“Sot përballë kemi një qeverisje dhe një kryeministër që e ka nxjerrë Shqipërinë në treg, që duan ta zhbëjnë Shqipërinë, ta grabisin atë, ta mbajnë të varfër, të pa zhvilluar, të pa arsimuar, pa stabilitet politik dhe ekonomik, pa shërbim shendetësor, pa rend dhe siguri, me një drejtësi të kapur dhe të frikur, të pa integruar në familjen e madhe të BE. Ne mendojmë se kështu mendojnë se do zgjasin pushtetin e tyre në kurriz të së ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj opozita është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë historike që ajo ka, për ta shpëtuar vendin dhe për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë për shqipërinë dhe shqiptarët.

Opozita e Bashkuar e detyroi Rilindjen dhe Edi Ramën të pranojë zgjidhjen e opozitës për reformë zgjedhore, e cila i hap rrugën jo vetëm integrimit të vendit, por edhe krijimin e mundësive reale për zgjedhje të lira të ndershme e të parakohshme.”-tha Kryemaadhi.

Sipas Kryetares së LSI, opozita mori përgjegjësinë e saj përpara jush për të realizuar reformën zgjedhore, e cila është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu Gjerman jo vetëm e tij por dhe e bashkimit europian, për të bërë të mundur hapjen e negociatave në muajin mars.

“Kjo pikë ka qenë deri tani e vetmja alibi e pushtetit për të bërë bashkëpërgjegjëse opozitën për dështimet dhe mosdashjen e saj për të integruar vendin në BE.”-tha Kryemashi.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Fleckenstein jep lajmin e mirë për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Balla: Shqiptarët s’e hanë sapunin për djathë

Më tej, ajo theksoi se tashmë i duhet kësaj Qeverie të paaftë të mos mbajë më peng të ardhmen Evropiane të Shqipërisë.

“Tashmë është kjo Qeveri e lodhur që duhet të përmbyllë tetë pikat e tjera të kushteve mjaft të qarta të Bundestagut Gjerman.

Tashmë është kjo Qeveri dhe ky Parlament monopartiak, që duhet të heqë dorë nga bllokimi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas Kushtetutës.

Me marrjen e përgjegjësisë nga ana e Opozitës së Bashkuar për të vetmin kusht që duhet kontributi i saj për të zhbllokuar integrimin në BE, tregoi që  ne mbi interesat partiake apo llogaritë meskine elektorale vendos të parën të ardhmen e shqiptarëve.”-u shpreh kryetarja e LSI.

LEXO TE PLOTE