Connect with Us

Në Kosovë për dialogun me Serbinë/ Grenell: E dua këtë vend

Kosova & Rajoni

Në Kosovë për dialogun me Serbinë/ Grenell: E dua këtë vend

Publikuar

-

I dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka thënë Klan Kosovës se po ndihet shumë mië dhe e do Kosovën.

Këto komente ai i bëri rrugës për në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pos me kreun e shtetit të Kosovës, Grenell do të takohet edhe me të gjithë liderët partiakë në Kosovë.

Klan Kosova ka marrë vesh nga burimet e veta se lideri i PDK-së, Kadri Veseli, pritet të takohet sot pasdite me Grenell në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Një takim të ngjashëm do ta ketë edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Madje, një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe nga Vetëvendosja.

Në ndërkohë, nga LDK-ja e kanë konfirmuar se në takimin e të dërguarit të presidentit amerikan me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën do të jetë edhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani.

LEXO EDHE:  Kosova në Samitin e BE-së/ Bullgaria orienton pjesëmarrësit

Por, Klan Kosova nuk ka arritur ta konfirmojë nëse edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do ta takojë të dërguarin e Trumpit.

Sipas informatave tona të deritanishme, Grenell do t’i takojë liderët partiakë, veç e veç, në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

I dërguari Special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, tashmë ka arritur në Kosovë.

Në orën 13:00, ai pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçin.

Përveç emisarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë sot pritet të vijë edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin dhe për dialogun të cilin e kishte emëruar sekretari amerikan Mike Pompeo, Matthew Palmer.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett me anë të një postimi në Twitter.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

LEXO EDHE:  Kosovë/ Liberalizimi i vizave dhe kufiri me Malin e Zi

LEXO EDHE:  Kosovë/ Liberalizimi i vizave dhe kufiri me Malin e Zi

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

Publikuar

-

Nga

Një autobus me studentë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar paraditen e sotme në Serbi.

Mediat maqedonase raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur në rrugën Bllacë-Belolin, në afrësi të Kopaonikut të Serbisë, për shkaqe ende të panjohura.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bën me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur 26 studentë, 18 prej të cilëve janë duke marrë akoma mjekim në spital.

LEXO EDHE:  Kosova në Samitin e BE-së/ Bullgaria orienton pjesëmarrësit

LEXO EDHE:  Kosovë/ Liberalizimi i vizave dhe kufiri me Malin e Zi

Gjithashtu raportohet se një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. Nga MPB e Serbisë jemi njoftuar se po këqyret vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk mund të jepen informacione më të detalizuara”, njofton MPJ e Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

 Kosova bojkoton Ceremoninë Nobel/ Pacolli: Pres nga ambasadori shqiptar të njëjtin veprim

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e këtij viti të Çmimit Nobel që po zhvillohet në Stokholm.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli ka dhënë konfirmimin e tij për bojkotin e këtij eventi nga ana e Ambasadores Shkendijë-Geci-Sherifi.

Ai ka shprehur se arsyeja për mospjesëmarrjen është vetë fituesi i çmimit Nobel, Peter Handke i cili është mbështetës i politikës së Millosheviçit. Postimin Pacolli e mbylli duke i shprehur Ambasadorit të Shqipërisë që pret edhe nga ai që ta bojkotojë eventin ndërkombëtar.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Behgjet Pacolli.

LEXO EDHE:  Vatikani po e njeh Kosoven, pak e nga pak

LEXO EDHE:  Samiti i Ohrit/ Ja çfarë diskutoi Zaev me Ramën e Vuçiç në takimin 120 minutësh

Kujtojmë se fituesi i çmimit Nobel ka qenë mbështetës i flaktë i Millosheviçit, i politikave të tij dhe i halokausit, gjë të cilën e ka shprehur në fjalimet e tij euforike.

Ceremonia e Çmimit Nobel po mbahet sot, me date 07 dhjetor 2019.

LEXO TE PLOTE