LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimi, kumti më i mirë që na vjen nga Kosova

9 Tetor 2019, 16:51, Opinione CNA
Ndryshimi, kumti më i mirë që na vjen nga Kosova

Nga Arian Galdini

– Çfarë ndodhi në Kosovë?

Shumë shkurt e papërfillur prapaskenat e dijenitë mbi personat, zhvillimet, dinamiket e dinamikat e padukshme.

1. Ramush Haradinaj zgjodhi me zgjuarsi e maturi epike të dalë nga Kryeministria me integritet e dinjitet të plotë.

Ai e kuptoi se zgjedhja dhe shtegu i tij politik e mbante të bllokuar edhe atë, edhe Qeverinë edhe Kosovën.

Sepse së pari partnerët e Koalicionit të tij ishin të pandershëm dhe hileqarë me të.

Së dyti, sepse mungesa e dakordësisë brenda Koalicionit krijoi moskuptim dhe situatë shterpë mes Qeverisë së Kosovës dhe Partnerëve Ndërkombëtarë.

Megjithatë Ramushi ia doli që ti dhurojë Kosovës një standart e model demokratik të rallë në Ballkanin Perëndimor me fushatën zgjedhore që u zhvillua në Kosovë dhe me vetë proçesin zgjedhor.

Dalja nga Kryeministria me dinjitet dhe me pozitivitet e konfiguron Ramushin si njërin prej burrështetasve më me peshë në historinë e shqiptarisë.

Respekt e nderim pafund për Ramushin e shqiptarisë.

2. Fitorja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është rebelimi i heshtur i qytetarëve të Kosovës në kutitë e votimit.

Është mrekullia e demokracisë.

Jemi apo nuk jemi dakort me idetë dhe ideologjinë e Albinit, e pëlqejmë apo jo Albinin, ai tashmë është fituesi i zgjedhjeve bashkë me Vjosa Osmanin.

Ne nuk duhet të rreshtohemi me apo pa Albinin.

Ne duhet të respektojmë e ti bindemi vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshimin.

Ama, lajmi dhe kumti më i mirë që na vjen nga Kosova është NDRYSHIMI.

Populli nuk i do dhe nuk i toleron më Plaçkaxhinjtë dhe të Korruptuarit.

Kutia e votimit është fuqia e qytetarit.

Unë e kam njohur Albinin që herët.

Jemi dy njerëz krejt të ndryshëm që besojmë në dy filozofi e ideologji krejt të ndryshme.

Por alternativa e Albinit dhe e Vjosës në këto zgjedhje ka qenë kundër plaçkaxhinjve, hajnave dhe të korruptuarve.

Dhe qytetarët e nxorën fituese këtë alternativë të Albinit dhe Vjosës në shumicë të qartë.

Tani është radha e Shqipërisë.

Hajnat e Plaçkaxhinjtë do ikin.

Koha e re po thërret Kryengritjen e Heshtur në Kutitë e Votimit.

Lajmet e fundit nga