LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Murrizi: “Nuk do pranojmë asnjë lloj buzëkuqi”

9 Tetor 2019, 20:23, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Murrizi: “Nuk do pranojmë

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetar i Parlamentit, Myslim Murrizi i qenë prezent në emisionin ?Repolitix? është shprehur kategorikisht kundër dhënies së votës pro një Kodi Zgjedhor të “arnuar” nga dy të mëdhenjtë e politikës.

Duke përmendur faktin se në emër të grupit të opozitës parlamentare ai ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e sistemit, Murrizi ka ripërsëritur edhe një herë se nuk do të lëvizin nga pikat e kërkesës.

?Nuk do pranojmë asnjë lloj buzëkuqi që do ti bëhet Kodit Zgjedhor.

Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit dhe jemi të vendosur për të mos dhënë votat tona. Pa votat tona ata nuk kalojnë dot?, theksoi Murrizi./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga