Connect with Us

Nard Ndoka zbraz gojën/ “Kryeministria kap shtetin, i bën “m***n” standardeve..!”

Politikë

Nard Ndoka zbraz gojën/ “Kryeministria kap shtetin, i bën “m***n” standardeve..!”

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokristjane, Nard Ndoka, ka reaguar përsa iu përket mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka bën një krahasim të sistemit politik shqiptar me atë të Kosovës, duke mos nguruar të përdor një fjalor aspak të denjë kulturën e tij politike.

“Në Kosovë ka sistem zgjedhor të mirë, por ka edhe vullnet politik.

Në Shqipëri ka sistem zgjedhor problematik, por ka edhe vullnet të “dhjerë” politik!

LEXO EDHE:  Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi sulmon Haradinajn

Në Kosovë, Kryeministri dorëzon pushtetin për standardet; në Shqipëri, KM-ja kap shtetin dhe i bën “mutin” standardeve..!”, shkruan kryetari i PDK-së./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braçe tallet me Bashën pas artikullit të “The Times”/ “Je hapur shumë Lul”

Publikuar

-

Nga

erion brace i pergjigjet protestes se opozites

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për artikullin e gazetës britanike “The Times”, e cila ka zbuluar hetimin britanik, që ka në zemër krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës.

Braçe e pyet Bashën se çfarë po bëhet  dhe pse pse “The Times” shkruan se kryedemokrati e kaloi gjyqin me pandëshkueshmëri.

“Luli, o Luli! Ç’bëhet kështu? Pse se quajnë gjyqin tënd në Tirane këta? Dhe imagjino çfarë drejtësie kanë këta në atë ishull!”, shkruan zv.kryemninistri në rrjetet sociale.

Numri 2 i qeverisë ka publikuar një pjesë të artikullit dhe paralajmëron Lulzim Bashën se drejtësinë britanike dhe amerikane nuk e kontrollon dot njeri.

LEXO EDHE:  Mes Shqipërisë dhe PS-së/ Balla dhe Majko zgjedhin partinë

LEXO EDHE:  Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme/ Zbulohet data

“Je hapur shumë Lul, shumë, Amerikë e Britani ku drejtësinë se kontrollon dot kush!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manovra dhe akrobaci për të varrosur të shkuarën/Agron Tufa i nxjerr të palarat ish sigurimsit

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Institutit të Studimeve dhe Pasojave të Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, akuzon një prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, Xhavit Shalën se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, ndërsa këtë fakt është përpjekur vazhdimisht ta manipulojë.

Historia e ish of. të Sigurimit, Xhavit Shala, do të përbënte lëndë të lakmueshme për një roman pikaresk kriminal. Përveç “vijës së sjelljes” dhe “kombinimeve” me ish bashkëpunëtorët e tij sot, si “Studenti”, “Mboroja”, etj, ai ka hallin si t’u mbijetojë ligjeve të institucioneve demokratike. Gjithmonë i paqetë, gjumëtrazuar (siç ka qenë gjithmonë kjo shpesëri nate), ai ka kohë që ua përdredh kokën ligjeve.
Por prej një viti e ca, Xhaviti ndodhet në Labirintin e Ligjit dhe, që të mos e hajë Minotauri, ai kërkon një fill Ariadne, që të dalë së andejmi si hero.
Ja se si përpiqet Xhaviti t’ia hedhë edhe kësaj here Ligjit:

Ligji për vetingun e Policisë, automatikisht e nxjerr nga sistemi ish punëtorin operativ të Sigurimit të Shtetit, Xhavit Shala. Autoritetet që merren me vetingun e kanë marrë përgjigjen qysh prej datës 24 maj 2019 (në një ditë të lavdishme për komunistët madje). Mirëpo, për t’i rezistuar kësaj pune e për të mbajtur me thonj privilegjin që i jep rroga, e për të shkelur ligjin, Xhavit Shala ka zgjedhur një taktikë që lidhet me ligjet e shfuqizuara të kontrollit të figurës. Në atë kohë, komisioni “Bezhani”, për interes të Xhavit Shalës, kur ky u emërua drejtor i SHIK-ut Elbasan (tetor 1997), nuk mori vendim për të. Ky vendim i pëlqeu Shalës, sepse me këtë mbante vendin e punës dhe as u ndje më. Mirëpo sot, në kushtet e reja me ligjin e vetingut të Policisë, atij nuk i pëlqen më ky vendim. Për të mbajtur me thonj e me dhëmbë vendin aktual të punës, ka kërkuar vërtetimin e faktit të vendimit të komisionit “Bezhani” (pas 23 vjetësh). D.m.th. do diskutohet fakti në ka qenë apo jo oficer Sigurimi. E bukura është se padia e Xhavit Shalës, i drejtohet “gjykatëses”, pa e ditur që pas shortit, do ishte apo jo femër kjo. Dhe femër i qëlloi. Shala kërkon të dijë në është apo jo në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike, në një kohë që ligji i vetingut të policisë ndalon si oficerët e ashtu bashkëpunëtorët e Sigurimit. Shala kërkon që të vijnë dëshmitarë në gjyq, ish ministri i Rendit Publik Spartak Poçi (babain e të cilin, Dilaver Poçi, gjatë kohës së internimit, e kishte “nën kujdes” në Dumre, pikërisht Xhavit Shala), ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Veli Myftari (që ka kaluar me “veteranët” sot) dhe ish drejtori i personelit Pendeli Taçi (ish oficer Sigurimi). Për të kopsitur mirë procesin, Xhavirt Shala kërkon “marrjen e provës materiale” të praktikave të shokëve të vet ish sigurimsa të lashtë si Ilir Balili, Adriatik Muka dhe Pandi Sterjo. Paralelisht, i kërkon Autoritetit të dosjeve (pra gruas së vet) të ndërpresë “procedurat verifikuese” (muhabet shtëpie d.m.th.). Xhavit Shala dihet se është tutori i Autoritetit, i cili është kuptuar me kohë se është një vegël në duart e tij. Realisht Xhavit Shala është kryetar i Autoritetit. Kryetarja formale Genta Sula, ndjehet e pafuqishme të largojë nga funksioni Aida Shalën, gruan e Xhavitit, e cila ka siguruar monopolin e çdo material digjital (për bashkëshortin e saj). Nëse do kishte sadopak drejtësi, duhet të shohim dy veprime: largimin e Xhavit Shalës nga Policia dhe nga drejtimi i Autoritetit. Xhavit Shala nuk ndonjë formim policor. E shumta mund të ishte ndonjë instruktor partie. Dhe për këtë ka dhënë prova.

LEXO EDHE:  Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme/ Zbulohet data

LEXO EDHE:  Taksa ndaj Serbisë/ Thaçi sulmon Haradinajn

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artikulli i “The Times”/ Balla paralajmëron Bashën: Faktet e reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri

Publikuar

-

Nga

Pas artikullit të gazetës “The Times”, për kompaninë që transferoi qindra-mijëra dollarë në emër të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, ka ardhur edhe reagimi i numrit 2 të socialistëve, Taulant Ballës.

Balla deklaron se hetimi britanik, që kishte në zemër krimet e dyshuara të financimit të fushatës të Lulzim Bashës, sjell prova të reja që konfirmojnë pagesat dhe krimin.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së thotë se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, i detyrohen publikut shqiptar një përgjigje të menjëhershme.

Gjithashtu Balla ka bërë publike edhe dokumentat e publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Për ta kuptuar të plotë këtë skandal, shikojini me kujdes këto dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

“1. Kontrata e firmosur nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

LEXO EDHE:  Shqipëria, një nga vendet më të rrezikuara në botë nga përmbytjet

LEXO EDHE:  Shengeni ballkanik/ Bushati kundër Ramës: Çdo nismë që të jetë e sukseshme duhet të jetë gjithëpërfshirëse

2. Shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë:
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Deklarata ku kompania guackë Biniatta Trade deklaron se do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike:
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf”, shkruan numri 2 i PS-së në një postim në rrjetet sociale, ndërkohë paralajmëron se faktet e reja plotësojnë kushtet për një kallëzim të ri.

“The Times” për lobimin rus/ Po hetohet kompania që transferoi mijëra dollarë në emër të PD

LEXO TE PLOTE