Connect with Us

Manastirliu: Shqipëria progres në zbutjen e pabarazisë gjinore  

Sociale

Manastirliu: Shqipëria progres në zbutjen e pabarazisë gjinore  

Publikuar

-

Është mbledhur në Tiranë Forumi Rajonal për Promovimin e Implementimit të Konventës së Stambollit në Ballkanin Perendimor dhe Turqi, që bëri bashkë 120 përfaqësues të lartë të Rajonit, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, Drejtores Rajonale e UN Women për Evropën dhe Azinë Qendrore Alia El-Yassir dhe ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.

Ministrja Manastirliu u shpreh gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria ka bërë progress në zbutjen e pabarazisë gjinore, por mbetet ende shumë për të bërë për reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

“Jemi mbledhur në këtë Forum për të ndarë së bashku praktikat më të mira, ide dhe iniciativa ndërmjet të gjithë aktorëve në nivel rajonal, si hapi i duhur drejt adresimit të sfidave në arritjen e barazisë dhe drejtësisë gjinore. Qeveria e Shqipërisë e ka vendosur axhendën gjinore në qendër të politikave zhvillimore, duke ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse të fushave dhe komponentëve në të cilët janë fokusuar përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore”, tha Manastirliu.

Duke përmendur ndryshimet ligjore që janë bërë në Ligjin për Masat Ndaj Kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, Manastirliu rënditi në fjalën e saj elementët ku Shqipëria është model suksesi, duke u ndalur tek buxhetimi me bazë gjinore apo ngritja e shërbimeve të reja për gratë dhe vajzat.

LEXO EDHE:  Donald Lu: Shqipëria ka zëra kurajozë që flasin kundër dhunës ndaj gruas

“Është bërë punë e konsuderueshme në drejtim të përfshirjes së barazisë gjinore si një nga parimet themelore të sistemit buxhetor shqiptar, duke siguruar akses të barabartë në të drejta dhe mundësi për gratë dhe burrat. Janë 37 programe buxhetore ku janë përfshirë të gjithë Ministritë. Në Shqipëri ofrojmë shërbimet e plota, me synim riintegrimin e grave të dhunuara, në qendrën kombëtare të viktimave të dhunës dhe qendrën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit si dhe 3 qendra që financojmë me Fondin Social në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, për mbrojtjen e grave viktima të dhunës, si dhe qendra Lilium që ofron shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.

Forumi Rajonal për Promovimin e Implementimit të Konventës së Stambollit në Ballkanin Perendimor dhe Turqi do të zhvillojë punimet nga data 9-10 Tetor në Tiranë, me qëllim ndarjen e praktikave më të mira dhe sigurimin e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve për të përmbushur rekomandimet e Grevios, për një përgjigje të integruar për luftën kundër dhunës ndaj grave dhe zbutjen e pabarazisë gjinore në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Shërbimi Meteorologjik ushtarak parashikon që dita e sotme të jetë me reshje shiu kryesisht pas mesditës.

Problematike do të jetë era e fortë dhe stuhi ere kryesisht përgjatë bregdetit, duke sjellë det të trazuar.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek. Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet. Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.

LEXO EDHE:  Mesila Doda: Mjaft i përdoret gratë në 8 Mars për të bërë politikë!

LEXO EDHE:  Mesazhi i Bashës/ Jam me fat që mbeshtetem tek ndershmëria e grave kurajoze

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C
në vendet e ulëta: 14 / 21 °C
në vendet malore: 8 / 14 °C/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 12 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do e përmirësoni marrëdhënien ne çift. Edhe ai qe keni ne krah do ju kushtoje me tepër kohe e vëmendje. Beqaret duhet te jene modeste dhe nuk duhet te nxitohen për te joshur. Çdo gjë duhet vere ne kohen e duhur. Ne planin financiar duhet te bëni pak me shume përpjekje për ta ekuilibruar buxhetin.

DEMI 21. prill – 21. maj

Te dashuruarit do ndihen shume mire sot dhe do ndihen me gati për te hedhur hapa. Jeta për ta do marre një tjetër rrjedhe. Beqaret do jene shume te vëmendshëm ndaj personave qe do kenë pranë dhe mundet te flirtojnë me ta. Shume shpejt mund te kenë edhe ndryshime ne jetën e tyre. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte sepse ne te kundërt do keni goxha probleme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj dite do vini çdo gjë ne pune për ta përforcuar marrëdhënien me partnerin dhe pas shume përpjekjeve do ja dilni mbanë. Mbrëmja do jete me e këndshme. Beqaret ka rrezik te bien ne dashuri me një person qe nuk iu përshtatet sa duhet. Me mire te mendohen edhe pak para se te hedhin hapa. Me shpenzimet mos u nxitoni sepse situata mund t’iu përkeqësohet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do jeni shume te dashur gjate kësaj dite dhe do i sqaroni edhe disa mosmarrëveshje te vogla qe keni pasur me partnerin tuaj. Marrëdhënia me te do përmirësohet deri ne mbrëmje. Beqaret do jene entuziaste nga takimet qe do realizojnë dhe mund te ndihen gati për te hedhur hapa. Te ardhurat do përmirësohen goxha, megjithatë kjo nuk duhet t’iu shtyje te shpenzoni pafund.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Harmonia dhe kënaqësia do jete ne program gjate kësaj dite për ju te dashuruarit kështu qe shfrytëzojeni sa me shume çdo sekonde. Beqaret, sado te mundohen apo te ndihmohen nga te afërmit, nuk do arrijnë dot ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do jete disi me i stabilizuar, por ende jo ne periudhën me te mire.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite mjaft harmonike dhe e gëzueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Yjet do mendojnë për gjithçka kështu qe atyre do ju mbetet vetëm te shfrytëzojnë çdo moment. Beqaret nuk duhet te hezitojnë sot te pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse do jene mundësi shume te mira. Me shpenzimet ka rrezik te jeni shume te pamatur dhe do ju dalin shpejt probleme me te mëdha.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse jeni ne një lidhje duhet te reflektoni disa here para se te veproni sepse po filluan konfliktet dhe debatet zor se do mund ta rregulloni shpejt situatën. Beqaret mire është te mos nxitohen për asgjë sot sepse po bene gabime do kenë pasoje edhe ne te ardhmen. Saturni do ju ndihmoje mjaft ne planin financiar dhe gjendja ka për t’u përmirësuar jashtëzakonisht shume.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do ndiheni shume mire sot ju te dashuruarit dhe do kaloni momente te këndshme se bashku. Edhe nëse keni pasur disa konflikte se fundmi do i lini pas krahëve. Beqaret do njohin persona interesante ne ambiente shume te hapura dhe atje ku nuk iu kishte shkuar asnjëherë ndërmend. Gjendja e financave nuk ka për te qene e keqe sepse gjate gjithë kohës keni ditur t’i kryeni me kujdes llogarite.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Merkuri do ju mundësojë një dite te qete, te ngrohte dhe pa probleme sot ju te dashuruarve. Çdo gjë qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni mire. Beqaret sado qe te mundohen dhe çfarëdo sakrifice qe te bëjnë nuk do mund ta gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Neptuni do ua qartësojë mendimet ju te dashuruarve dhe do kërkoni falje për te gjitha gabimet qe keni bere deri me sot. Marrëdhënia me partnerin do filloje te përmirësohet tej mase. Beqaret mund te takojnë persona me te cilët mund te fillojnë një lidhje, por çdo gjë do mbetet ne dorën e tyre. Me menaxhimin e financave duhet te jeni me serioze dhe nuk duhet te hidhni hapa te gabuara.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Kjo e sotmja ka për te qene një dite shume e qete për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret do kërkojnë dashuriçka kalimtare ne mënyrë qe te përjetojnë sa me shume kënaqësi dhe emocione. Ne planin financiar nuk do jeni me shume fat kështu qe me mire te mos rrezikoni asgjë.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite e mbushur me momente te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni me tepër kohe me atë qe keni ne krah dhe do zbuloni edhe ane te tjera te adhurueshme te karakterit te tij. Beqaret duhet te jene me serioze kur te joshin. Plutoni do ju ndihmoje ta konsolidoni situatën financiare. Do jeni me te kujdesshëm me shpenzimet dhe me strikte se me pare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Syri i Çimit kapet prapë duke gënjyer/ Ardit Gjebrea i nxjerr bojën

Publikuar

-

Nga

Portali “Syri.net” botoi ditën e sotme një artikull  ku shkruante se Ardit Gjebra do të merrte një shumë të majme parash, prej 180 mijë eurosh për realizimin e tre këngëve të cilat do i këndonte në inagurimin e stadiumit të ri “Arenës Kombëtare”.

Konkretisht në portalin “Syri.net” shkruhej se “përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit, plot 180 mijë euro.”, por lajmi u fshi më vonë.

Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe vetë Gjebrea, i cili duke hedhur poshtë lajmin shkruan në rrjetet sociale: “Hajde, hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund të më telefononte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin…”.

LEXO EDHE:  Video-Ekskluzive/ Terrori i Policisë së Veliajt, ja si duan të “burgosin” gazetarin

LEXO EDHE:  Detajet e reja/Kush dhe pse e sulmoi Ana Verushin?

Kjo nuk është hera e parë që portali i Çimit kapet mat duke gënjyer. Mjafton të kujtojmë lajmin e fundit me tërmetin në Tiranë./CNA.al

LEXO TE PLOTE