Connect with Us

Lotët e krokodilit të Ramës, për gratë e dhunuara

Politikë

Lotët e krokodilit të Ramës, për gratë e dhunuara

Publikuar

-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili foli sot në lidhje me gratë e dhunuara dhe tha se do të duhet një ligj që i mbron të në gjitha aspektet.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi e quan Ramën hipokrit dhe mashtrues.

“Kur flet për ndershmëri, për drejtësi dhe për solidaritet, Edi Rama është hipokriti numër 1. Kur të gjitha bashkë lidhen me gratë, ai është një mashtrues i rëndomtë, i cili në vend që të vendosë shtetin në shërbim të grave të pambrojtura e të dhunuara, frymëzon dhunë.

Edi Rama qan me lotë krokodili për gratë, pasi qeveria e tij nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës së Parlamentit për mbrojtjen e grave.”-deklaron ndër të tjera Vokshi.

Më tej, ai thekson se dy vjet pas propozimit dhe miratimit në Kuvend të rezolutës për masat kundër dhunës në familje, nuk është bërë asgjë.

LEXO EDHE:  Vokshi sulmon Ramën/ Prapambetja është e ardhmja që ndërton

“Nuk është miratuar asnjë politikë favorizuese dhe asnjë institucion nuk ka zbatuar asnjë pikë të rezolutës. Në ndryshim nga dy vjet më parë, gjendja është përkeqësuar, dhuna në familje ka bilanc lufte.

Studimi i OSBE zbilon se 67% e grave në Shqipëri ose 959 mijë gra, pësojnë një formë dhune. Thënë ndryshe, janë mbi 2600 raste dhune ne ditë, ku rreth 1800 raste mbeten të padenoncuara, pasi mekanizmi i referimit të dhunës në familje është shkatërruar, sepse institucionet shtetërore nuk mbrojnë gratë, por dhunuesit, kriminelët, trafikantët apo familjarët e deputetëve te Ramës.

Rama, ky dhunues i pashembullt i të drejtave të grave, ky shkaktar për situatën e rëndë të grave e të dhunës në familje, duhet të izolohet për të shpëtuar edhe ato pak liri që u kanë ngelur shqiptarëve, përfshi edhe të drejtën e fjalës apo lirinë e medias, që futet së shpejti në gijotinë.”-u shpreh Vokshi./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Cili është mesazhi që i ka çuar Rama-Bashës?!

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Respekt për të huajt, por s’mund të na shajnë motrat dhe nënat”/ Nuk përmbahet Klevis Balliu

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar “JO-në” që mori Shqipëria për çeljen e negociatave.

Teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, Balliu theksoi se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Sa të jetë Edi Rama nuk hapen negociatat dhe këtë ia kam thënë dhe kolegëve të mi që lëvizin në çdo cep të Europës. Nuk e ka fajin Macrom për inkriminimin e shtetit.

Rama duhet të japë dorëheqjen se është një kryeministër i kapur nga krimi i organizuar. Moshapja e negociatave është një fatkeqësi kombëtare dhe fajin e ka vetëm ky njeri. Përgjegjësi kryesor dhe i vetëm është vetëm Edi Rama.

Aksioni i opozitës ka qenë deri tani tejet i fortë me sakrifica të jashtëzakonshme. Ne s’kemi plan të mbëjmë pas. Rama bën mirë të dorëhiqet ndryshe do të hiqet njësoj si janë hequr kryeministra të tjerë në botën perendimore.

Kjo qeveri kishte vetëm për të hapur negociatat dhe kishte vetëm 4 kushte, ky i bëri 9 kushte.”, theksoi Balliu.

LEXO EDHE:  “Tregjet nuk përfshihen në TVSH”/ Zyrtari i lartë nxjerr bllof kryeministrin Rama

LEXO EDHE:  Cili është mesazhi që i ka çuar Rama-Bashës?!

Duke vijuar më tej, Balliu foli dhe për protestën e banorëve të “Astirit” si dhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt.

“Si u bllokonka rruga kur Erion Veliaj bën vrap, e nuk u bllonka kur qytetarët protestojnë për të mbrojtur shtëpiat e tyre!

Ajo është një zonë tejet e nxehtë! Erion Veliaj në muajin e dytë, bëri një takim fallco me qytetarë fallco në bashki dhe thoshte se këta janë banorët e unazës. Unë ftoj komunitetin ndërkombëtarë të vijnë dhe të flasin me ata banorë.”

Lidhur me deklaratat e Borchardt, Balliu u shpreh se ai ishtë një gjest shumë i ulët dhe peticioni do të vijojë.

“Ai ishte një gjest shumë i ulët dhe i turpshëm. Një gjest prej militanit të Partisë Socialiste. Peticioni ka shkuar me qindra dhe do të vijojë. Ne kemi shumë respekt për të huajt por jo të vini të na shani motrat dhe nënat.”, u shpreh Balliu në  “Mbrëmja në ABC”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Protestë kundër Gent Ibrahimit!”/ Spartak Ngjela sulmon kreun e KLP

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka bërë thirrje që kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi të largohet nga posti që mban.

Sipas Ngjelës SPAK duhet ngritur sa më shpejt e për këtë duhet larguar Ibrahimi, i cili sipas tij është ndaluesi barbar i vijimit të Reformës në Drejtësi.

Reagimi i plotë

A dëshiron politika perëndimore, sidomos politika amerikane, ta ketë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor partnere shekullore?

Që ta realizojë këtë, duhet të ketë ashpërsi për strukturimin e SPAK, sepse me anë të funksionimit të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duhet të largojë nga drejtimi korrupsionin Berisha, Rama, Meta. Që të tre janë kundër interesit kombëtar dhe politikës amerikane në këtë zonë.

LEXO EDHE:  Rama prezanton projektin për rrugën e Arbrit/ Jo më ëndërr shekullore

LEXO EDHE:  Cili është mesazhi që i ka çuar Rama-Bashës?!

Kurse, shqiptarët që po presin me padurim Reformën në Drejtësi, duhet të bashkohen për të zhbllokuar ecurinë faktike të Reformës në Drejtësi.

Për këtë arsye, duhet të organizohet e të izolohet me protestë të gjallë Gent Ibrahimin, ndaluesi barbar i vijimit të Reformës në Drejtësi.
Korrupsioni i lartë shtetëror tani, këtu, te ky individ, i ka varur shpresat.
Gent Ibrahimi duhet flakur nga posti i kryetarit të KLP! Madje, që të hënën.
Duhet realisht organizim kundër qenies së tij në postin që ka./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE