Connect with Us

Kryemadhi plas “bombën”/ Jam përgjuar nga Saimir Tahiri

Politikë

Kryemadhi plas “bombën”/ Jam përgjuar nga Saimir Tahiri

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në Syri Tv, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, teksa tha se me urdhër të tij është përgjuar.

“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit IMSI capcher hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri.

Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët.

LEXO EDHE:  Tahiri përuron Zyrën e Shërbimit Unik për Qytetarët në Komisariatin nr.1

Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama.Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus”, tha Kryemadhi, ndërsa shtoi se edhe tani po bëhen përgjime./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Armiqtë e Lulit, aleatët e Dashit e Mediut

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh, aleatët pa vota të Lulzim Bashës kanë hedhur idenë e një koalicioni më të madh.

Ftesën e parë e bëri Dashamir Shehi, i cili sipas të dhënave zgjedhore në Shqipëri ku votojnë 1.5 milion banorë nuk mbledh dot asnjë furgon me vota në çdo bashki, dhe më shumë se deputet aleat, është deputet i PD-së, i fshehur pas listave të saj.

I dyti që nxitoi është Fatmir Mediu, i cili nga viti 2005, ka katër mandate deputet nga PD-ja, dhe Partinë Republikane e ka katandisur në një qerre që shëtit pa asnjë votë në fushat e politikës dhe më pas idesë i janë bashkëngjitur edhe aleatët e djeshëm të Ramës, të cilët janë si puna e kurtizanëve në politikë.

Që opinioni të jetë i qartë dhe të kuptojë gjithçka ka vetëm një fakt. Ata personazhe politikë që kërkon ti fusë në “kurth” Luli nëpërmjet palo aleatëve të tij, nuk kanë dalë nga PD-ja sepse nuk u zgjodhën në forume, dhe se i sulmoi Dashi apo Mediu, por sepse Lulzim Basha dhe “kaçakët” e tij të Republikës së re i sulmuan, i akuzuan dhe anatemuan. I mënjanuan, i larguan, i fyen dhe i braktisën.

Nuk i rikandiduan, nuk u vlerësuan. U akuzuan edhe si aleatë të Ramës, nga Lulzim Basha dhe “arnet” e tij politikë.

Elita e PD-së, senatorët e saj u “pushkatuan” pa gjyq publikisht. I vetmi ndryshim me Enverin është se nuk iu futën plumbin. Edhe e gjitha ishte një skenar i Lulzim Bashës personalisht. I mbështetur nga këshilltarët mizerabël dhe një staf sharlatanësh që sot kërkojnë me manovrat e tyre si një grup i strukturuar kriminal, t’i bashkohen pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Dorëzimi i mandatit nga Tahiri/ Kush është miku i Zaganit që “zbuloi” skemën mafioze?

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë me 28 janar?

Elita e PD-së, është dhe mbetet elita e PD-së. Ajo nuk mund të jetë instrument i “veglave” të papuna si Mediu dhe Dash Shehi. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ata janë askushi.Gjithçka e kanë përfituar duke kërcënuar Partinë Demokratike.

Gjithçka ndodhi në PD e ideoi dhe e zbatoi Lulzim Basha. Përgjegjësi i vetëm është ai. Tani nuk ka pse fshihet pas gotave me raki të Dashit, apo “barutit” të Fatmir Mediut. Sepse sërish po tregon se nuk është politikan dhe ende gjithçka po bën e ka thjeshtë fasadë dhe jo një akt politik, që sjell bashkimin e PD-së.

PD-në e shpartalloi Luli dhe mbi ngrehinat e saj, aleatët ngritën pushtetin e tyre politik dhe kërkojnë sërish gjithçka, thjeshtë dhe vetëm për të pasur karrigen e deputetit. Por, në fund të tunelit ka një dritë. Dorëheqja e Bashës, duket se zgjidh gjithçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimet në zgjedhje/ Opozita propozon moratorium për gjyqtarët

Publikuar

-

Nga

Grupi politik i Reformës Zgjedhore wshtw mbledhur sot për të diskutuar një nga çështjet kryesore të procesit zgjedhor, ankimimet në gjykatë. Mësohet se opozita ka paraqitur një draft ligjor, që synon zbatimin e rekomandimit prioritar të ODIHR-it për këtë çështje, duke nxjerrë jashtë presionit të vetingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit.

Në zbatim të ketij rekomandimi, opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor.

PD dhe opozita propozojnë që vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpërndarja e parlamentit/ Gjata sqaron “ngërçin” Rama-Meta

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka folur për përplasjen qeveri-presidencë.

Sipas Gjatës përplasja është vetëm mes Metës dhe Ramës.
“Është thjeshtë përplasje me kryeministrin. Sot në kushte që kemi ardhur kemi një kryeministër dhe asgjë tjetër. Kjo është situata dhe kemi një përplasje që anon si e drejtë kushtetuese nga ana e Presidentit. Gjithçka është kundër Edi Ramës sot dhe ai thotë aq më keq për ta unë do vazhdoj rrugën time. Kemi një kryeministër, opozitën jashtë parlamemtit reale, por si insitucione kemi një President kundër Kryeministrit. Kemi edhe një kategori mediash, gazetarësh të cilët po i qendrojnë kryeministrit Kryeministri merr një ligj ku i heq detyrën kushtetuese betimin e gjyqatarëve te Presidenti. A mendoni se kjo është zgjidhje e drejtë? E vlerëson Gjykata Kushtetuese. Atëherë stop kryeministër, të bëhet gjykata dhe ta diskutojumë”, tha Gjata në studion e Abc News.

Lidhur me shpërndarjen e Parlamentit të paralajmëruar në fakt edhe nga Meta, Gjata shprehet: “Thamë kemi një Parlament që nuk ekziston dhe formalisht Presidenti thotë i përgjigjem me dekret asaj që ka ndodhur de fakto dhe e bëj de juro. Ajo që Presidenti shpërndan Parlamentin është kompetencë kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE