Connect with Us

Kruma, monitorim 24 orë me kamera dixhitale

Kronika

Kruma, monitorim 24 orë me kamera dixhitale

Publikuar

-

Qyteti i Krumës tashmë do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale.

Sistemi i monitorimit u përuarua sot në Komisariatin e Policisë Has, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë  dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.

Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë ivestim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit. Kuçana ka falënderuar sipërmarrësin Qarri dhe ka ftuar gjithë biznesmenët  e qarkut që të mbështesin Policinë për të ndërtuar  sisteme sigurie efikase në të mirë të  komunitetit.

Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska dhe Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina, në shenjë falënderimi i dhanë Certifikat Mirënjohjeje financuesit të projektit z. Myrteza Qarri, i cili kontribuoi për qytetin e tij.

Në fjalën e tij Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska ka theksuar se ky kontribut është një tregues i nivelit shumë të mirë të bashkëpunimit të strukturave policore me komunitetin e këtij Qarku.

“Përdorimi me efektivitet i sistemit të vëzhgimit me kamera të qytetit të Krumës do të kontribuojë ndjeshëm në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për identifikimin e autorëve të veprave të ndryshme penale apo shkeljeve të ligjit.

Po kështu ky sistem do të kontribuojë edhe në monitorimin e  veprimtarisë së shërbimeve të strukturave të rendit publik dhe të Pollicisë Rrugore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve policore ndaj qytetarëve.

Strukturat e DVP Kukës janë të angazhuara për përmirësimin e vazhdueshëm të treguesve në fushën e rendit publik, duke bërë të mundur rritjen e nivelit të sigurisë në të gjithë Qarkun e Kukësit. Por ne jemi të vetëdijshëm se ky nivel sigurie në Qarkun e Kukësit nuk do të ishte arritur nga strukturat e DVP Kukës, pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetarët e Bashkive Kukës,

Has dhe Tropojë, institucionet e tjera shtetërore, si dhe nga qytetarët, për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme që shqetësojnë komunitetin.

Përdorimi i një sistemi sigurie me kamera vëzhgimi është vija e parë e mbrojtjes kundër çdo aktiviteti kriminal ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe mundëson reduktimin në maksimum të veprave penale dhe shkeljeve të ligjit.

Kështu, me anë të sistemit të kamerave të vëzhgimit në qytetin e Kukësit është arritur që gjatë tre muajve në këtë qytet të evidentohet vetëm një vepër penale e vjedhjes, autori i së cilës është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, si dhe të identifikohen autorët e dy aksidenteve rrugore, të cilët u larguan nga vendngjarja.

Në kuadër të implementimit të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike” po bashkëpunojmë me subjektet publike e private, veprimtaria e të cilave përbën burim rreziku të shtuar për sigurinë, për pajisjen e objekteve me kamera sigurie, me synim zbulimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, në mbrojtje të pronës, jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është arritur që të pajisen me kamera sigurie 113 objekte të ndryshme në Qarkun e Kukësit, të cilat kanë gjithsej 1092 kamera, ndërsa në Bashkinë e Hasit janë pajisur me kamera sigurie 30 objekte të ndryshme.

Megjithë rezultatet e arritura në fushën e rendit publik nga strukturat e DVP Kukës, vlerësojmë se punonjësit e policisë duhet të përmirësojnë në vazhdimësi kulturën dhe etikën e komunikimit, si dhe cilësinë e shërbimeve policore që ofrojnë ndaj qytetarëve.

Në përfundim, ju siguroj se strukturat e DVP Kukës do të vijojnë punën për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese, organet e qeverisjes vendore dhe komunitetin, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e sigurisë së përbashkët, për të parandaluar veprimtarinë kriminale dhe garantuar rendin publik në Qarkun e Kukësit”m ka theksuar ai./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishin kthyer në tmerrin e korçarëve/ Arrestohen 2 hajdutët, 1 tjetër në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Banesat”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:
• K.I, 28 vjeç, (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”),
• K.S, 26 vjeç,
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
• A.K, 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
• T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.
Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.
Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon pse heshti policia pas operacionit në Nikël

Shtetasit K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.
Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vodhën një makinë dhe qarkullonin pa patentë/ Arrestohen 2 vlonjatë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar dytë rinj pasi në bashkëpunim me njëritjetrin kanë vjedhur automjetin Fiat në pronësi të T.N.

Në pranga u vunë shtetasit, J.D., 31 vjeç dhe Sh.H., 21 vjeç, me banim në Vlorë.

Të dy këta persona janë kapur në në kryqëzimin e “Kalit të Trojës” bashkë me mjetin e vjedhur.
Të dy të arrestuarit nuk ishin të pajisur me leje drejtimi përkatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 15 kg kanabis/ Në kërkim kryeplaku i fshatit

Publikuar

-

Nga

Policia e Skraparit ka sekuestruar 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim kryetari i fshatit, poseduesi i lëndës narkotike.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi D. H. posedonte lëndë narkotike, u ushtrua kontroll në banesën dhe magazinën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një armë gjahu teke.

LEXO EDHE:  Qarkullonte me armë, drogë dhe 2.7 milionë me vete/ Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasit D. H., 42 vjeç, kryetar i fshatit Barç, Çorovodë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

LEXO TE PLOTE