Connect with Us

Kruma, monitorim 24 orë me kamera dixhitale

Kronika

Kruma, monitorim 24 orë me kamera dixhitale

Publikuar

-

Qyteti i Krumës tashmë do të monitorohet 24 orë me kamera dixhitale.

Sistemi i monitorimit u përuarua sot në Komisariatin e Policisë Has, ku të pranishëm ishin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë  dhe të Komisariateve të tre rretheve, Kryetari i Bashkisë Has dhe drejtues të organeve ligjzbatuese në Qark.

Prefekti i Qarkut Zenel Kuçana e ka cilësuar si mjaft të rëndësishëm këtë ivestim që do shërbejnë në rritjen e parametrave të sigurisë dhe ka theksuar se tre muaj më parë ka përfunduar instalimi i kamerave dixhitale në qytetin e Kukësit dhe brenda vitit do të përfundojë dhe në qytetin e Bajram Currit. Kuçana ka falënderuar sipërmarrësin Qarri dhe ka ftuar gjithë biznesmenët  e qarkut që të mbështesin Policinë për të ndërtuar  sisteme sigurie efikase në të mirë të  komunitetit.

Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska dhe Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina, në shenjë falënderimi i dhanë Certifikat Mirënjohjeje financuesit të projektit z. Myrteza Qarri, i cili kontribuoi për qytetin e tij.

Në fjalën e tij Drejtori i DVP Kukës Drejtues Zef Laska ka theksuar se ky kontribut është një tregues i nivelit shumë të mirë të bashkëpunimit të strukturave policore me komunitetin e këtij Qarku.

“Përdorimi me efektivitet i sistemit të vëzhgimit me kamera të qytetit të Krumës do të kontribuojë ndjeshëm në krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për identifikimin e autorëve të veprave të ndryshme penale apo shkeljeve të ligjit.

Po kështu ky sistem do të kontribuojë edhe në monitorimin e  veprimtarisë së shërbimeve të strukturave të rendit publik dhe të Pollicisë Rrugore, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve policore ndaj qytetarëve.

Strukturat e DVP Kukës janë të angazhuara për përmirësimin e vazhdueshëm të treguesve në fushën e rendit publik, duke bërë të mundur rritjen e nivelit të sigurisë në të gjithë Qarkun e Kukësit. Por ne jemi të vetëdijshëm se ky nivel sigurie në Qarkun e Kukësit nuk do të ishte arritur nga strukturat e DVP Kukës, pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Prefekti i Qarkut Kukës, Kryetarët e Bashkive Kukës,

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

Has dhe Tropojë, institucionet e tjera shtetërore, si dhe nga qytetarët, për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme që shqetësojnë komunitetin.

Përdorimi i një sistemi sigurie me kamera vëzhgimi është vija e parë e mbrojtjes kundër çdo aktiviteti kriminal ndaj jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe mundëson reduktimin në maksimum të veprave penale dhe shkeljeve të ligjit.

Kështu, me anë të sistemit të kamerave të vëzhgimit në qytetin e Kukësit është arritur që gjatë tre muajve në këtë qytet të evidentohet vetëm një vepër penale e vjedhjes, autori i së cilës është identifikuar nëpërmjet kamerave të sigurisë, si dhe të identifikohen autorët e dy aksidenteve rrugore, të cilët u larguan nga vendngjarja.

Në kuadër të implementimit të ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike” po bashkëpunojmë me subjektet publike e private, veprimtaria e të cilave përbën burim rreziku të shtuar për sigurinë, për pajisjen e objekteve me kamera sigurie, me synim zbulimin, parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale, në mbrojtje të pronës, jetës së qytetarëve dhe garantimin e sigurisë publike.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi është arritur që të pajisen me kamera sigurie 113 objekte të ndryshme në Qarkun e Kukësit, të cilat kanë gjithsej 1092 kamera, ndërsa në Bashkinë e Hasit janë pajisur me kamera sigurie 30 objekte të ndryshme.

Megjithë rezultatet e arritura në fushën e rendit publik nga strukturat e DVP Kukës, vlerësojmë se punonjësit e policisë duhet të përmirësojnë në vazhdimësi kulturën dhe etikën e komunikimit, si dhe cilësinë e shërbimeve policore që ofrojnë ndaj qytetarëve.

Në përfundim, ju siguroj se strukturat e DVP Kukës do të vijojnë punën për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese, organet e qeverisjes vendore dhe komunitetin, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e sigurisë së përbashkët, për të parandaluar veprimtarinë kriminale dhe garantuar rendin publik në Qarkun e Kukësit”m ka theksuar ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Çështja “Babale”/ Prokuroria jep pretencën, Salianji të shpallet fajtor

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar sot seanca gjyqësore në lidhje me çështjen “Babale”, ku prokuroria ka dhënë pretencën për tre të akuzuarit për kallëzim të rremë.

Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji.

Për Albert Veliun është kërkuar 3 vite e gjashtë muaj burg, ndërsa për Fredi Alizotin organi i akuzës ka kërkuar 3 vite burg.

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë/ Ja, prova që mund të çojë në zbulimin e autorëve

LEXO EDHE:  Durres, nje italian ne prangat e Policise, kanosi bashkefshatarin

Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin u kërkua 1 vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gara për kreun e SPAK/ Zbulohet kandidatura e dytë

Publikuar

-

Nga

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Një tjetër kandidat ka dorëzuar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke shprehur interesin për të marrë detyrën e kreut të SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion).

KLP bën të ditur se kandidatura e dytë për drejtues të SPAK, është Edvin Kondili.

Sipas KLP, kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Gjykata i dënon me vendim të formës së prerë, vazhdojnë punën normalisht

Kujtojmë këtu se sot paraqiti kërkesën për kandidat për kreun e SPAK, edhe Arben Kraja.

LEXO TE PLOTE