Connect with Us

Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 303 vendvotimeve, zbulohet shkaku

Kosova & Rajoni

Kosovë/ KQZ vendos për rinumërimin e 303 vendvotimeve, zbulohet shkaku

Publikuar

-

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur për rinumërimin e votave në 303 vendvotime, në të cilat mendohet se ka patur gabime teknike në formularët e votimit.

Vendimi u ndërmor me rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit të votave, pas një takimi midis përfaqësuesit të QNR’së, Burim Ahmetaj, dhe anëtarëve  të KQZ’së. Pas këtij takimi, kryetarja e KQZ-së ra dakord për rinumërimin e votave, duke shtuar se ka patur një gabim teknik i shtypjes së formularëve.

‘ …ka patur shumë formularë të shtypur gabim. Subjektit të parë të renditur në fletë votim i ka munguar rubrika, gjë që ka sjellë dhe votimin gabim apo jo për subjektin politik që votuesi ka dashur të votojë. Sipas rekomandimeve të ardhura, KQZ ka vendosur që të rinumërohen 303 vendvotime”, ka thënë Daka.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë, mesazh për Edi Ramën

Kujtojmë se pak ditë më parë tre parti politike, PDK, Nisma dhe AKR, ishin ndër të parat të cilat kërkuan një rinumërim të votave duke pretenduar  për një proces jo të rregullt numërimi në disa vendvotime./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “miniShengen ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Takimi i fundit u mbajt me 10.11 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me të gjithë liderët e Ballkanit, por pa praninë e Kosovës. Në këtë inciativë Kosova refuzon të marrë pjesë, duke e cilësuar si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke sqaruar mospjesëmarrjen e tij në takimin e Ohrit, jep argumentet e vetaj.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë presidenti Thaçi në reagimin e tij për “Dojçe Welle”.

Ai sqaron se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave, por sipas Presidentit “Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”.

Kundër iniciativës për një “mini-Shengen ballkanik”, apo siç po interpretohet në Kosovë “Unioni Doganor i Shteteve të Ballkanit”, është shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti kjo që pritet të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës. Isa Mustafa, ngre pyetjen se “në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të mini-Shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

LEXO EDHE:  Skenaret e mundshme për qeverinë e re të Kosovës/ Parashikime për pas 6 tetorit

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ zbardh të dhënat zyrtare: Ja sa qytetarë votuan deri në orën 15:00

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetërorë të Kosovës”, thotë po për “DW”,Isa Mustafa. Sipas tij, Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

“Marrëveshja e mini-Shengenit lindi, kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshje të tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me të gjatë me të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, thotë Isa Mustafa, për të cilin: “politikat e mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia”…

  
LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ PZAP pranon ankesën e Nismës, kërkon rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve

Publikuar

-

Nga

Shpallja e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duket se nuk i ka mbyllur këtu debatet për çështjen e zgjedhjeve në Kosovë. Disa subjekte politike dhe kandidatë për deputet kanë vijuar me paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), referuar numërimit të votave.

Mësohet se, PZAP ka pranuar rreth 53 ankesa konkrete, nga të cilat për 52 prej tyre ka vendosur që të urdhërojë KQZ për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

LEXO EDHE:  Analisti amerikan vlerëson mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Flet eksperti gjerman: Asgjë nuk mund të parashikohet

Ndërkaq lidhur me ankesën e parashtruar nga koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. Po ashtu, bëhet me dije se rreth 23 ankesa janë cilësuar si të pasafatshme dhe të palejuara, ndërsa 25 të tjera janë refuzuar si të pabazuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Media amerikane raporton takimin/ Pesë vende të Ballkanit Perëndimor për Shengenin Ballkanik në Ohër

Publikuar

-

Nga

 Drejtuesit e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk e fshehin kënaqësinë nga nisma për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërkohë që Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi duhet ta shqyrtojnë nismën, e cila po njihet si një miniShengen Ballkanik, raporton radioja”Zeri i Amerikës. Sipas të cilës:

Kryeministri maqedonas Zaev e quajti një ëndërr të qytetarëve të vendit të tij për një Ballkan modern të shekullit 21.

“Hapëm një nismë apo plan aksional që nxjerr në pah një Ballkan më ndryshe nga ai që e njohim”, tha ai.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili foli më gjatë se të gjithë të tjerët, i hodhi poshtë akuzat që vijnë sidomos nga Kosova se nisma po e ringjall Jugosllavinë. Ai tha se nuk është ideja që Ballkani Perëndimor të ndahet por të përfshihet i gjithi në këtë nismë që ka synimin e vetëm lëvizjen e lirë të njerëzve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai e quajti nismën si vullnet të brendshëm dhe jo patronazhim nga jashtë.

Zoti Rama pret që Kosova të përfshihet si e barabartë në këtë proces:

Kryeministri Rama vlerëson se Kosova kësaj radhe nuk është penguar nga askush por është vetëpërjashtuar.

Kryeministri shqiptar tha se shprehja “Mini Shengen” nuk ishte e përshtatshme por se duhej quajtur si Shengeni i Ballkanit Perëndimor.

Presidenti serb Aleksanar Vuçiç ndjehet krenar për arritjen e marrëveshjes “për një sërë gjërash të rëndësishme”. Është i bindur se për një periudhë prej më pak se një vit e gjysmë investimet në rajon do të ngriten dukshëm në të tre vendet.

“Mua gjatë fushatës zgjedhore më fajësonin ekspertët dhe rivalët politik se me ndërtimin e autostradës nga Nishi për në Prishtinë po ndërtokam autostradë për Shqipërinë e Madhe; Dhe në zgjedhje, këto njerëz që flsinin kështu morën njëmbëdhjetë herë më pak vota se sa unë”, tha ai. Presidenti serb shtoi se “nuk ka rëndësi se kush ju sulmon por rëndësi ka se çfarë mendon populli. Këtu – tha ai, – nuk ka asfarë Jugosllavie por vetëm një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë në një ambient normal dhe të qetë dhe jo një ambient të konflikteve dhe urrejtjes”.

“A kemi rrugë tjetër?”, – pyeti zoti Vuçiç duke u përgjigjur se nuk ka dhe duke theksuar se po bën gjithçka për një jetë më të mirë të shtetasve serb që për rrjedhojë, sipas tij ,do të rezultojë me një jetë më të mirë pë të gjithë në rajon.

“Mua më thonë se po krijoj Shqipërinë e Madhe. Natyrisht, kam mendime krejt të kundërta me Edi Ramën mbi çështjen e Kosovës dhe njëqind herë i kam thënë edhe në Shqipëri edhe tjetër kund dhe nuk kemi asnjë problem për këtë: do ta zgjidhim problemin me anë të dialogut me shqiptarët në Kosovë dhe dihet vendi për këtë”, u shpreh Vuçiç.

LEXO EDHE:  “Kosova votoi shpresën”/ Astrit Patozi: Sistemi politik në Shqipëri ka falimentuar

LEXO EDHE:  Habit 106-vjeçarja/ Apel politikës dhe votuesve

Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina kanë kërkuar kohë që të bëjnë vlerësime lidhur me nismën,

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës Denis Zvizdiç tha se “Ne në BeH nuk kemi konsensus për këtë nismë apo nuk kemi një qëndrim të prerë dhe do të duhet që institucionet e Bosnjë e Hercegovinës, siç është Këshilli i Ministrave apo Presidenca të njihen zyrtarisht me përmbajtjen e nismës dhe me beneficionet e pritshme prej saj”.

Ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi Dragica Sekuliç tha se vendi i saj në thelb beson në ndërlidhjen rajonale dhe beson në nismat ekzistuese dhe se ka mjaft potencial të pashfrytëzuar. Por la të kuptohej se Podgorica do ta marrë në shqyrtim në nivel ekspertësh dhe institucionesh edhe këtë nismë sikur se nismat tjera.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur të shtunen se ka refuzuar pjesëmarrjen për disa arsye: “Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj nisme. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thekson Presidenti Thaçi.

Ndërkaq, zyrtarët e lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor thanë se vendet e tyre nuk kanë alternativa të tjera përpos integrimit në Bashkimin Evropian.

Plani, sipas drejtuesve ballkanikë, parasheh që kufijt të punojnë 24 orë, gjatë gjithë javës dhe lëvizje të lirë vetëm me kartë identiteti për të gjithë qytetarët e rajonit.

Deklarata thekson bashkëpunimin, angazhimin e përbashkët dhe heqjen e të gjitha barrierave ndaj lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, si kontribut për qytetarët e të gjitha vendeve të rajonit në realizimin e synimit për anëtarësim të plotë në BE.

Takimi i Ohrit pason atë të Novi Sadit në Serbi më 10 tetor.

Në takimin e Ohrit morën pjesë edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe të Bankës Botërore, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të Bankës Evropiane e Investimeve.

Mbledhja e radhës do të mbahet më 21 dhjetor në Durrës ku pritet të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i i ri i lartë i Bashkimit Evropian Xhozef Borel.

LEXO TE PLOTE