Connect with Us

Kompanitë celularë/ AKEP do kalojë në “sitë” cilësinë e shërbimit për tre operatorët

Sociale

Kompanitë celularë/ AKEP do kalojë në “sitë” cilësinë e shërbimit për tre operatorët

Publikuar

-

Tre kompanitë celulare në vend do të testohen për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë tek konsumatori. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njoftoi se po kërkon aktualisht operatorin që do të udhëheqë fushatën e monitorimit për cilësinë e shërbimit për gjithë territorin e Shqipërisë dhe që më pas do të hartojë dokumentin përkatës. Referuar specifikimeve teknike AKEP nënvizon se matjet do të kryhen për dy aspekte që është ajo e thirrjeve telefonike si dhe shërbimit me internet.

“Matjet duhet të jenë për të gjitha teknologjitë që janë të autorizuara nga AKEP ( 2G/3G /4G). Thirrjet me zë do kryhen sipas metodës M2M, pra në lëvizshmeri të plotë. Për data, telefonat duhet të kenë kapacitet matës për teknologjinë 4G CA (duke përfshirë të paktën 3(tre) brezat e autorizuar nga AKEP 800/1800/2600 MHz). Rrjeti i preferuar të jetë 4G. Thirrjet me zë të jenë në 4G/ CSFB dhe në 2G/3G në varësi të strategjisë që ka zgjedhur secili operator” thuhet në dokumentin e AKEP.

Zgjedhja e qyteteve sqarohet se do të jetë bazuar në ndarjen administrative të Republikës së Shqipërisë.  Kështu testet duhet të kryhen në lëvizshmëri (Drive Test) dhe duhet të përfshijnë gjithë zonat urbane dhe ato jo urbane, kurse testet për thirrje dhe data do të ekzekutohen në të njëjtën kohë për secilin operator duke përfshirë të gjithë rrugën që kryhet.

LEXO EDHE:  “Urdhëri për portalet antikushtetues dhe antiligjor”/ PD letër AKEP-it

Në një nga ndarjet e dokumentit AKEP nënvizon se do të ketë një vëmendje edhe tek zonat turistike për cilësinë e shërbimeve ku në fokus do të jenë zona si Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Vlora, Riviera, Valbona, Vermoshi, Thethi, Lura, Llogaraja, Dardha, Voskopoja.

Matja në akset rrugore në lëvizje do të përqendrohet në disa të tillë si Tiranë–Korçë-Kapshticë, Tiranë-Shkodër-Vermosh, Tiranë-Vlorë-Sarandë, Tiranë-Gjirokastër-Kakavijë, Gjirokastër-Sarandë-Konispol, Tiranë-Kukës-Morinë, Kukës-Pukë-Shkodër, Kukës-Peshkopi-Burrel-Milot, Kukës-Has-Tropojë.

AKEP parashikon që të ketë gati dokumentin 120 ditë pas nënshkrimit të kontratës me operatorin fitues ndërkohë që të dhënat e përfituara do të publikohen në faqen e internetit ku çdo klient mund të shohë se ku qëndron kompania që ai merr shërbimin në raport me të tjerat specifikisht për zonën e tij të interesit./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

12 km për një certifikatë! Skandali në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Mbi 10 mijë banorë të Balldrenit të Lezhës, u duhet të bëjnë afro 12 km për të marrë një certifikatë, apo një tjetër shërbim nga Zyra e Gjendjes Civile.

Atyre u duhet të udhëtojnë drejt Blinishtit, pasi Zyra e Gjendjes Civile është mbyllur tashme prej një muaji. Shkak për këtë është bërë dalja në pension të punonjëses, ndërkohë që Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Brendshme, ende nuk e kanë miratuar zëvëndësuesen e re.

Kjo situatë, ka sjellë shqetësime tek banorët, pasi e gjithë zona duhet të presë që të vijë një zëvëndësuese nga një fshat tjetër.

LEXO EDHE:  Shqipëria fillon testimin e internetit 5 G

LEXO EDHE:  Vendimi që fut në dhe të 187 bizneset e internetit

Administratori i Balldrenit Sandër Marashi, shprehet se instancat shtetërore duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi është e papërballueshme të udhëtosh 12 km apo të presësh një herë në jave për një certifikatë.

Në realitet është e mbyllur për 4 ditë sepse ditën e premte vjen një e zyrës së Blinishtit. Ditën e premte kryhen nevojat e qytetarëve. Në realitet krijon problem pasi ka njerëz që kërkojnë shërbimin për sa i përket disa certifikatave. Ish punonjësja ka dal në pension dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i saj“, shprehet Marashi për Shqiptarja.com.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasurimi i liqeneve me peshk, hidhen 300 mijë rasate krapi në Prespë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin e liqeneve të vendit me rasate peshku. Ndalesën e radhës ministri Bledi ÇuÇi e bëri në liqenin e Prespës, ku nisi procesi i hedhjes së rreth 300 mijë rasateve të krapit.

“Sot jemi në liqenin e Prespës ku do të hedhim rreth 300 mijë rasate të krapit, i cili është një krap specifik për ujërat e këtij liqeni. Ky rasat është përgatitur në qendrën që ne kemi këtu. Kjo është një sasi e konsiderueshme për liqenin. Rasati këtu është më i rritur sepse ka nevojë të jetë më i formuar. Besoj se me këtë sasi kemi një pasurim të konsiderueshëm të liqenit. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për peshkatarët. Liqeni i Prespës është model përsa i përket menaxhimit nga Organizata e Peshkatarëve. Nuk ka pothuajse fare gjueti të paligjshme të peshkut”, tha ministri Çuçi.

LEXO EDHE:  Shqipëria fillon testimin e internetit 5 G

LEXO EDHE:  “Publikoni NIPT-in në faqe”/ Pas "listës së zezë", reagon AKEP

Gjatë këtij viti zënia e krapit në liqenin e Prespës është rritur ndjeshëm, duke kapur sasinë rreth 100 kuintalë tregojnë peshkatarët. Javë më parë ministri Çuçi ishte i pranishëm edhe në liqenet e Ohrit dhe Fierzës, ku nisi gjithashtu pasurimi me rasate korani e krapi. Në liqenin e Ohrit sivjet është hedhur sasia më e madhe ndonjëherë; mbi 1.5 milionë rasate korani, ndërsa në Fierzë rreth 160 mijë rasate krapi. Ministria e Bujqësisë do të vijojë mbështetjen për peshkimin, si një prej sektorëve me rritjen më të madhe në vend.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bankat blejnë valutë/ Euro kërcen në nivelin më të lartë në 9 muaj

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë.

Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin.

Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së përbashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.

LEXO EDHE:  “Urdhëri për portalet antikushtetues dhe antiligjor”/ PD letër AKEP-it

LEXO EDHE:  Jep dorehëqjen kreu i AKEP/ Në vend të tij emërohet gruaja e gjyqtarit

Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që sot u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.

Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes.

Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar./Monitor

LEXO TE PLOTE