Kronika
Kishte dalë me leje nga burgu/ Arratiset 29-vjeçari

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Rrogozhinës. Mësohet se i dënuari, i identifikuar si Fatjon Bushgjoka kishte marrë leje, por nuk u kthye më për të vuajtur dënimin. Burime bëjnë me dije se Bushgjokës i mbaronte afati i lejes në orën 11:00 të ditës së sotme.
Nga të dhënat paraprake mësohet se Bushgjoka ishte një person i dënuar për grabitje me dhunë. Policia është vënë në kërkim të 29-vjeçarit. Ndërkohë bëhet me dije se Bushgjokës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj kohë për të përfunduar dënimin e tij./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Makina ku humbi jetën 5-vjeçari, drejtohej nga gjyshja
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku humbi jetën një 5-vjeçar. Mësohet...

Çështja “Babale”/ Prokuroria jep pretencën, Salianji të shpallet fajtor
Në Gjykatën Penale të Tiranës është zhvilluar sot seanca gjyqësore në lidhje me çështjen “Babale”, ku prokuroria ka dhënë pretencën për tre të akuzuarit për...