Connect with Us

Kërkesa për koalicion bashkëqeverisës/ Vjosa Osmani i përgjigjet Albin Kurtit

Kosova & Rajoni

Kërkesa për koalicion bashkëqeverisës/ Vjosa Osmani i përgjigjet Albin Kurtit

Publikuar

-

Vjosa Osmani e LDK-së , i është përgjigjur publikisht kërkesës së kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti për bashkëqeverisje.

Vjosa Osmani ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit ka treguar që qeverinë e ardhshme duhet ta udhëheqin partitë që kanë qenë deri dje në opozitë, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Po ashtu ajo thekson se tashmë e vetmja sfidë përpara është arritja e këtij koalicioni, gjithmonë në interes të Republikës së Kosovës.

Kjo deklaratë e Osmanit vjen edhe pas deklarimeve të Albin Kurtit që nëse nuk arrihet koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës atëherë vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

Mesazhi i plotë:

Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

LEXO EDHE:  Kurti: Shqiptarët në Maqedoni janë shqiptarë nën Maqedoni

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

E juaja,

Vjosa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Tërmeti godet Greqinë/ Lëkundje të njëpasnjëshme alarmojnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë, të shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kretë, në zonën Agios Nikolaos, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Tërmeti është ndjerë në orën 05:05 të mëngjesit të sotëm dhe ka qenë 11 km në juglindje të Zakros, me një thellësi fokale 15 km.

LEXO EDHE:  Demarkacioni/ LDK deklaron votën e deputetëve të vet në seancën e nesërme

LEXO EDHE:  Kush janë dy zhvillimet pozitive dhe gabimet, sipas Albin Kurtit

Tërmeti është ndjerë në të gjithë rajonin, si dhe në ishujt e afërt, Kasos dhe Karpathos.

Pas 21 minutash, dhe konkretisht në 5:26, ka ndodhur një tërmet i dytë me magnitudë 3.7, i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit të dytë ishte 43 kilometra në juglindje të Zakros dhe thellësia 10 kilometra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vuçiç kërkon kompromis me Kosovën pa e njohur si shtet/Si kundërpërgjigjet Thaçi

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u është kundërpërgjigjur deklaratave të Aleksandër Vuçiçit i cili thotë se Serbia është e gatshme për një kompromis me Kosovën, por pa e njohur si atë si shtet.

Sipas Thaçit, deklarata të tilla janë thjesht provokime, dhe ai vetë shprehet se në tryezën e dialogut dy shtetet mund të ulen vetëm duke e njohur njëri tjetrin si të barabarta.

“Mesazhet nga Beogradi që duhet të kemi një kompromis pa njohje të Republikës së Kosovës janë provokime. Pavarësia e Kosovës është një kompromis. Dialogu është i mundur bazuar në një parim: Dy shtetet duhet të njohin njëra-tjetrën si fqinj të barabartë, që lëvizin drejt integrimit në familjen Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Demarkacioni/ LDK deklaron votën e deputetëve të vet në seancën e nesërme

LEXO EDHE:  Miku i ngushtë i Rroshit, tenton të vrasë kreun e FRPD në Kavajë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në Greqi dha një intervistë për gazetën e njohur greke “Kathimerini”, ku foli për çështjen e gjetjes së një zgjidhjeje finale me Kosovën. Ai gjithashtu bëri një koment sa i takon idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve.

Vuçiç tha se janë të gatshëm të negociojnë për gjetjen e një zgjidhje kompromisi, por sipas tij njohja e Kosovës nuk mund të ndodhë. I pyetur rreth idesë së korrigjimit të kufijve si zgjidhje e mundshme për ngërçin me Kosovën, Vuçiç u përgjigj gjithashtu me një pyetje. “Cilët kufij do të diskutohen, atë të njohur nga Kina, Rusia, Greqia e Spanja, apo ata të njohur nga Franca e Gjermania?”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Peter Handke shpallet person “non grata” në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka shpallur person non-grata në Kosovë, shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cili mori çmimin NOBEL në letërsi për këtë vit.

Pacolli  shkruar se këtë vendim e ka marrë pasi Handke ka mohuar krimet e kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit madje ka dalë në mbështetje të tij.

LEXO EDHE:  Kush janë dy zhvillimet pozitive dhe gabimet, sipas Albin Kurtit

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ PDK pranon humbjen

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbeshtetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli në reagimin e tij në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE