Connect with Us

“Ikja e trurit”/ Banka Botërore jep alarmin

Ekonomi

“Ikja e trurit”/ Banka Botërore jep alarmin

Publikuar

-

Emigrimi i intelektualëve shqiptar është në fokus të një studimi të Bankës Botërore, shifrat e të cilit janë alarmante. Kështu referuar të dhënave rezulton se rreth 40 % e shtetasve shqiptarë që largohen nga vendi për të emigruar në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, rezulton të kenë kryer studimet universitare. Kjo e dhënë shqetësuese që tregon për avancimin e ikjes së “trurit”, është publikuar në raportin e fundit të Bankës Botërore (BB).

Kjo dukuri është në fakt e përbashkët kryesisht për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të një pjese të Evropës Lindore, ku të ardhurat për frymë janë shumë të ulëta. Kështu, personat me arsim të lartë përbëjnë 55% të numrit total të emigrantëve nga Bosnja dhe Hercegovina, më shumë se 40% të emigrantëve nga Armenia dhe Letonia dhe afro 40% të emigrantëve nga Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Republika Kirkize, Kazakistani, Rumania dhe Taxhikistani.

Arsyet për të emigruar janë të shumëfishta dhe përfshijnë motivimin për të  fituar paga më të larta, mundësi për avancim profesional, kushte të mira të punës dhe potenciali për një të ardhme më të mirë për anëtarët e familjes.
Nga ana tjetër, sipas raportit punësimi në Shqipëri është paradoksalisht në rritje, edhe pse varfëria mbetet e lartë pasi 34.6% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5dollarë në ditë.

Megjithatë, ritmet e punësimit kanë qenë të ngadalta, duke bër që treguesit e varfërisë të mbeten në vend-numëro. Ndërkohë, papunësiau ul me 11.5 për qind në çerekun e dytë të 2019. Pagat reale u rritën me 3.3 për qind mesatarisht, kryesisht në shërbime (tregti dhe transport, dhe sektorë të turizmit).

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Shqipëria rrezikon të bëhet një çmendinë

Raporti i Bankës Botërore mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore pohon se përqindja e emigrantëve është rritur vrullshëm gjatë katër dekadave të fundit, ku një në çdo tre emigrantë në botë tashmë largohet në një vend pritës evropian.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

610 mln euro të fshehura/ Shqipëria në prag falimenti

Publikuar

-

Nga

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka tronditur financat e vendit, pasi ka nxjerrë në pah gropën ekonomike dhe manipulimin që ka bërë qeveria shqiptare për të mbuluar borxhin real.

Mbi raportin e Buxhetin Faktik për 2018-ën, KLSH ka treguar haptazi skandalin e shthurjes financiare, e cila rrezikon që të çojë ekonominë e vendit në kolaps.
Duke dashur që të mbulojnë borxhin publik, financat kanë fshehur detyrimet e prapambetura dhe borxhet e tjera, të cilat arrijnë deri në 610 milion euro.

Skemat e ndjekura deri tani nga qeveria, kanë çuar në greminë ekonominë e vendit, duke lejuar që borxhi publik të kapë shifra alarmante.

Sipas raportit të KLSH-së, qeveria është treguar e paaftë që të paguajë detyrimet e saj, ndërkohë që financat janë dobësuar. Por edhe PPP-të, të cilat janë konsideruar si një arritje nga Rama, janë një rrezik për rrënimin e ekonomisë dhe për rritjen e borxhit publik.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se nësë borxhi publik do të llogaritej në bazë të raportit të KLSH-së, atëherëe ai do të ishte 81%.

LEXO EDHE:  Raporti i Eurostat/ Shqiptarët me më pak makina për banorë në Europë

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Shqipëria rrezikon të bëhet një çmendinë

Fshehja e borxhit real nga ana e qeverisë na kujton skenarin grek, ku financat e shtetit helen ishin dobësuar deri në kolaps, ndërkohë që shifrat e paraqitura nga qeveria tregonin një tjetër situatë.

Sa i takon detyrimeve të prapambetura, KLSH shprehet se Ministria e Financave nuk tregon shifrat e sakta, por i mbulon ato.

“Në konkluzion konstatojmë se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit”- thuhet në raport.

Ndërkohë që në lidhje me këtë skandal, më herët reagoi dhe Partia Demokratike, ku përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, u shpreh se çdo shqiptar duhet të paguajnë 200 euro për të mbuluar borxhin e Ramës.

Sipas opozitës joparlamentare, borxhi i fshehur është një këmbanë alarmi për rrënimin e ekonomisë së vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

FMN ‘shkund’ Ramën: S’ke rritje, por rënie të ekonomisë!

Publikuar

-

Nga

Ekonomia shqiptare po rrudhet dhe po shkon drejt greminës. Edhe pse kryeministri i vendit, Edi Rama, ‘betohet’ për një rritje të ekonomisë së vendit, duket se financat kanë marrë një tjetër ‘shuplakë’ nga ndërkombëtarët.

Pas Bankës Botërore, ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është shprehur pesimist në lidhje me rritjen e ekonomisë shqiptare. Në raportin e tyre për vitin 2019 të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”, FMN-ja, pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ndërkohë që pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë. Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

LEXO EDHE:  Punët e bujqësisë i kanë ngelur grave/ Shqiptarët më të keq paguarit në rajon 

LEXO EDHE:  "Ora e Tokës"/ Fiken dritat për 60 minuta, bashkohet edhe Shqipëria

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Nobel-i” në ekonomi/ Fitues kontributorët kundër varfërisë globale

Publikuar

-

Nga

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave njoftoi të hënën se çmimi i Nobelit në ekonomi iu dha amerikanit me origjinë indiane Abhijit Banerjee, francezo-amerikanes Esther Duflo dhe amerikanit Michael Kremer.

Esther Duflo bëhet gruaja e dytë që fiton Nobelin për këtë fushë, transmeton VOA.

Sipas akademisë tre ekonomistët kanë ofruar një qasje të re për të luftuar varfërinë, duke u përqëndruar në çështje si përmirësimi i shëndetit të fëmijëve apo arsimi.

LEXO EDHE:  Bizneset në shitje/ Shqipëria kryeson në Europën Juglindore

LEXO EDHE:  Financial Times/ Shqipëria, një nga vendet më të mira turistike

“Si rezultat i drejtpërdrejtë i një prej studimeve të tyre, më shumë se pesë milionë fëmijë indianë kanë përfituar nga programet efektive të mësimdhënies. Një shembull tjetër janë subvencionet e mëdha për kujdesin shëndetësor parandaluestë cilat janë prezantuar në shumë vende”, thanë anëtarët e akademisë.

Vlera e çmimit llogaritet në rreth 915.00 dollarë.

LEXO TE PLOTE