LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit/ Greku përfundon në spital

9 Tetor 2019, 09:32, Kronika CNA
I dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit/ Greku përfundon në spital

Ka përfunduar në spital shtetasi grek, Efthymiou Efthymious, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në 29 janar të vitit 2018.

Mësohet se 41-vjeçari, Efthymious u shoqërua nga paraburgimi në spital, me dy autoblinda.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Efthymiou Efthymious, i cili u dërgua me urgjencë në spital.

Kujtojmë se Devi Kasmi u qëllua poshtë shtëpisë së tij në rrugën ?Kongresi i Manastirit?, dhe autori i dyshuar i vrasjes është greku Efthymiou Efthymious.

Dyshohet se vrasja e Devi Kasmit u organizua nga një grup kriminal, dhe për vdekjen e tij u paguan shuma të mëdha parash./ CNA.al

Lajmet e fundit nga