Connect with Us

Horoskopi i ditës, 9 tetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 9 tetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh me se miri me partnerin dhe nuk do e mbani me kokën pas për te shkuarën e hidhur. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin. Jeta për ta do ndryshoje njëherë e mire. Financat do përmirësohen goxha fale Uranit qe do ua ndriçojë mendimet.

DEMI 21. prill – 21. maj

Çiftet mund te kenë edhe debate te vogla gjate kësaj dite dhe nuk do mund te dashurohen me aq pasion sa me pare. Beqaret nga ana tjetër do jene më me fat ne dashuri dhe mund te takojnë personin e tyre te ëndërrove. E gjithë dita do jete si përrallë. Te ardhurat do fillojnë te përmirësohen goxha fale përkujdesit te treguar se fundmi dhe masave strikte qe keni marre. Bravo edhe për durimin.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete goxha i tensionuar sot. Mund te kapeni edhe për gjera elementare me partnerin dhe do e ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret do e kenë disi me te vështirë gjetjen e personit te duhur, megjithatë nuk duhet te dorëzohen menjëherë. Financat nuk do jene te këqija. Mundohuni t’i organizoni me mire dhe do siguroni edhe te ardhmen.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e mbushur me shume vështirësi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe shpesh do ndiheni te trishtuar. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe nuk duhet te dalin me këdo qe do i ftoje. Financat do jene te mbrojtura fale Plutonit. Ai do ju beje te jeni edhe me te logjikshëm dhe me te kursyer me shpenzimet.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Te dashuruarit do mendojnë se nuk do e shfrytëzojnë sa duhet jetën e tyre dhe do mendojnë te bëjnë diçka ndryshe sot. Te gjitha kushtet do jene te favorshme. Beqaret do vazhdojnë ta vuajnë vetminë dhe do mërziten kur te shohin gjithë miqtë e tyre me dike ne krah. Për te përmirësuar financat do jeni te gatshëm te bëni çdo lloj sakrifice dhe ne fund do ja dilni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Sot duhet te merrni masa strikte ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta përmirësoni sa me pare marrëdhënien ne çift. Nëse lejoni qe persona te trete te ndërhyjnë gjithçka e bukur qe ishte krijuar deri me sot do shkatërrohet. Beqaret do ndiejnë shume për një person qe sapo e kane takuar dhe do ndihen gati te hedhin çdo hap me te. Shpenzimet është mire qe t’i kufizoni sa me tepër.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Ju te dashuruarit do përkujdeseni tej mase për atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia mes jush do behet me e bukur dhe me emocionuese se me pare. Beqaret do kenë shume adhurues dhe persona qe do i joshin, por do fiksohen pas një personi te heshtur dhe serioz. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini çfarë hapsh te hidhni qe situata te mbetet nen kontroll.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Komunikimi dhe dialogu do ju nxjerre nga çdo vështirësi gjate kësaj dite ju te dashuruarve. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do kërkoni falje. Beqaret do fillojnë një lidhje e cila do ua ndryshoje me te vërtetë gjithë rrjedhën e jetës. Gjera me te bukura do ndodhin sot e tutje. buxheti do mbetet i mire nëse shqezoni me kujdes dhe mendoni gjithmonë edhe për te ardhmen.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi dhe Marsi nuk do jene aspak te favorshëm për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, përkundrazi ata mund te nxisin edhe konflikte mes jush dhe partnerit. Beqaret nuk do jene ne ditën e tyre më me fat kështu qe me mire te merren me diçka tjetër ne mënyrë qe te mos mërziten nga vetmia. Financat do ekuilibrohen disi, por serish nuk rekomandohen investime te tejskajshme.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Beni thjesht ato qe do ju duken me te arsyeshme dhe lërini gjerat te rrjedhin natyrshëm. Beqaret nga ana tjetër do kenë takime fantastike dhe entuziazmi do i pushtoje gjithë kohës. Ne planin financiar po i organizuar gjerat mire do ju dalin paratë edhe për shpenzimet e domosdoshme edhe për disa gjera qejfi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Te dashuruarit duhet te mundohen te mbajnë larg tundimin sepse përndryshe mund te shkatërrojnë gjithçka qe kane ndërtuar. Ne mbrëmje mund te ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël. Beqaret do jene me te favorizuar gjate kësaj dite. Ata do joshin dhe do joshen ne te njëjtën kohe. Shpenzimet kryejini te mire llogaritura ne mënyrë qe te mos keni probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume me realiste sot ju te dashuruarit dhe do i hidhni me kujdes hapat. Partneri nuk do jete ne humorin me te mire te mundshëm kështu qe duhet te toleroni pak me tepër. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak do e presin. Financat nuk do jene te këqija. Po u treguat me te matur, me te organizuar dhe me te arsyeshëm gjendja do përmirësohet edhe me shume.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

12 km për një certifikatë! Skandali në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Mbi 10 mijë banorë të Balldrenit të Lezhës, u duhet të bëjnë afro 12 km për të marrë një certifikatë, apo një tjetër shërbim nga Zyra e Gjendjes Civile.

Atyre u duhet të udhëtojnë drejt Blinishtit, pasi Zyra e Gjendjes Civile është mbyllur tashme prej një muaji. Shkak për këtë është bërë dalja në pension të punonjëses, ndërkohë që Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Brendshme, ende nuk e kanë miratuar zëvëndësuesen e re.

Kjo situatë, ka sjellë shqetësime tek banorët, pasi e gjithë zona duhet të presë që të vijë një zëvëndësuese nga një fshat tjetër.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 maj 2018

Administratori i Balldrenit Sandër Marashi, shprehet se instancat shtetërore duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi është e papërballueshme të udhëtosh 12 km apo të presësh një herë në jave për një certifikatë.

Në realitet është e mbyllur për 4 ditë sepse ditën e premte vjen një e zyrës së Blinishtit. Ditën e premte kryhen nevojat e qytetarëve. Në realitet krijon problem pasi ka njerëz që kërkojnë shërbimin për sa i përket disa certifikatave. Ish punonjësja ka dal në pension dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i saj“, shprehet Marashi për Shqiptarja.com.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasurimi i liqeneve me peshk, hidhen 300 mijë rasate krapi në Prespë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin e liqeneve të vendit me rasate peshku. Ndalesën e radhës ministri Bledi ÇuÇi e bëri në liqenin e Prespës, ku nisi procesi i hedhjes së rreth 300 mijë rasateve të krapit.

“Sot jemi në liqenin e Prespës ku do të hedhim rreth 300 mijë rasate të krapit, i cili është një krap specifik për ujërat e këtij liqeni. Ky rasat është përgatitur në qendrën që ne kemi këtu. Kjo është një sasi e konsiderueshme për liqenin. Rasati këtu është më i rritur sepse ka nevojë të jetë më i formuar. Besoj se me këtë sasi kemi një pasurim të konsiderueshëm të liqenit. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për peshkatarët. Liqeni i Prespës është model përsa i përket menaxhimit nga Organizata e Peshkatarëve. Nuk ka pothuajse fare gjueti të paligjshme të peshkut”, tha ministri Çuçi.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 tetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 25 maj 2018

Gjatë këtij viti zënia e krapit në liqenin e Prespës është rritur ndjeshëm, duke kapur sasinë rreth 100 kuintalë tregojnë peshkatarët. Javë më parë ministri Çuçi ishte i pranishëm edhe në liqenet e Ohrit dhe Fierzës, ku nisi gjithashtu pasurimi me rasate korani e krapi. Në liqenin e Ohrit sivjet është hedhur sasia më e madhe ndonjëherë; mbi 1.5 milionë rasate korani, ndërsa në Fierzë rreth 160 mijë rasate krapi. Ministria e Bujqësisë do të vijojë mbështetjen për peshkimin, si një prej sektorëve me rritjen më të madhe në vend.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bankat blejnë valutë/ Euro kërcen në nivelin më të lartë në 9 muaj

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë.

Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin.

Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së përbashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 27 maj 2019

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 4 nëntor 2018

Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që sot u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.

Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes.

Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar./Monitor

LEXO TE PLOTE