LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet i pajetë në mjet/ Policia, detaje mbi vdekjen e 38-vjeçarit

9 Tetor 2019, 15:30, Kronika CNA
Gjendet i pajetë në mjet/ Policia, detaje mbi vdekjen e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të pazakonta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën ?Mustafa Matohiti?. Mësohet se 38-vjeçari me iniciale R.B., u gjet pa shenja jete në automjetin e tij tip ?BMW?.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërkohë bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak./CNA.al

Lajmet e fundit nga