Connect with Us

Do të jetë apo jo Kryeministër?/ Ja si përgjigjet Albin Kurti

Politikë

Do të jetë apo jo Kryeministër?/ Ja si përgjigjet Albin Kurti

Publikuar

-

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme ka folur për tryezën e bisedimeve që do të zhvillohet ditën e nesërme midis Vetëvendosjes dhe LDK, duke sqaruar edhe nëse do të jetë ai kryeministër i vendit.

“LDK ka pranuar për një marrëveshje. Ditën e nesërme do të kemi një takim unë dhe nënkryetari i LVV, profesor Besnik Beslimi, dhe nga ana e LDK-së do të jetë profesor Isa Mustafa dhe kandidatja e LDK-së zonja Vjosa Osmani. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë me njëri tjetrin. Kemi qenë bashkë në opozitë dhe tashmë do të jemi edhe në qeverisje.

Posti kryeministror nuk mund të jetë objekt bisedimi gjatë takimit të nesërm, pasi kjo është diçka që e vendos populli me shumicë votash. Dhe personi që do të qeverisi është gjithmon i subjektit politik që ka më shumë vota. Po ashtu, nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, subjekti që fiton mandatin do të dekretohet nga presidenti për të formuar qeverinë e re, një maxhorancë të re. Në rastin tonë është Lëvizja Vetëvendosje dhe unë. Ose Vetëvendosja drejton qeverinë, përkatësisht unë kryeministër ose shkojmë në zgjedhje të reja.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Parti të lodhura”/ Manjani sulmon Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ylli Manjani ka zhvlerësuar marrëveshjen e djeshme për refomën zgjedhore.

Sipas të njëjtit nuk bëhet fjalë për diçka serioze sa të meritojë vëmendje publike.

Më tej ai ka shpjeguar edhe pesë arsyet se përse e konsideron të tillë.
“Si pari ajo nuk është një marrëveshje e nivelit të lartë politik. Në atë tryezë vetëm Petrit Vasili ishte mbajtës i një funksioni të lartë partiak i partisë së tretë elektorale në vend. Të tjerët jo.

Së dyti ajo tryezë nuk konfirmoi asgjë që s’dihej. Pas kushteve të Bundestag palët ishin ulur edhe më parë në tryezën e reformës zgjedhore.

Së treti nuk pamë ndonjë tekst të shkruar e aq më pak ndonjë sistem garancish që ta bëjnë marrëveshjen e detyrueshme. Pra partitë mund të vijojnë rregullisht axhendat e tyre, pa qenë të detyruara të ndjekin një tryezë të tillë.

Së katërti Damianin nuk e shpëtoi nga hetimi për dosjen 184, ulja në tryezë me opozitën, por Prokuroria që degradoi provat e hetimit dhe të gjithë çështjen.

LEXO EDHE:  Provokon Daçiç/ “E kam ditur se kush do t’i fitonte zgjedhjet në Kosovë”

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Albin Kurtit/ “Do t’u konfiskojmë pasuritë oligarkëve”

Së pesti askush nuk priste ndonjë reformë të thellë, por arna të sistemit aktual të votimit.

Së fundi kjo marrëveshje as i heq e as i ngre pikë elektorale partive të lodhura e të shkëputura nga realiteti”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Sipas tij, ajo që nuk gëlltitet dot, të paktën me aq info sa kemi, është ngulja e idesë që do bëhen zgjedhje të parakohshme.

“Kjo përderisa nuk dihet dhe s’është dakoetësuar nuk ka pse thuhet”, përfundon ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Jozefina Topalli ironizon Lulzim Bashën me këngën e Sanremos

Publikuar

-

Nga

Jozefina-Topalli flet para mediave

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka ironzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas vendimit të tij për t’u ulur në tryezë me qeverinë, edhe pse pa u plotësuar asnjë nga kushtet e opozitës dhe gjithçka e kryer si një tradhëti e Lulit ndaj militantëve dhe pazar i tij me Ramën.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli ka publikuar këngën “Soldi”, (Para), këngë me të  është prezantuar në Sanremo 2019. Luli në fakt PD e ka përdorur thjesht dhe vetëm për pasurim dhe interesat klienteliste të tij dhe familjes.

“Më thoni nëse keni menduar vetëm për para”- është një pjesë e tekstit të kengës së publikuar nga Topalli, duke i drejtuar kështu një mesazh ironizues kreut të PD-së, pas pazareve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi për reformën zgjedhore/ Korab Lita: Marrëveshja ishte e parapërgartitur 

Publikuar

-

Nga

korab lita

Deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita, ka komentuar takimin e djeshëm për reformën zgjedhore.

Sipas të njëjtit, marrëveshja ishte e parapërgatitur nga dy palët politike kryesore.

“Parimisht jemi dakord për çdo lloj marrëveshje në të mirë të qytetarët”, ka thënë ai.

Lita është njëri nga 6 deputetët, të cilët një ditë më parë kanë dorëzuar propozimet për reformën zgjedhore në Komisionin e Posaçëm Parlamentarë./CNA.al

LEXO TE PLOTE