LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dialogu Kosovë-Serbi/ I dërguari i Trump porosi Thaçit, zbardhen detajet

9 Tetor 2019, 14:58, Kosova & Bota CNA
Dialogu Kosovë-Serbi/ I dërguari i Trump porosi Thaçit,

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar më herët një takim me ambasadorin Richard Grenell, Përfaqësues i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka falënderuar  Grenell për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Kosovës.

?Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën?, u shpreh presidenti Thaçi duke shtuar se ?kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e marrëveshjes së paqes me Serbinë?.

Grenell është shfaqur optimist për gjetjen e një marrëveshje midis midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thekson se një gjë e tillë do të kontribonte jo vetëm në mirëqënien dhe rritjen ekonomike të dy vendeve, por edhe të gjithë Rajonit.

Po ashtu, Presidenti Thaçi ka shprehur gadishmërinë për gjetjen enjë zgjidhje konstruktive e cila do t?i hapte rrugë zhvillimit, duke shtuar se ?pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese?.

Pjesë e këtij dialogu midis Përfaqësuesi Special të Trump,  Richard Grenell dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka shprehur entuziazmin e tij për të punuar me krerët e shtetit , në arritjen e paqes dhe prosperitetit në Kosovë.

?I dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe liderët tjerë të Kosovës për të ndihmuar në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon?, ka shkruar Kosnett në ?Twitter?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga