Connect with Us

Deputeti Murrizi e thotë troç: PD-PS, pazare në kurriz të shqiptarëve

Politikë

Deputeti Murrizi e thotë troç: PD-PS, pazare në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, njëherësh dhe zvendëskryetar i Parlamentit, ka goditur fortë dy forcat kryesore politike, PD-PS, duke i akuzuar se bëjnë pazare të ndyra në kurriz të shqiptarëve. Pazare që do tu kushtojnë pasi tashmë ka ardhur një tjetër “usta”

“Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur “usta” tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri.  Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje. Nesër deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, artikuloi deputeti Murrizi./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“U dend me të ngrena e të pira hoteleve të luksit në Bejrut”/ Taulant Kopliku i nxjerr bojën Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Gazetari Taulant Kopliku i është kundërpërgjigjur “heroizmave” të ministrit Sandër Lleshja për shpëtimin e Alvin Berishës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ministri Lleshja ka vetëmarrë meritat duke u shprehur se shpëtimi i Alvinit ishte iniciativë e shtetit Shqiptar ndërsa prezencën e tij atje e justofikoi se ishte për të mbështetur oficerët e tij.

Por pas këtyre deklaratave, gazetari Kopliku nuk e ka kursyer Lleshajn duket i nxjerrë të palarat e qëndrimit në Bejrut.

“Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.
Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.
Vetem dy gjera te vogla do te thoja.
Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.
Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se “asht marre”.
Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.
Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se “fitores” se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem.

Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.” Shkruan Kopliku në reagimin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kthimi i Alvinit në shtëpi/ Gazetarët italian rrëfejnë historinë

Publikuar

-

Nga

Gjatë Open udhëtoi drejt Italisë për të takuar Alvin dhe familjen e tij. Përpara takimin me familjen e 11 vjeçarit Open takoi gazetarët e Le Iene të cilët e bënë të madhe këtë histori.

“Jemi përlotur të gjithë. Kush nuk qan nga ajo që pamë atje. Ishte shumë e vështirë sepse duhet të dimë se ai vend është akoma në luftë”- tha gazetari i “Le Iene” Osvaldo.

“Ju keni një jetë që jeni gazetar. Si ishte për ju kjo histori?”, e pyeti Eni Vasili.

“Historia e Alvinit është si një tatuazh i qetë që ngelet në lëkurë. Kemi parë që ai është ambjetuar menjëherë. Të bashkosh një familje, të shpëtosh një jetë është diçka e madhe”, është përgjigjur Osvaldo.

Edhe kolegu i tij, Luigi Pelazza, foli për “Open” lidhur me historinë e Alvin Berishës.

“Kush ka bërë më shumë në misionin e shpëtimit të Alvinit?”, u pyet Pelazza.

“Presioni ndaj qeverisë italiane ka qenë i madh. Një rol të madh ka luajtur ambasadori Italian në Liban, qeveria siriane, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë-Hëna siriane. Edhe qeveria shqiptare ka luajtur rol sepse Alvin është shtetas shqiptar”, tha Pelazza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Censura në media/ Rama shtyn përpara projektligjet kontraverse

Publikuar

-

Nga

Kuvendi i Shqipërisë pritet të fillojë të martën shqyrtimin e projektligjeve kontroverse të njohura si “paketa anti-shpifje”, për të cilat organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare të lirisë së shprehjes kanë paralajmëruar se rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë nga një vend me demokraci hibride, në një vend jodemokratik.

Versioni i fundit i projektligjit, një kopje e së cilit disponohet nga BIRN, synon të transformojë Autoritetin e Medias Audiovizive në një Autoritet të Medias Shqiptare dhe ligjin që deri më sot ka licencuar televizionet kombëtare dhe lokale në ligj “për shërbimet e medias”.

Në mënyrë unike në botën demokratike, qeveria shqiptare ka vendosur t’i japë fuqinë për të mbikëqyrur median online një zyre të quajtur “Këshilli i Ankesave” pranë AMA-s, e cila merr gjithashtu të drejtën për vendosur gjoba deri në 2 milionë lekë si dhe për të cenuar integritetin e mediave online, duke instaluar në faqet e tyre njoftime të llojit “pop up”, kur ky këshill gjykon se media online ka shkelur ligjin.

Projektligji i qeverisë synon të rregullojë edhe parimet etike, të tilla si e drejta e përgjigjes, ndërkohë që vendimet e Këshillit të Ankesave parashikohet të shfaqen gjithashtu në formën e një dritareje të njohur teknikisht si pop up, që u hapet automatikisht përdoruesve kur vizitojnë faqen e internetit.

Ndryshe nga draftet e mëparshme, qeveria duket se ka kënaqur kritikat e OSBE-së përmes vendosjes së një paragrafi në projektligj ku parashikohet se “vendimet e AMA-s mund të kundërshtohen në Gjykatën e Tiranës”.

Megjithatë, ankimet në gjykatë nuk mund të pezullojnë ekzekutimin e vendimit të Këshillit të Ankesave. Sipas projektligjit, gjobat e vendosura bëhen menjëherë të ekzekutueshme.

Ligj unik në botën demokratike

Në rast se do të miratohet, Shqipëria do të bëhet vendi i parë në botën demokratike që krijon një regjim kontrolli administrativ mbi median në internet. Deri më sot, në botën demokratike është pranuar rregullimi i tregut të medias audiovizuale për shkak të përdorimit nga ana e televizioneve ose radiove, të frekuencave televizive, të cilat janë nën pronësi publike.

Edhe në këtë rast, mbikëqyrja është kufizuar te aspektet e komunikimeve me karakter tregtar dhe jo në botën e lajmit dhe informacionit. Në asnjë vend të botës demokratike dhe në asnjë vend anëtar të Bashkimit Europian nuk ka ndonjë ligj që vendos nën mbikëqyrje median në internet në shkallën e propozuar nga qeveria shqiptare.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rreth një vit që flirton me idenë e krijimit të një sistemi mbikëqyrjeje, gjobitjeje dhe kontrolli teknik të medias online me supozimin e shpallur se synon të “disiplinojë” median online. Në draftin që po diskutohet aktualisht vërehet një rritje e masës së gjobës të parashikuar në dy variantet e mëparshme.

Projektligjet e qeverisë “Rama” kanë marrë kritika të ashpra nga komuniteti i gazetarëve si dhe nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka kritikuar ato në dy raste, në të cilat theksoi se përqasja në Bashkimin Europian është vetërregullimi i medias dhe jo mbikëqyrja.

E drejta për t’u ankuar

Etika në media zakonisht u kërkon gazetarëve që t’i japin palës së prekur nga një akuzë të drejtën për të folur mbi këtë akuzë, ndërsa në ligjin aktual për Median Audiovizive, në nenin 53, [link] parashikohet si kërkesë ndaj televizioneve dhe radiove publikimi i një ankese nga një individ i prekur nga një lajm, por ligji ekzistues nuk parashikon sanksione në rast se televizionet ose radiot refuzojnë të publikojnë përgjigjen.

Ndryshe nga ligji ekzistues, propozimi aktual i Ramës është që autoriteti i medias të vendosë gjoba deri në 800 mijë lekë bazuar mbi këtë parim të etikës./Reporter.al

LEXO TE PLOTE