Connect with Us

Çfarë synojnë 9 kushtet e Merkelit?/ Avokat Ngjela kryqëzon Ramën

Politikë

Çfarë synojnë 9 kushtet e Merkelit?/ Avokat Ngjela kryqëzon Ramën

Publikuar

-

Nga studioja e lajmeve në TV “Ora”avokat-politikani Spartak Ngjela, ka komentuar se hapja ose jo e negociatave të Shqipërisë me BE-në është e kishtëzuar nga Reforma në Drejtësi, ndërsa ka vlerësuar se nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania synojnë eliminimin e klasës politike, duke përfshirë edhe Edi Ramën, i cili duhet të largohet pasi nuk po bën dot Reformën në Drejtësi.

“Nuk është përgjegjësi e Kryeministrit, është përgjegjësi e korrupsionit. Çfarë përgjegjësia ka kryeministri, i arreston dot veten dhe këta të PD? Jo, ata këtë kërkojnë. Kushtet janë në favor të shqiptarëve. Nëntë kushtet e Merkelit janë eliminimin e kësaj politike, me Ramën dhe të gjithë. Këta rezistojnë. Mendimi më i mirë është mendimi gjerman, që tja çelin negociatat dhe tja vënë ato kushtet. Ajo është më me afekt ndaj shqiptarëve. Ka shumë afekt  te shqiptarët, kur ajo thotë bëni reformën në drejtësi. Nuk e duan çeljen e negociatave. Këta i kap Reforma në Drejtësi të gjithë. Kush e ka ndaluar reformën në drejtësi? Ndalimi i reformës është penalizimi i Shqipërisë. Kush e ndalon reformën? Këta. Rama vërtitet nëpër kallamishte, mendon se do krijojë afekt. Nuk ka afekt. Nuk bëri dot reformën në drejtësi. Kisha mazhorancën, kishe të gjitha të erdhi edhe opozita që ishte me Reformën, nuk e bëre, ik”, ka artikuluar avokat Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan fuga/ Një sqarim, i pari dhe i fundit!

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit zgjedhor te sotem qe pengon qytetarin te votoje une mbeshtetem te studimet e mia botuar te libri SHOQERIA PIRAMDALE.

Ky sistem eshte kanceri i Shqiperise se sotme, eshte burimi i te gjithe te keqiave. Vjedhja e votave, vendosja kryetare bashkish lloj lloj te inkriminuarish, PPP, tenderat vjedhacake, deputete pa mandat, etj., nuk jane asgje perpara kesaj menyre votimi dhe zgjedhjesh deputetesh qe perbejne aktin politik korruptiv themelor qe korrupton gjithe shtetin. Kurre shqiptari nuk ka qene kaq i rrezikuar sa nga cfare eshte nga ky kod zgjedhor.

Une ftoj te gjithe ata qe kerkojne te bisedojne me mua ketu lidhur me kete problem, qe kjo gje, me gjithe respektin tim, eshte e pamundur te ezaurohet ketu.

Kush deshiron ta njohi kete problem te plote, ta kuptoje dhe te me kuptoje, duhet t’i referohet librit te cituar me lart.

Nuk kam asgje me shume se cfare kam thene atje, as nuk i heq asnje fjali.

E kam shkruar me mendje te ftohte e sinqerisht per qytetarin. Jo per militantet fanatike. As per ata qe nga shoqeria vertikale, pavaresisht kush e qeveris ate, perfitojne privilegje pa merite.

Ka te korruptuar ne pushtet, por ka edhe ne opozite qe mezi presin te korruptohen. Nuk ka pyll pa derra.

Une uroj qe partite politike sidomos opozita te mos pajtohet duke mos u dorezuar perpara sistemit te sotem zgjedhor qe e tall, poshteron, e perdhos qytetarin.

Gjithsesi me trishtim shoh qe edhe individe qe prej dekade kane ndjekur shkrimet e mia kritike ndaj te qeverisurit, besoj nuk kam zhgenjyer, kane tre dite, pas qendrimit tim sinqerisht kritik ndaj sistemit te sotem zgjedhor, qe edhe opozita dikur e ka kritikuar, kerkojne te ushtrojne presion, te me intimidojne, per te hequr dore nga qendrimet e mia.

Nuk shprehin mendime, por bertasin politikisht per te sherbyer si investim i urryer per ndonje post kapterri me vone kur tua beje mbare Zoti.

LEXO EDHE:  “Ndalimi i protestave nga opozita”/ Analisti: Sinjal për zgjedhje të parakohëshme

LEXO EDHE:  Ish-miku i Ramës tregon sesi u ble 2 herë Partia Socialiste

Kane ngaterruar adrese, nuk me njohin ndonese nje pjese edhe miq virtuale, me ngaterrojne me ndonje tjeter.

O zonja dhe zoterinj, une nuk jam militant, as anetar partie, as pres perfitime, dhe as kam marre perfitime nga asnje parti, aq me pak nga qeveria e sotme qe nuk ka lene rast pa me pickuar e goditur. Hallall i qofte!

Mua nuk me interesojne fare partite. Me intereson vetem qytetari. Ai eshte pushteti, ai eshte opozita, ai eshte Zoti. Ne pra.

Nese ka skllever qe dorezojne te drejtat e tyre, jane te mjere, ata sapo nuk marrin privilegje kafshojne doren e atyre qe u kane dhene krodhen e bukes.

Une as tradhetoj, as braktis, por as servilosem.

Ideali im nuk eshte politika. Politika eshte thjesht nje mjet. Por ato qe vertetohen nga studimet dhe kerkimet shkencore nuk mund te mbulohen me sharje, presione.

Dhe me censure te eger. Te shemtuar. Po, po, te eger! Mjerisht. Ju lumte dora!

Une vazhdoj gjithnje i njejti. Ndonese shume i zhgenjyer.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat e Ramës për Spitalin Kirurgjikal/ Vasili: Lëri broçkullat, shtroju punës

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Spitalin Kirurgjikal për të cilin tha se është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri, në shëndetësinë e vendit.

Vasili i thotë Ramës t’i lërë broçkullat “madhështore” për shëndetësinë, ndërsa pretendon se këtë deklaratë kryeministri e ka bërë me injorancë proverbiale.

“Në këtë rast qytetaret duhet ta dinë se ky është riorganizimi i vetëm disa prej shërbimeve kirugjikale si kirurgjiia e përgjithshme dhe urologjia. Që të quhej një spital kirurgjikal do të duhej që të gjithë shërbimet kirurgjikale të kryheshin atje.

Ndërkohë që në QSU salla kirurgjikale dhe shumë mirë të paisura që s’janë asfarë pjesë e këtij spitali, ekzistojnë në kardiokirurgji, në neurokirurgji, në djegje- plastike, në pediatri dhe në onkologji”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, katet që inauguroi Rama janë ndërtuar që në vitin 2012 si pjesë e spitalit të Urgjencës dhe e projektit me CEB, si një investim madhor dhjetëra milion euro dhe me teknologji të nivelit shumë të lartë, që ndodhet po aty.

“Vetë QSU është një investim madhor i realizuar në vite nga qeveri të ndryshme. Po kështu spitale si Durrësi e Shkodra, me investime mjaft të mëdha të qeverisë dhe Bankeën Botërore si dhe shumë investime të tjera mjaft më të medha të realizuara nga Qeveri socialiste dhe demokrate në Elbasan, Korçë ,Sanatorium si dhe projekti i I-Health etj.

LEXO EDHE:  “Siç ka thënë dhe Tuna për atë të vetin…”/ Degjeneron ish ministri i Ramës

LEXO EDHE:  Kundër sistemit edhe kundër Lulit, Ramës dhe Metës

Shqiptarët kanë sy, kanë memorje, po ashtu edhe mjekët dhe infermierët e këtij vendi përjashtuar ndonjë koleg mjek të shplarë nga personaliteti apo të verbuar nga pasioni rilindas që bën sikur i harron, i kanë parë e përdorur këto investime të realizuara ndër vite.

Ndonjë nga të mbijetuarit e Partise Socialiste brenda rilindjes duhet t’ja kujtojeë këtij injoranti dhe ziliqari investimet e bëra në shëndetesi edhe nga ministrat e shëndetësisë të Partisë Socialiste”, thekson nënkryetari i LSI.

Vasili deklaron se premtimi për shëndetësinë falas është një broçkull idiote, ndaj i kërkon Ramës t’i shtrohet punës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ne shohim vetëm majën e ajsbergut”/ Demalia: Rama i frikësuar

Publikuar

-

Nga

Analisti Ilir Demalia, teksa ka folur për ligjin që synon censurimin e mediave, u shpreh  se pushtetarët janë të frikësuar për aferat korruptive në të cilat ata janë përfshirë.

Këta duan ti mbyllin gojën sepse e dinë veten mirë se kush janë. Ne nuk dimë asgjë, ata dinë më shumë më tepër. Ne shohim vetëm majën e ajsbergut, këta janë të frikësuar sepse dinë çfarë është nën ujë. Edhe Rama këtë e bën për të bllokuar investigimet, median, fjalën e lirë, por nuk do t’ja arrijë dot.

Regjimet autoritare dhe regjimet diktatoriale gjënë e parë që bëjnë fillojnë censurojnë fjalën e lirë. Ne kemi një eksperiencë të gjatë dhe shumë të suksesshme si popull me 45 vjet komunizëm, censurimi i fjalës së lirë. Po thuaj çfarë të duash për mua, nuk më intereson. Njeriu shqetësohet kur e ndjen veten fajtor”, u shpreh Demalia në një lidhje për Ora news./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE