Connect with Us

Botën nuk e lëvizim dot, të paktën të ndryshojmë veten

Opinione

Botën nuk e lëvizim dot, të paktën të ndryshojmë veten

Publikuar

-

Nga Ilir Yzeiri/ Edhe gaforret edhe zogjtë vriten për territor

Nga Ilir Yzeiri

Fitorja e Albin Kurtit në Kosovë ka nxitur reagime të ndryshme dhe, më së shumti, entuziaste. Kurti ka shumë vjet që në skenën politike të Kosovës dhe në hapësirën shqiptare është shfaqur si politikan me artikulime të qarta që ka bërë kauzë të vetën integritetin moral, duke e barazuar rolin e politikanit me atë të një qytetari të ndershëm që nuk vjedh, nuk mashtron dhe nuk tradhton bindjet e veta. Këtë ligjërim dhe këtë narrativë të tijën disa e kanë përqasur me frymëzimin e tij nacional romantik e komunist disa herë, disa të tjerë e kanë parë si tipar të karakterit të tij që, më së shumti, është formuar në qëndresën ndaj agresorëve serbë që kishin pushtuar Kosovën.

Albin Kurti është shfaqur, po ashtu, edhe si një politikan me profil kombëtarist dhe nuk ka ngurruar të pranojë gjithmonë dhe të shpallë madje në program se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është ideali i tij më i lartë. Kjo është pak a shumë fotografia e këtij politikani i cili në krye të VV-së fitoi zgjedhjet e parakohshme politike dhe rrjedhimisht do të jetë kryeministër i saj me koalicionin që kanë shpallur përpara zgjedhjeve.

Po çfarë do të ndodhë më pas?

Realiteti, në fakt, është pak ndryshe dhe politikanët tanë, qoftë ata në Shqipëri, por edhe ata në Kosovë, jo gjithmonë e mbajnë në vështrim se globalizmi, pjesëmarrja në aleanca të mëdha dhe aspirata për t’u bashkuar në organizime, gjithashtu globale, ka krijuar pak mundësi që, në rrafshin gjeopolitik, fituesit e zgjedhjeve të realizojnë pikë për pikë programin e tyre. Siç vë në dukje një analizë që do të botohet në numrin e ardhshëm të gazetës “Lë monde doplomatique” në shqip, bota po bëhet tripolare.

Pra, SHBA-ja BE-ja dhe Rusi-Kinë nga ana tjetër. Në këtë kryqëzim ne, shqiptarët, kemi realizuar aspiratën tonë shekullore dhe, më së fundi, u përkasim dy poleve të zonës euroatlantike. Që nga ky moment, ne duhet ta harrojmë në një farë të shkuarën tonë dhe të përpiqemi t’i arrijmë objektivat duke përshtatur politikën tonë me atë të partnerëve euroatlantikë. Albin Kurti ka thënë diku se në dialogun me Kosvën ne jemi tema, nuk jemi palë. Kjo është shumë e vërtetë dhe këtej e tutje ne do të na duhet të shohim, gjithashtu, Albin Kurtin që këtë argument do ta ndërtojë me një narrativë moderne.

Sa i takon politikës së brendshme dhe ekonomisë, unë uroj që Kurti t’u përmbahet parimeve me të cilat ka ndërtuar profilin e vet si politikan i pakompromentueshëm. Vetëm druaj se Albin Kurti, ashtu si një pjesë e madhe e opinionit shqiptar, është mbërthyer keq nga sindroma e atij që sheh çdo kapitalist, pra çdo sipërmarrës apo investitor si oligark, si hajdut, si njeri që po plaçkit Kosovën apo Shqipërinë. Qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë është urgjente që të ndërtohet një klimë tjetër për biznesin dhe biznesmenët apo sipërmarrësit.

Në qoftë se ndaj tyre do të mbahet ai qëndrim që mbanin dikur komunistët dhe sot vanitozët e studiueve televizive apo mjeranët mendorë në krye të PD-së shqiptare, atëhere asgjë nuk do të ndryshojë. Një politikan si Albin Kurti që po hyn në lojën e vështirë të qeverisjes ka vetëm një shans që të ruajë integritetin e tij. Ky shans është transparenca. Ai duhet ta ketë të qartë se të qeverisësh do të thotë të kesh një projekt dhe një buxhet. Buxheti mbushet nga taksat dhe nga donatorët. Nëse ata që paguajnë taksat dhe këtu kuptohet se është fjala për taksapaguesit e mëdhenj, ndjehen të kërcënuar dhe të shpërfillur nga qeveria, atëhere buxheti tkurret.

LEXO EDHE:  “Do jap maksimumin tim”/ Berisha flet për kandidimin në zgjedhjet e 25 prillit

Në qoftë se me retorikën e vjetër krijon përplasje edhe me partnerët strategjikë, atëhere edhe donatorët dhe bankat të kthejnë kurrizin. Kështu qeverisja nuk është thjesht një realizim i programit politik që shpalos në zgjedhje, është një gjë shumë më e vështirë. Ajo që mbetet është vetëm ndershmëria intelektuale dhe komunikimi i sinqertë me publikun. Deria tani politika shqiptare, në të dyja anët e kufirit, ka vuajtur jo pse nuk ka realizuar programin politik, por sepse nuk është shfaqur si shërbyese modeste e atij që e ka zgjedhur.

Për fat të keq, ne kemi krijuar modelin e politikanit që sapo zgjidhet në krye të shtetit, projektohet në opinion si njeriu që vjedh, që rregullon me fonde njerëzit e tij dhe që nuk merret me punët e vërteta të shtetit. Kjo narrativë fyese nuk është karakteristikë vetëm për ne. Në të gjitha vendet demokratike debati politik është i ndezuar. Mjaft të shohim çfarë ndodh me aleatin tonë më të madh strategjik, SHBA-në dhe do të bindemi për këtë. Vetëm se ka një ndryshim. Në të gjitha këto vende gjithmonë diskutohet dhe debatohet mbi ato që ndodhin dhe jo mbi perceptimet dhe emocionet e njërit grup apo tjetrit dhe në lojë futen gjithmonë institucionet.

Ndërsa, ne, sharjen, fyerjen dhe shkatërrimin e figurës së tjetrit të ndryshëm nga ne, e kemi kthyer në sport kolektiv dhe kemi vite e vite që jemi hedhur të gjithë kundër të gjithëve, aq sa po krijojmë, siç thotë një koleg europian, veteranët e urrejtjes dhe të hedhjes së baltës. Në kët pikë, Albin Kurti mund të na sjellë një model të ri politikani. Ai duhet t’i tregojë me transparencë opinionit të vendit të tij se çfarë është në gjendje të bëjë dhe çfarë nuk është në gjendje ta bëjë, se çfarë varet nga vullneti i tij dhe çfarë jo. Dhe nëse e sheh se realizimi i projektit të tij politik është i pamundur, le të japë dorëheqjen duke vendosur një standard tjetër në kulturën e poltikës shqiptare. Sepse, siç thotë përsëri një koleg tjetër europian, nuk mjafton që ta qortojmë botën, duhet edhe ta ndryshojmë atë. Nëse nuk e ndryshon dot, pasi e ke qortuar për vite me radhë, është mirë të tërhiqesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE-ODIHR në çarkun e ndërkombëtarëve të Tiranës

Raporti përfundimtar i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, i cili u publikua për arsye të paqarta me shumë orë vonesë nga sa ishte paralajmëruar, do të kishte qenë katastrofik për çdo lloj pushteti në një regjim demokratik.

Shitblerja masive e votës, fshirja e kufirit midis partisë qeverisëse dhe shtetit, frikësimi i votuesve dhe mbi të gjitha vjedhja e të dhënave të tyre personale, për qëllime elektorale, do të kishin qenë të mjafta për të diskredituar arkitetktët e kësaj katrahure.

Por, fatkeqësisht, ky raport prej 36 faqesh ka një handikap të madh. Ai ndjek traditën e të gjithë të singjashmëve të tij të mëparshëm duke marrë si të mirqenë se Shqipëria ende vazhdon të jetë një demokraci. Pra, në themel të tij qëndron një kredo tashmë e vjetëruar e të gjithë ndërkombëtarëve, që bëjnë pasqyrën e një vendi në tranzicion, i cili mund të bëjë përpara me disa arnime, korrigjime e në rastin më të mirë edhe përmirësime. Dhe kjo duket qartë po ti hedhësh një sy rekomandimeve kryesore që OSBE- ODIHR bëjnë për zgjedhjet e ardhshme. Eshtë interesante që ti shohësh ato, një për një, dhe pasi i ke lexuar të ngresh pyetjen: A është kjo kimioterapia për të vrarë tumorin e manipulimit të zgjedhjeve, apo thjeshtë është një paracetamol sa për të qetësuar dhimbjet?

OSBE ODIHR rekomandon që të ndryshohet kuadri ligjor (sërish e sërish sepse në fakt është ndryshuar pas çdo lloj zgjedhjesh), ai këmbëngul, në parandalimin e çdo lloj presioni mbi zgjedhësit, për identifikimin dhe hetimin penal të matrapazëve të votës, për ruajtjen e të dhënave, personale dhe për monitorim më të reptë të mediave që ato të mund të raportojnë në mënyrë të pavarur.

Po a janë të realizueshme këto?

Natyrisht që jo.

Si mund të hetohen manipuluesit e këtyre zgjedhjeve kur organet e reja të reformës në drejtësi ende tallen me paraardhësit e tyre të katër viteve më parë, që u dëgjuan nga e gjithë bota se ç‘i bënin votuesit? Si mund të identifikohen dhe hetohen hajdutët elektoralë, kur ata i mbron vetë drejtori i përgjigjshën i policisë, që manipuloi publikisht provat dhe shkatërroi hetimet në rastin e incidentit në Elbasan? Si mund të ndalet vjedhja e të dhënave personale kur e Albania i ka kompjuterat të lidhura “on line” me zyrat e PS, dhe kur SPAK as nuk guxon ta hetojë skandalin që e bëri shtypin ndërkombëtar të fliste për përdorimin e metodave të sigurimit të shtetit nga patronazhistët? Si mund të kontrollohet me ligj dhe të mbikëqyret pavarësia e mediave të mëdha që janë kapur me kohë nga pushteti, madje jo vetëm në muajin e fushatës, por që gjatë katër viteve shërbejnë si altoporlantë të tij?

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Raporti i OSBE: Shqetësim presionet ndaj votuesit dhe blerja e votëss

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ Vasili: Faqja e zezë e Edi Ramës

Për ta bërë më të thjeshtë perceptimin mjafton një krahasim i thjeshtë. Merrini vërejtjet dhe rekomandimet e raportit për Shqipërinë, korigjojini në mënyrë perfekte dhe zbatojni në Turqinë e Erdoganit, në Rusinë e Putinit, apo qoftë edhe në Serbinë e Vuçiçit.

A do të kenë efekt? A mund të ekzistojë qoftë edhe një shanc teorik që ato të ndryshojnë rezultatin e paravendosur?

Besoj se këtu nuk ka nevojë për përgjigje.

Në këtë kuptim, dokumenti përfundimtar i OSBE ODIHR-it i ngjan raportit të një prokurori, që i përmend bandës që ishte nisur për të vjedhur një bankë, krimin e shkeljes së vijave të bardha në rrugën që përshkroi për të sosur në destinacion.

As të gjetuarat e tij e aq më pak përfundimet nuk kanë asnjë vlerë pa shtruar pyetjen themelore: për çfarë regjimi po flasim? A u zhvillua kjo garë elektorale në një mjedis me drejtësi të pavarur, me polici jo partiake, me media të lira, me biznese të ndershme qv nuk financojnë fushatën e qeverisë, pasi kanë marrë për katër vite tendera dhe koncesione pa garë?

Pra, ai ishte kjo një betejë e zhvilluar në kushte demokratike?

Raporti i OSBE ODIHR-it nuk e ka ngritur këtë dilemë dhe fakti që nuk ka shtruar pyetjen e duhur e ka shpënë në përfundime të pavlera.

Në këtë kuptim, ai ka bërë të njëjtin gabim dhe ka përdorur të njëjtën mendësi që vazhdojnë për inerci të gjithë ndërkombëtarët që merren me ne. Ata vazhdojnë të besojnë tek fabula e një demokracie jo perfekte që duhet kontrolluar dhe korrigjuar, pa dashur të ndërgjegjësohen se tashmë Shqipëria është një vend anti- demokratik.

Për këtë arsye edhe raporti përfundimtar mbi zgjedhjet e 25 prillit duket shumë i ashpër me standardin që kanë në kokë hartuesit e tij, por fare qesharak kur krahasohet me realitetin e hidhur të gjërave.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Mero Baze/ A po fillon kryengritja e dytë e Pollos në PD?

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike po gjendet përballë një përplasje të re brenda saj, e cila duket se drejtohet në hije nga Genc Pollo, ish këshilltari e më pas rivali i dikurshëm në vitet 2000 i Sali Berishës.

E gjendur përballë problemit real se çfarë do të bëj me Sali Berishën dhe çfarë orientimi do të marrënë të ardhmen,  Partia Demokratike e ka më urgjente se kurrë këtë debat që po provokon Pollo.

Kryetari me letra I Partisë Demokratike Lulzim Basha pop shpreson të blejë kohë të mos e bëj kurrë këtë betejë me shpresë se ose do të vdes Sali Berisha, ose do ik vet në shtëpi. Gënjeshtrat që për një kohë të gjatë u ka thënë diplomatëve ndërkombëtarë se ai është nën presion Nga Sali Berisha për çdo veprim në PD, tani kanë ngelur zbuluar, pasi ata i dhanë shans ta heq qafe Sali Berishën.

Në këto kushte Genc Pollo është aktualisht personi më pa komplekse dhe më ambicioz për ti treguar vendin Sali Berishës. E ka bërë këtë dhe në vitin 1999 2000, kur po ashtu Berisha ishte në një shkallë izolimi më të ulët nga SHBA dhe Perëndimi. Tani nuk është më i izoluar por i ekzekutuar,.

Duke qenë një nga themeluesit e PD, dhe më I afti për të njohur nga afër Berishën, të cilin e detyroi të gjunjëzohet duke e rithirrur në PD, Pollo është në vendin e duhur dhe kohën e duhur për betejën e tij të dytë.

Dhe shenjat janë të qarta. Shfaqje e tij publike me disa artikuj mbresëlënës sa i përket diferencës me qëndrimet e PD, ishin sinjali i parë. Ai i doli në krah ambasadorit Soreca pas sulmit qesharak të Aleancës për Teatrin, një seksion “alla Bathore” i PD së vjetër. Ai po ashtu dënoi bojkotin e parlamentit dhe të zgjedhjeve lokale, duke i kërkuar Lulzim Bashës të kërkoj falje.

LEXO EDHE:  Basha nis takimet me aleatët/ Mediu: Në zgjedhje do të hyjmë me dy lista

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Raporti i OSBE: Shqetësim presionet ndaj votuesit dhe blerja e votëss

Pas heshtjes që pasoi nga PD u dukën dhe lëvizjet e para. Njerëzit e afërt me Pollon filluan të reagojnë.

Kreshnik Çollaku deputet I Matit, dikur anëtar i partisë së Pollos sulmoi ashpër Lulzim Bashën si një lider i fjetur që e ka mendjen tek pazaret për vila në bregdet.

Sot kryesia e Korçës një degë e dominuar nga Andrea Mano ish anëtar i partisë së Pollos ka dhënë dorëheqje në grup dhe ka sulmuar ashpër Bashën.

Me siguri që do të ketë dhe lëvizje të tjera.

Pas gjithë kësaj historie duket qartë që Shtatori nuk do të jetë kaq i lehtë për Bashën dhe Berishën të cilët kanë gjetur rehat me një aleancë hipokrite me njëri tjetrin, ku secili bën sikur nuk e ka mendjen se çfarë duhet të bëjnë.

Genc Pollo duket se e di çfarë duhet të bëj. Ai duhet të sulmoj qartë Lulzim Bashën, për t’i thënë PD ose me atë dhe Berishën e gjithë jetën rrugëve, ose kundër tyre dhe të vijmë në pushtet.

Tani është dhe më e qartë përse Berisha ja ka kuerkuar Bashës të mos jetë pjesë e Grupit Parlamentar. E ka ndjerë këtë ditë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

10 arsye urgjente pse shkrirja e PD dhe ndërtimi i një opozite të re, është mision patriotik kombëtar

Publikuar

-

Nga

10 arsye urgjente pse shkrirja e PD dhe ndërtimi i një opozite të re, është mision patriotik kombëtar.

Nga Kreshnik Spahiu

Sot 14 drejtuesit e kryesisë së Partisë Demokratike Korçë, dhanë dorëheqjen dhe deklaruan shkrirjen e degës në këtë qytet.

Zhgënjimi, mosbesimi, lodhja, konsumimi, besë-prerja, mosmirnjohja, pazaret, klanet, mediokriteti dhe fshatarizmi kanë pushtuar zemrat dhe ndjenjat e mijëra demokratve.

Ata s’ndjejnë më, që Partia Demokratike të jetë e tyre.

Ata u përdorën si lecka për të larë turpin e Lulzim Bashës dhe pazaret e familjes Berisha.

Asgjë nuk ka mbetur nga Partia Demokratike e studentve të dhjetorit 90.

– janë larguar dhe zbuar 100% themeluesit e saj (377 firmëtarët)

– janë larguar familjet fisnike dhe pinjollët e demokracisë

– janë përzënë 100% ish të burgosurit politik

– janë nxjerr rrugëve ish disidentët dhe të djathtët e vërtet.

– janë përjashtuar pronarët e tokave dhe pronave, duke i zëvendësuar me pushtuesit e paligjshëm të zbritur nga shpellat, bazuar në ligjin Berisha: “Toka o takon, atij që e pushton”

Aty kanë mbetur vetëm dy familjet Berisha dhe Basha, si dhe një tufë injorantësh që u shkojnë pas, por që në jetë s’bëjnë dot asgjë por presin radhën që të rikthehen në postet që kishin një dekadë më parë si doganierë, policë,

kryetarë Komunash, drejtorë, inspektorë…

Berisha dhe Basha nuk impresionohen hiç fare:

– as nga largimet

– as nga humbjet

– as nga rrudhja

Atyre ju interesojnë vetëm dy gjëra:

1- Logo e Partisë Demokratike.

2- Mos krijimi i partive të tjera.

Në këto kushte, shqiptarët e kanë sot emergjencë kombëtare, shkrirjen e Partisë Demokratike për këto arsye:

– sepse Edi Rama do të fitoj përjetësisht, nëse kundërshtar do ketë Bashën dhe Berishën

– sepse Partia Socialiste është disa herë më e madhe se Parti Demokratike që zvoglohet çdo ditë e më shumë.

– sepse Partia Demokratike ka më të fortë luftën brenda llojit sesa luftën kundër PS.

– sepse Berisha dhe Basha janë milionerë dhe janë komod duke ndenjur edhe në opozitë.

– sepse PD nuk është një parti e djathtë por e drejtuar nga liderë komunistë dhe platformë e majtë,

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Raporti i OSBE: Shqetësim presionet ndaj votuesit dhe blerja e votëss

LEXO EDHE:  Dy eurodeputetë kërkojnë ndalimin e perspektivës europiane të Kosovës

– sepse Partia Demokratike ka dëmtuar pa rikuperim mardhëniet me SHBA.

– sepse Partia Demokratike lufton dhe pengon krijimin e çdo partie apo lëvizje të re politike.

– sepse Partia Demokratike nuk bashkon opozitarët por i denigron ata nëse nuk hyn nën sqetullën e saj.

– sepse lidershipi i PD vazhdon përçan frontin opozitar dhe nuk e bashkon dot atë.

– sepse ka dhjetra prova dhe informacione, që Basha dhe Berisha kanë bërë pazar me Edi Ramën, duke shkatërruar normat e pluralizimit

– sepse shërbimet e huaja dhe trupi diplomatik e akuzojnë se liderët e saj kanë përdorur korrupsionin për të minuar demokracinë në Shqipëri.

– sepse Partia Demokratike është izoluar dhe lokalizuar gjithmon e më shumë duke u katandur në një Partie Veriore që mbështetet në 3 qytete dhe 20 fshatra të thella ne veri duke humbur misionin kombëtar.

– sepse ajo ka shitur disa herë zgjedhjet në pazar me socialistët

– sepse PD ka marrvjeshje me PS për shkrirjen e çdo partie politike në Shqipëri.

Për këto arsye shqiptarët duhet të ngrihen në këmbë për ta shkatrruar Partinë Demokratike dhe duke ndërtuar një opozitë të re.

Ajo e ka mbyllur misionin e saj popullor.

Logo e PD sot i shërben vetëm shtetasit Berisha, që ta përdor si konçesion:

– për ti shpëtuar burgut,

– për të mbrojtur familjen,

– për të mos ju prekur bizneset dhe pasuria,

Ai me lek s’e blen dot, as Amerikën dhe as Edi Ramën sepse ata s’kanë nevojë për thesin e tij por logon edhe mund tja këmbejnë….

Populli duhet të kuptoj që logo e PD ka dal prej kohësh në shitje nga Sali Berisha dhe sekseri i tij, në këmbim të burgut, ruajtjes së pasurisë dhe sigurisë së fëmijve.

Prandaj për të sjell ndryshimin kërkohet shkrirja e Logos së Partisë Demokratike dhe themelimi një lëvizje të re shqiptare.

Shqipëria s’ka më nevojë për një opozitë e cila shkëmbehet me klering.

LEXO TE PLOTE