Connect with Us

Andi Përmeti rendit arsyet/ Pse duhet ndryshuar sistemi zgjedhor, ja çfarë ofron Bindja Demokratike

Politikë

Andi Përmeti rendit arsyet/ Pse duhet ndryshuar sistemi zgjedhor, ja çfarë ofron Bindja Demokratike

Publikuar

-

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është shprehur se sistemi zgjedhor që ka sot Shqipëria është më i keqi i mundshëm, dhe ndryshimi i tij është domosdoshmëri.

I ftuar në emsionin “7 pa pesë”, në Vizion Plus, Andi Përmeti tha se si mazhoranca edhe opozita jashtë parlamentare nuk duan ndryshimin e sistemit dhe për këtë arsye luajnë “ping-pong” duke i hedhur topin njëri tjetrit.

“Unë nuk isha në tryezën për Reformën Zgjedhore sepse isha në një takim pune jashtë vendit. Nuk kam asnjë ndjesi apo përshtypje sesi reagon opozita e rrugës. Ata i hedhin  topin njëri-tjetrit, për të mos ndryshuar sistemin.”-tha Përmeti.

Më tej, ai theksoi se ndryshimi duhet të jetë prioritet, pasi sipas duhet të hiqet gjithëpushteti i kryetarëve të partive dhe ti kalojë elektoratit.

“Prioritet duhet të jetë ndryshimi i sistemit. Edi Rama dhe opozita e rrugës nuk duan të ndryshojë sisitemi. Ai thotë e ka opozita, ata thonë e ka Rama.

Por, të gjitha palët duhet të bëjnë Reformën Zgjedhore. Ky është sistemi më i  keq i mundshëm. Kosova është shembulli më i mirë. Sistemi që kemi ne i jep fuqi të pakufizuar kryetarit. Sistemi i Kosovës është më i miri i mundshëm sepse kryetarët e partive do të duhet të vendosin në garën për deputet kandidatët më të mirë.

LEXO EDHE:  Nga Edmond Tupja/ Çfarë pashë nga protesta e opozitës para Kryeministrisë

Ne kërkojmë një sistem ku secilin nga ne ta votojë populli. Ky sistem ka arritur fundin në Shqipëri”-tha Andi Përmeti.

Po ashtu ai tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë domosdoshmëri, por sipas tij nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore, nuk mund të shkohet në zgjedhje.

“Zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri. Por, PD kërkon tryezë me PS dhe ndërkombëtarët, këta të fundit nuk pranojnë, pasi thonë se duhet të tregoni maturinë dhe pjekurinë për t’i zgjidhur vetë gjërat.

Tani, kush ia ka fajin Bashës? Opozita e re?

Nëse nuk bëhet Reforma Zgjedhore nuk shkohet në zgjedhje. Por, Basha kërkon ekskluzivitetin e opozitës, nuk i intereson kjo.”-deklaroi Andi Përmeti.

I pyetur se çfarë ofron Bindja Demokratike, Andi Përmeti tha se “Ne kemi në plan një platformë që do ia prezantojmë elektoratit. Së pari do jetë ndryshimi i sistemit, ku fuqia nuk është në dorën e një personi, por të elektoratit.

Do kemi platformë edhe për ekonominë dhe fusha të tjera. Do të kemi alternativa të reja në secilën garë elektorale dhe do kemi njerëz të papërlyer, jo njerëz që dalin nga pazaret e një takimi natën”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Minishengen Ballkanik apo Makroshengen Shqiptar? “Përplasja” mes Ramës e Kurtit

Publikuar

-

Nga

Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministrat Rama e Kurti i janë përgjigjur interesit të medias lidhur me minishengenin Ballkanik.
“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen, kjo ishte një temë që e trajtuam shkurtimisht meqënëse takimi ynë ishte më parë për makro-shengenin shqiptar, sepse për mini-shengenin ballkani”, tha Kurti.

Nga ana tjetër Rama u shpreh: Është e vërtetë që në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para, por unë besoj se nuk ka makro shengen shqiptar, pa mini-shengen ballkanik. Makro-shengeni shqiptar është i lidhur me shengenin rajonal, se nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar në ndërveprimin tonë, dhe do të bëjmë çmos të jemi, në hapet rruga që është e mbyllur prej të gjitha viteve, për të pasur një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve. Lëvizje të lirë mes nesh, lëvizje të lirë të mallrave dhe njerëzve. Çka deri dje ishte e paimagjinueshme për shkak të rezistencës jo vetëm të Serbisë por edhe vendeve të tjera. Sot është në dorën tonë, se këtë rezistencë e kam thyer, na takon ne të bëjmë më të mirën dhe të mos humbasim kohë. As Serbia askush tjetër nuk na thotë që po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. Të fillojmë nga puna me të gjitha agjencitë që garantojnë aspektet e sigurisë sipas modelit të Shengenit dhe gjitha agjencitë e tjera që duhet të çlirojnë tregtinë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në konferencë me Albin Kurtin/ Ja ku do bëhet mbledhja e dy qeverive

Publikuar

-

Nga

Pas takimit kokë më kokë në Pallatin e Brigadave, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij Kurti theksoi se Kosova dhe Shqipëria janë prioritete të njëra-tjetrës, ndërsa shprehu vendosmërinë për bashkëpunim mes dy vendeve në aspektin ekonomik, por edhe atë të arsimit.

“Kosova dhe Shqipëria janë prioritet të njëra-tjetrës.

Duma që ta shtojmë bashkëpunimin, duke e zgjeruar atë në aspektin ekonomik dhe atë të arsimit. Këto janë fusha ku i kemi prokupimet e njejta.”

LEXO EDHE:  Zbulohet protesta e radhës nga opozita

LEXO EDHE:  U akuzua për klientelizëm me tenderat/ Kryebashkiaku i Gramshit i përgjigjet PD-së

Ndërkaq, kryeministri Rama lajmëroi mbledhjen e radhës së dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër.

Kemi pasur komunikim ta hapur, intensiv se ku jemi dhe ku duam ti çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në të gjitha fushat dhe duke gjetur gatishmëri të plotë reciprokisht. Kemi rënë dakord për përgatitjen e mbledhjeve të dy qeverive që do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqtarja e sëmurë/ Shtyhet gjyqi për Agim Kajmakun

Publikuar

-

Nga

Shtyehet seanca gjyqsore për ish kyebashkiakun e Vorës, Agim kajmaku.

Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ëhstë bërë gjendja shëndetësore e gjyqtares, Vjollca Spahiu.

Seanca për Kajmakun do të zhvillohet më 18 shkurt ku do të vendoset nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja e tij.

Kujtojmë se Kajmaku prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

LEXO EDHE:  Rama kërkon paqe politike/ Ja kushti për opozitën

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama: Opozita si Esat Pashë Toptani, një mallkim që na ka ndjekur hap pas hapi

Më herët prokuroria ka kërkuar të lihet në fuqi masa “arrest me burg” për Kajmakun pasi akuzohet për faksifikim formulari e dokumentash si dhe për ushtrim kompetencash tej mandatit./CNA.al

LEXO TE PLOTE