Connect with Us

Altin Goxhaj denoncon miliardat që marrin bizneset turke dhe politikanët shqiptarë

Politikë

Altin Goxhaj denoncon miliardat që marrin bizneset turke dhe politikanët shqiptarë

Publikuar

-

“SIPAS KOKËS FESTEN! Autostradat Serbe bëhen me miliardat e Turqisë & BE që i marrin bizneset serbe! Autostradat Shqiptare bëhen me miliardat e shqiptarëve që i marrin bizneset turke.. dhe politikanët shqiptarë!”, shkruan nw faqen e tij nw rrjetet sociale avokati i njohur Altin Goxhaj, duke denoncuar nwpwrmjet fakteve zhvatjen e fondeve nga grupe tw caktuara biznesi dhe politikanwsh.

Që t’a kuptoni ndryshimin, vijon Goxhaj, Shqipëria dhe Kosova e ndërtuan me lekët e veta Autostradën e Bashkimit të Kombit, Durrës-Prishtinë dhe miliardat i morën firmat turke të ndërtimit!

Autostraden Sarajevë-Beograd po e ndërton Erdogani dhe miliardat e turkut i marrin firmat serbe! Ndërsa Autostradën Beograd-Kosovë e ndërton BE dhe miliardat i marrin firmat serbe (edhe me ndihmën e lobimit të EDvErit në BE)!

Sepse Turqisë dhe Gjeopolitikës së Re Rajonale me të drejtë i vlen më shumë Serbia dhe Serbët se sa shqiptarët! Sepse Serbët e kanë çmimin e lartë dhe i duan miliardat e Erdoganit për Zhvillimin e Serbisë kundrejt aleancës me të por edhe sepse Serbët e duan Atdheun dhe Kombin e tyre dhe u intereson çdo shtet dhe lider antiamerikan!

Shqiptarët mjaftohen me dashurinë servile për Padishahun të politikanëve të vet në Ballkan që trashen nga miliardat, votat e erdoganistëve, dhe pazareve të fshehta që kanë për bazë interesat e tyre dhe jo të Kombit!

Siç e përshkruante qartas Vaso Çubrilloviç në Memorandumin famëkeq për Dëbimin e shqiptarëve nga Ballkani të 1937:

“Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë.. Ata duhet .. të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Luli, mos fol ti

Publikuar

-

Nga

Prej më shumë se një jave, CNA.al vijon publikimin e detajeve të një skandali, në lidhje me kompaninë e koncesionit të inceneratorëve, për të cilat çuditërisht, Luli dhe opozita e Republikës së re kanë mbyllur gojën.

Në një investigim të plotë dhe një skemë të qartë, CNA.al ka treguar sesi ka funksionuar marrëdhënia qeveri-koncesionarë (Oligarkë)-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Pra, para nga taksat e shqiptarëve që paguajnë koncesionin e inceneratoravë. Më pas kompani me të njëjtët aksionerë, por këtë herë në Bullgari blejnë një nga kompanitë lider të kafesë në Shqipëri, e cila “rastësisht” ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Me dokumente zyrtare, CNA.al tregoi sesi Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri, së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.( Lexo këtu)

Më pas e njëjta kompani vjen në Shqipëri dhe blen aksionet e Valtelina SHPK, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që “rastësisht” ka të njëtët aksionerë me Top Channel. ( Lexo këtu)

Ndërkohë, dy ditë më parë, CNA.al, mundi të sigurojë dokumentet ekskluzive nga Bullgaria, të cilat tregonin se Eva Blushi është zotëruese e 33% të aksioneve të kompanisë EM Capital Group, ndërsa Klodian Zoto gëzon 34% të aksioneve dhe Mirel Mërtiri 33% të aksioneve. ( Lexo këtu)

Pra, kompania ku Eva Blushi është bashkëaksionere, ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe, kompani me të njëjtët aksionerë me Top Channel dhe ku administratore është Vjollca Hoxha.

Por, pavarësisht publikimit të këtij skandali, me dokumente zyrtare, ka një heshtje totale nga Lulzim Basha dhe Republika e Re.

I vetmi person që ka folur në lidhje me skandalin në fjalë, është ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha ka kyçur gojën.

Gjithçka është denoncuar me fakte dhe me dokumente zyrtare. Me një skemë të qartë, e cila nuk do të kishte nevojë për një hetim nga ana e prokurorisë. Por, mesa duket Luli dhe Republika e re vijojnë të “flenë” dhe nuk kanë bërë ende asnjë reagim.

Lulzim Basha ka heshtu, duke treguar qartë atë që tashmë dihet, se kush është Lulzim Basha dhe çfarë përfaqëson ai.

Ne e dimë që je i kapur, e dimë që ta kanë mbyllur gojën plehrat. Ti mos fol, kudo ku Rama ka koncesione, miliona dollarë dhe korrupsion, Luli, ti hesht./ CNA.al

Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha viziton grevistët dhe iu del garant/ Do jemi zëri juaj

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar sot naftëtarët e Ballshit, të cilët prej katër ditësh vijojnë të jenë në grevë urie.

Basha shpreh mbështetjen ndaj punëtorëve dhe kërkesave të tyre.

Sipas Bashës, viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale. Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Armiqtë e Lulit, aleatët e Dashit e Mediut

Publikuar

-

Nga

Prej dy ditësh, aleatët pa vota të Lulzim Bashës kanë hedhur idenë e një koalicioni më të madh.

Ftesën e parë e bëri Dashamir Shehi, i cili sipas të dhënave zgjedhore në Shqipëri ku votojnë 1.5 milion banorë nuk mbledh dot asnjë furgon me vota në çdo bashki, dhe më shumë se deputet aleat, është deputet i PD-së, i fshehur pas listave të saj.

I dyti që nxitoi është Fatmir Mediu, i cili nga viti 2005, ka katër mandate deputet nga PD-ja, dhe Partinë Republikane e ka katandisur në një qerre që shëtit pa asnjë votë në fushat e politikës dhe më pas idesë i janë bashkëngjitur edhe aleatët e djeshëm të Ramës, të cilët janë si puna e kurtizanëve në politikë.

Që opinioni të jetë i qartë dhe të kuptojë gjithçka ka vetëm një fakt. Ata personazhe politikë që kërkon ti fusë në “kurth” Luli nëpërmjet palo aleatëve të tij, nuk kanë dalë nga PD-ja sepse nuk u zgjodhën në forume, dhe se i sulmoi Dashi apo Mediu, por sepse Lulzim Basha dhe “kaçakët” e tij të Republikës së re i sulmuan, i akuzuan dhe anatemuan. I mënjanuan, i larguan, i fyen dhe i braktisën.

Nuk i rikandiduan, nuk u vlerësuan. U akuzuan edhe si aleatë të Ramës, nga Lulzim Basha dhe “arnet” e tij politikë.

Elita e PD-së, senatorët e saj u “pushkatuan” pa gjyq publikisht. I vetmi ndryshim me Enverin është se nuk iu futën plumbin. Edhe e gjitha ishte një skenar i Lulzim Bashës personalisht. I mbështetur nga këshilltarët mizerabël dhe një staf sharlatanësh që sot kërkojnë me manovrat e tyre si një grup i strukturuar kriminal, t’i bashkohen pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Elita e PD-së, është dhe mbetet elita e PD-së. Ajo nuk mund të jetë instrument i “veglave” të papuna si Mediu dhe Dash Shehi. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ata janë askushi.Gjithçka e kanë përfituar duke kërcënuar Partinë Demokratike.

Gjithçka ndodhi në PD e ideoi dhe e zbatoi Lulzim Basha. Përgjegjësi i vetëm është ai. Tani nuk ka pse fshihet pas gotave me raki të Dashit, apo “barutit” të Fatmir Mediut. Sepse sërish po tregon se nuk është politikan dhe ende gjithçka po bën e ka thjeshtë fasadë dhe jo një akt politik, që sjell bashkimin e PD-së.

PD-në e shpartalloi Luli dhe mbi ngrehinat e saj, aleatët ngritën pushtetin e tyre politik dhe kërkojnë sërish gjithçka, thjeshtë dhe vetëm për të pasur karrigen e deputetit. Por, në fund të tunelit ka një dritë. Dorëheqja e Bashës, duket se zgjidh gjithçka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE