Connect with Us

Aksident/ Mjeti përplas fëmijën, i mituri në gjendje të rëndë

Kronika

Aksident/ Mjeti përplas fëmijën, i mituri në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një automjet me drejtues shtetasin Elton Hoxha ka përplasur një 10-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish- Zukthkashtës. Ndërkohë nuk dihen shkaqet apo rrethanat e aksidentit, policia ka dalë me një deklaratë paraprake.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Makina përplas këmbësoren në qendër të qytetit

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës zyrtarisht në SPAK/ Caktohen prokurorët e çështjes

Publikuar

-

Nga

Pengmarrja dhe vrasja e bujshme e Jan Prengës tashmë ka kaluar zyrtarisht në kompetencën e SPAK.

Sipas Report Tv, dy prokurorët e caktuar për të hetuar këtë çështje janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Lidhur me këtë çështje Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën duke qenë se personat e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim lidhur me këtë çështje po hetohen nga SPAK si grup i strukturuar kriminal.

LEXO EDHE:  Aksident në hyrje të tunelit/ Dy të plagosur çohen me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Aksident tek liqeni/ Makina përplas këmbësoren

Në qeli deri më tani për këtë krim ndodhen Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vijon “telenovela” Shullazi/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, zbulohet arsyeja

Publikuar

-

Nga

Gjyqi kundër Emiljano Shullazit dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij vijon të shtyhet.

Sot është shtyrë sërish seanca në Gjykatën për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mosformimi i trupës gjyqësore, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është shprehur nëse Etleva Temo dhe Artur Kalaja që janë nga Apelet e rretheve mund të gjykojnë si anëtar të Gjykatës së posaçme të Apelit.

Kujtojmë këtu se procesi ka ngecur në Apel, prej më shumë se një viti, pasi Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.

LEXO EDHE:  Video-Aksident i rëndë në Rinas/ Makina përfundon në kanal

LEXO EDHE:  Aksident tek liqeni/ Makina përplas këmbësoren

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.

Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim/ Arrestohet 25 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vepër penale për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e gjysëm burgim.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE