Connect with Us

​“Të vraftë Zoti o Lulzim Basha”/ Murrizi replikon me Alfred Lelen  

Politikë

​“Të vraftë Zoti o Lulzim Basha”/ Murrizi replikon me Alfred Lelen  

Publikuar

-

Ndërkohë që në seancën e sotme plenare po fliste deputeti demokrat Myslim Murrizi, ka ardhur një reagim në rrjetet sociale nga gazetari Alfred Lela.

Në një postim në rrjetet sociale, Lela shkruante “Kur shoh e dëgjoj MM në Kuvend, fus koken nder duar dhe them të vraftë zoti o LB”.

Ndërkohë, pas këtij postimi te Lelës, ka ardhur reagimi i Murrizit, i cili i ka kujtuar bashkëpunimin me kryedemokratin Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantët po blejnë bizneset

“Hahahaha frede lela!!!!! O Freço Lela! Kur ka qene MM ne parlament, ti o FL dhe LB keni qene ne PS sepse jeni BPL dhe PDRS dhe S H L P”, shkruan Murrizi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë”/ Murrizi: E dinë veten pjesë të pushtetit

Publikuar

-

Nga

Deputeti Myslym Murrizi ka folur lidhur me marrëveshjen e firmosur mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Murrizi shprehet se sheh një mazhorancë ku Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë siç janë mësuar dhe e dinë veten pjesë të pushtetit.

“Shoh një mazhorancë ku Rama, Basha dhe Kryemadhi janë të gjithë bashkë e sic janë mësuar e dinë veten pjesë të pushtetit.
Ata 39 deputetë që janë në parlament kërkojnë diçka ndryshe nga ata të tre”, u shpreh Murrizi në “Top Talk”.

Sipas tij, Rama, Basha dhe Kryemadhi kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mbledh kryebashkiakët e PD dhe krerët e degëve

LEXO EDHE:  Lulzim Basha: Shëmbja e Kishës në Dhërmi akt armiqësor i Edi Ramës

“Rama, Basha e Kryemadhi kanë qenë bashkë edhe fizikisht edhe në ide edhe pse herë pas here i paraqiteshin shqiptarëve sikur hedhin molotov. Nga largimi i Ramës shkuan tek largimi i Damianit.
Rama i çoi tek Damiani në bunkerin e pallatit të Kongreseve”, tha me tej Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha dhe Desada i rikthehen “dashurisë” të 15 viteve

Publikuar

-

Nga

Mediat dje dhe sot, kanë raportuar se kryetari i “Republikës së Re”, Lulzim Basha, ka marrë në krah si këshilltare, duke e vënë si një nga personazhet më të rëndësishëm politik në parti, Desada Meta, gazetare, ish kryeredaktore e Opinionit, në TV Klan për shumë vite, gati 15 vite në televizionin kombëtar.

Desada është një nga ato personazhet e oborrit të PD-së, diku në Shijak Tv, Radio Kontakt, me shumë histori në media, por përtej thashethemeve është një personazh publik që gjithmnonë ka qenë e impostuar tek Partia Demokratike.

Ajo ka qenë një nga njerëzit më të ashpër kundër Lulzim Bashës, sot emërohet këshilltare e tij. Kjo, jo se Luli e ka falur dhe e do më shumë, por sepse ka ngelur i vetëm askush nuk e mbështet më. Tani ka katandisur të marrë edhe Desadën.

Po, pse themi rikthimi i “dashurisë” së Lulzim Bashës me Desada Metajn. Desada e cila shfaqet publikisht si një njeri i vetëm që ka punuar në media, në privat dhe s’ ka pasur asnjë benefit nga qeveria e djeshme dhe sulmon këdo që të mundet, ka punuar si këshilltare në Ministrinë e Jashtmë. Ajo ka qenë këshilltare për mediat e Ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj nga viti 2005 deri në momentin e dorëheqjes së tij, në vitin 2007.

Më pas Desada qëndroi në institucion. Ajo nuk e dha dorëheqjen me ministrin, por të kujtojmë këtu largimin e Mustafajt, para vizitës së Presidentit amerikan, Xorxh Bush në Tiranë, pas një përplasje me ish kryeministrin Sali Berisha.

Më pas në Ministrinë e Jashtme, Berisha emëron Lulzim Bashën, të cilin e largon nga Ministria e Transporteve, pas skandaleve të shumta dhe kryesisht me rrugën e Kombit për rreth 200 milion euro abuzime.

LEXO EDHE:  Basha drejt SHBA/ Në fokus situata politike dhe protesta

LEXO EDHE:  Basha drejt SHBA/ Në fokus situata politike dhe protesta

Sapo ka shkelur në Ministrinë e Jashtme, Lulzim Basha, veprimi i parë që ka bërë është shkarkimi nga detyra i Desada Metajt.

Në fakt Desadën me Lulin nuk i lidhte asgjë. Desada ka qenë një militante e vjetër e PD-së dhe gazetare e vjetër atje, kurse Luli ishte një çunak i ri që kishte ardhur në vitin 2005.

Në atë kohë në koridoret e PD-së dhe të Qeverisë, thuhej se shkarkimi i Metajt nga Ministria e Jashtme, qe bërë me urdhër të Berishës, pasi kishte disa dokumente dhe çështje të dyshimta që hidhnin baltë mbi figurën e Desadës. Por, kjo kishte pak rëndësi Lulzim Basha e largoi me firmën e tij, para 13 vjetësh.

Sot, Luli e merr në krahë, e emëron Desadën si njeriun kryesor të imazhit të Opozitës dhe të tij personal.

Në krah të një kompanie izraelite, e cila do të merret me imazhine  Lulzim Bashës.

Pas këshilltarëve mizerabël, kompanive të ndryshme nga SHBA dhe Gjermania, Luli tashmë prej disa muajsh ka marrë një kompani izraelite, që të kujdeset për imazhin e tij.

Këtë e ka bërë që vitin e shkuar dhe njeriu kryesor që do të qëndrojë midis tyre dhe Lulzim Bashës do të jetë Desada Metaj, ajo që Luli e sharkoi nga Ministria e Jashtme, shumë vite më parë, sot mesa duket, Luli nuk mund ta harronte.

Ai është kthyer sërish dashurisë së tij të vjetër./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Meta takim me Komisionerin për Zgjerim

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Presidenti Meta uroi Komisionerin Varhelyi për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mbledh kryebashkiakët e PD dhe krerët e degëve

LEXO EDHE:  Oligarkët po pastrojnë paratë dhe trafikantët po blejnë bizneset

Presidenti theksoi se integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE.

LEXO TE PLOTE