Connect with Us

Topollaj “kryqëzon” Bashën/ E vërteta u tha përgjysëm

Politikë

Topollaj “kryqëzon” Bashën/ E vërteta u tha përgjysëm

Publikuar

-

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka reaguar në lidhje me një denoncim të bërë sot nga Partia Demokratike, ku ndër të tjera thuhet se 50 prona publike, rrezikohen të tjetërsohen nga Bashkia e Tiranës, në favor të klientëve të Veliajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj “kryqëzon” kryetarin e opozitës, ndërsa thekson se është ai vetë që me vendimin e tij për të bojkotuar zgjedhjet vendore, i “dhuroi” Veliajt të gjithë hapësirën e nevojshme të vjedhë me ligj.

“Por si ne cdo rast kur e verteta thuhet pergjysem, edhe kesaj here ata duke dashur te mbrojne vendimin e cmendur te kryetareve te tyre per bojkotin e zgjedhjeve vendore, ngarkojne me pergjegjesi vetem Erjon Veliajn, qe i ndodhur ne kushtet e zoterimit te 60 nga 61 keshilltareve ne Bashkine e Kryeqytetit, ka rinisur procedurat per finalizimin e vjedhjes se ketyre pronave.

Qe Erjon Veliaj eshte nje hajdut i cili e ka shfrytezuar postin e kryetarit te Bashkise qe diten e pare te punes per te permbushur aferat e tija ekonomike dhe politike, e kemi ditur dhe thene qe atehere.

Gjeja qe nuk thuhet sot eshte se Erjoni mund ti kryeje keto abuzime shume me kollaj dhe pa shkelur ligjin pikerisht sepse atij ju la e lire fusha e betejes dhe per kete shkak ai sot ne bashkine e Tiranes dhe mentori i tij ne te gjithe vendin, zoterojne pothuaj 100% te pushtetit vendor ne 100% te territorit te vendit.”-shkruan ndër të tjera Topollaj.

Postimi i plotë:

Per shkak te PD-LSI Veliaj sot abuzon me kollaj.

LEXO EDHE:  Si po përpiqet të përçajë Basha, kritikët e tij?

Miqte e mi ish kolege opozitare ne Keshillin Bashkiak te Tiranes e kane thene shume mire se Erjon Veliaj ka tentuar 4 vite rresht per te tjetersuar rreth 50 prona publike ne favor te klienteve te tij ne Kryeqytet dhe ka deshtuar per shkak se me kalimin e LSI ne opozite nuk zoteronte më shumicen e nevojshme ligjore prej 3/5 per te kryer keto procedura.

Por si ne cdo rast kur e verteta thuhet pergjysem, edhe kesaj here ata duke dashur te mbrojne vendimin e cmendur te kryetareve te tyre per bojkotin e zgjedhjeve vendore, ngarkojne me pergjegjesi vetem Erjon Veliajn, qe i ndodhur ne kushtet e zoterimit te 60 nga 61 keshilltareve ne Bashkine e Kryeqytetit, ka rinisur procedurat per finalizimin e vjedhjes se ketyre pronave.

Qe Erjon Veliaj eshte nje hajdut i cili e ka shfrytezuar postin e kryetarit te Bashkise qe diten e pare te punes per te permbushur aferat e tija ekonomike dhe politike, e kemi ditur dhe thene qe atehere.

Gjeja qe nuk thuhet sot eshte se Erjoni mund ti kryeje keto abuzime shume me kollaj dhe pa shkelur ligjin pikerisht sepse atij ju la e lire fusha e betejes dhe per kete shkak ai sot ne bashkine e Tiranes dhe mentori i tij ne te gjithe vendin, zoterojne pothuaj 100% te pushtetit vendor ne 100% te territorit te vendit.
Te pakten mos u anko per melcite nese vete ja vare ato ne qafe ujkut./ CNA.al

Rama i “dhuron” Carlo Bollinos pronën publike

1 Koment

1 Koment

  1. t

    8 Tetor, 2019 at 8:37 pm

    Basha i dhjerë eshte,por ju jeni qenef

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Luan Rama/ Presidenti Macron, “armiku i jashtëm” i Edi Ramës!

Publikuar

-

Nga

Eshtë e ligë dhe fyese përpjekja e Edi Ramës për ta transferuar përgjegjësinë për mosçeljen e negociatave me BE-në nga vetja dhe qeveria e tij, tek Presidenti i Francës, a thua se punët e Shqipërisë shkojnë për mrekulli e nuk ka se për çfarë të reflektojmë e të ndjejmë përgjegjësi.

Presidenti Macron e ka shfaqur edhe më herët qëndrimin e tij ndaj zgjerimit të BE-së dhe standardeve që aplikohen në terësinë e këtij procesi, gjë që edhe Kryeministri Rama, edhe drejtuesit në ikje të BE-së e kanë ditur edhe kur rrekeshin të bindnin shqiptarët që të besonin gënjeshtrën e tyre se Shqipëria i kishte çelur negociatat; një herë në nëntor 2016 e më pas edhe në qershor 2018, ndaj nuk ka se përse të bëjnë të habiturin me konseguencën e qëndrimit të Presidentit të Francës.

Nëse zoti Macron nuk ka besim në raportet e burokratëve të Komisionit Europian, veçmas në vlerësimin e tyre për Shqipërinë, kjo nuk mund të shërbejë si alibi që Kryeministri i Shqipërisë t’i fshehë dështimet e tij dhe të qeverisë që kryeson, me atë që ai e quajti në mënyrë spekulative “përplasja e madhe mes Francës dhe Gjermanisë”.

Ndërkaq, nëse Kancelarja Merkel, referuar vendimit të parlamentit gjerman ishte për çeljen e negociatave me Shqipërinë, po për çelje jo dje e sot, dhe as nesër apo pasnesër, po për çelje pasi të plotësohen më parë nëntë kushtet e vendosura nga Gjermania, dhe Presidenti Macron ishte për të mos i çelur, ketu nuk kemi të bëjmë as me përplasje dhe aq më pak me përplasje të madhe franko-gjermane.

Nuk kemi të bëjmë as me ndonjë komplot padrejtësie siç proklamojnë jo prej naivitetit shërbëtorët e përherehëm të pushtetit, por kemi të bëjmë në fakt me të njejtin qëndrim ndaj Shqipërisë, pavarësisht “PO-së” gjermane me kushte dhe “JO-së” francaze pa kushte, që në përmbajtjen e vlerësimit nuk kanë diferenca thelbësore.

Nëse duam ta lexojmë me realizëm qëndrimin gjerman, pra nëse duam t’i kuptojmë kushtet e vëna paraprakisht prej Bundestagut, do të gjejmë në e ndër to se cili është në fakt realiteti politik në Shqipëri, që bëri të kishim kundër jo vetëm Francën, por edhe vende si Holanda, Danimarka, Spanja etj. që bëhen edhe më shumë nëse do ti shkojmë më tej pastaj perqasjes së qëndrimit të tyre mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nuk është e vërtetë që ka patur konsensus të gjerë gati unanim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. – tha pa asnje ekuivok Presidenti Macron. E me tej ai nënvizoi se: “Ndërkohë që për Maqedoninë pjesa më e madhe e vendeve ishte mbështetëse, për çeljen e negociatave për Shqipërinë ishte e kundërta. Shumica nuk mbështetën hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duhen plotësuar kushtet”. Kështu tha në konferencën për shtyp Presidenti Macron.

Mjafton pra që dikush me sado pak aftësi intelekti për të kuptuar, ta lexojë qendrimin e sipërcituar, e do të vërejë se nuk është Franca, por qeveria shqiptare e me drejtpërdrejt kryeministri i saj që bllokoi çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Realiteti shqiptar i dominuar nga konflikti politik dhe kriza e qeverisjes, nga kriza parlamentare dhe ajo e besimit ndaj institucioneve, nga korrupsioni e krimi qeverisës, e mbi të gjitha, nga krimi elektoral i vjedhjes së votave që deformon vullnetin e qytetarëve dhe imponon në konfigurimin parlamentar vullnetin e grupeve kriminale, janë në fakt arsyet se përse për të mbrojtur qëndrimin e tij kundër zgjerimit të BE-së pa bërë më parë reformimin e saj, e bënë Shqipërinë argumentin e parë e të pakundërshtueshëm të Presidentit Macron.

Por, meqë kryeministri i pari e pas tij edhe disa të tjerë si ai apo në shërbim të tij e kanë drejtuar gishtin për të na treguar se fajtor që Shqipëria dështoi në çeljen e negociatave me BE-në është Presidenti Macron ( sipas kutit të tyre të vlerësimit përse nuk janë fajtorë edhe kryeministrat e
Holandës dhe Danimarkës që gjithashtu mbajtën të njejtin qendrim me presidentin francez), po risjell në vëmendjen e lexuesit disa nga kushtet e parlamentit gjerman, që të gjithë të kuptojmë se jo fshehja pas apo justifikimi me “JO-në” franceze, por realizmi e përgjegjshmëria, refletimi e marrja përsipër e përgjegjësive është ajo që duhet të bëjë e gjithë klasa politike shqiptare, padyshim kryeministri i pari, si personi kryesor përgjegjës në krye të qeverisë.

Në rezolutën e votuar nga parlamenti gjerman theksohet:

Bundestagu i kërkon Qeverisë Federale që:

Në Këshillin e Evropës më datë 17/18 Tetor 2019 të miratohen negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë parimisht vetëm me kushtin, që:

a) Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë duke angazhuar një numër të arsyeshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të verifikuar.

– Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe siguron një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, siç rekomandohet edhe në raportin e ODIHR të datës 5 shtator 2019.

LEXO EDHE:  Rama bën fushatë për PD?!/S’jemi armiq, nuk ka krijuar kurrë debat!

LEXO EDHE:  Kardiologu i njohur shpërthen ndaj Ramës/ Ja çfarë i shkruan në letër

E më tej, në të njejtin dokument përcaktohet se:

b) Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

– Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar;

– Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme;

– Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve;

– Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar;

– Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë. Këto përfshijnë hetime proaktive, eventualisht ndjekje penale dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar;

– Progres i prekshëm në reformën administrative, përfshirë rishikimin e qëndrimeve të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, edhe nën këndvështrimin e parregullsive;

– Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor.

Pa cituar me tej rezolutën e parlamentit gjerman, cili është ai që ka sado pak mend në kokë që pasi ka lexuar kushtet e mësipërme mund të thotë se Gjermania ishte për çeljen e negociatave?!

Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese, është edhe pa gjykatë të Lartë. Reforma zgjedhore është e bllokuar, e me qëndrimin arrogant që mban prej kohësh qeveria, nuk ka gjasë të nisë puna pa krijuar më parë kushtet për dialog politik transparent, të sinqertë e funksional.

Ndërsa për kushtin tjetër, atë që është artikuluar qartë e prerë si “Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve”, kush mund të thotë se është plotësuar?!

Apo edhe për këtë e ka fajin Presidenti i Francës?…

Po kushtin tjetër, atë që ka të bëjë me votimet farsë e të turpshme të 30 qershorit, përse e anashkalon kryeministri dhe maxhoranca e tij?!

Parlamenti gjerman kerkon hapjen e negociatava, përveç të tjerave, edhe pasi të ketë: “Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor”.

Pra, a ka ndonjë me sado pak mend në kokë që nuk e kupton se çfarë do të thotë “një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese?”. Apo edhe për këtë argument e ka sërish fajin Presidenti Macron?!

Kushtet janë në fakt denoncim i një realiteti skandaloz, që ngado ta kthesh e sido që ta shikosh, nuk bën fajtor Presidentin Macron, por drejtpërdrejt Edi Ramën të parin e më shumë se gjithë të tjerët.

Fatalisht Shqipëria e humbi mundësinë.

Rekomandimi i nëntorit 2016, ishte për çeljen pa kushte! Edhe në vitin 2018 rekomandimi ishte i njejtë, çelje pa kushte!

Por qeveria shqiptare abuzoi, e shpërdoroi besimin dhe vullnetin e mirë mbi të cilin u dhanë rekomandimet pa kushte.

Ndërsa sot realiteti është tjetër; kushtet janë shtuar, vështirësitë gjithashtu.

Por, ndërsa kërkohet që kryeministri të mbajë përgjegjësi si shenjë e parë e reflektimit me seriozitet dhe në të mirë të të ardhmes europiane të vendit, ai na tregon se “armiku i jashtëm” është Presidenti i Francës! Kjo është një përpjekje e ligë dhe fyese. Eshtë paturpësi.

Me këtë qasje të papërgjegjshme dhe provokative, kryeministri shkon në kahje të kundërt me interesat e integrimit europian të Shqipërisë. Ndaj, për sa kohë Edi Rama do të jetë Kryeministër i Shqipërisë, çelja e negociatave do të mbetet përherë e largët!

Meqë Gjermania është sistemi ynë i referimit në aspiratën tonë kombëtare të integrimit europian, le të reflektojmë të gjithë mbi atë që na thotë Rezoluta e Bundestagut, votuar enkas për Shqipërinë me vullnetin e mirë për çeljen e negociatave:

“Shqipëria është në një krizë politike të brendëshme të rëndë. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“A ekziston në BE një rast si ky?”/ Pas dështimit të negociatave, Berisha i kujton Ramës audio-përgjimet

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar edhe njëherë pas vendimit negative të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave. “A ekziston ne BE apo Europe nje shembull, nje rast si ky?”, pyet Berisha ndjeksit e tij teksa postimin e tij e shoqëron me një meme, për t’iu rikthyer edhe njëherë historisë së audio-përgjimeve, ku eksponentë të lartë të PS, Policisë së Shtetit dhe krimit të organizuar përfshihen në shit-blerjen e votës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Nga

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Pakt, Rama-Basha/ Zbardhen kushtet e aleatëve të PD

LEXO EDHE:  “O Zot majmuni i vinte duart në kokë”/ Rama fushatë me dhelpra, luanë dhe pula

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE