LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teknologjia 5G/ AKEP zbulon shifrat: Ja sa përfitoi buxheti i shtetit në 2019

8 Tetor 2019, 15:31, Sociale CNA
Teknologjia 5G/ AKEP zbulon shifrat: Ja sa përfitoi buxheti i shtetit

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ka vënë në fokus të punës përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj operatorëve celulare, me sinjal telefonie dhe akses në internet.

Në fokus do të jenë kryesisht ato zona me pak mbulim apo me sherbime vetëm 3G.

Gjithashtu, brenda  vitit 2019, AKEP planifikon zhvillimin e tenderit të 3-të të frekuencave 800 MHz me të njejtën vlerë, duke i dhënë mundësi edhe operatorit celular Albtelecom që nuk ka akoma spekter 800 MHz, të konkurojë dhe pajiset me Autorizim (License) duke ju mundësuar edhe abonenteve të tij cilësi shërbimesh shumë më të mira.

Ndërsa publikon shifrat dhe zbulon objektivat e së ardhmes, AKEP thekson se nga veprimtaria efektive e institucionit,  Buxheti i Shtetit ka përfituar rreth 25 781 000 Euro, ndërkohë që cilësia e shërbimeve është përmirësuar ndjeshëm që nga momenti i fillimit të përdorimit të brezit 800 MHz dhe teknologjive 4G dhe 4G+.

Nese tenderi i tretë i frekuencave 800 MHz realizohet me sukses kete vit, Buxheti i Shtetit do të përfitonte edhe 7 440 000 Euro të tjera dhe kjo do të thotë edhe 10 MHz sasi spektri në dispozicion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për konsumatorët, shkruan BallkanËeb.

Dhënia e Autorizimit të fundit në brezin 800 MHz do të shënonte përfundimin e frekuencave 4G dhe 4G+ dhe do të fillonte era e re e teknologjive 5G, në koherencë edhe me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonit të cilat në korrik 2020 do të fillojnë perdorimin e frekuencave të brezave 5G.

Lajmet e fundit nga