LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi i Çapjave mbi policinë/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë

8 Tetor 2019, 19:31, Kronika CNA
Sulmi i Çapjave mbi policinë/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë

Gazetari investigativ i kronikës së zezë Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga sulmi me armë që familja e Çapjave në Elbasan i bënë Policisë Operacionale më 8 qershor të vitit 2016.

I ftuar në emisionin ?Repolitix? Hoxha u shpreh se kjo ngjarje tregon se shteti ka kapitulluar.

Teksa Komentoi pamjet e filmike të fundit që janë publikuar Hoxha tha se hetimi është dëmtuar dhe Prokuroria e Gjykata nuk e kane kryer si duhet detyrën pasi kanë dënuar minimalisht autorin që ka qëlluar ndaj policisë operacionale.

?Hetimi është dëmtuar. Janë vendosur dy persona një i vdekur dhe një i pa identifikuar dhe kjo është bërë me qëllim që të fshihet e vërteta.

Elementët e rinj duhet të ndihmojnë që askush të mos ngrejë dorën më ndaj policisë.”, u shpreh Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga