Connect with Us

Skandali/ U dyshua për vrasje, Apeli: Policia manipuloi provat për Gjergj Cukalin

Kronika

Skandali/ U dyshua për vrasje, Apeli: Policia manipuloi provat për Gjergj Cukalin

Publikuar

-

Gjergj Cukali u arrestua me bujë në 30 maj si i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit. Ai u lirua pas tre muajsh, pasi prova kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je e tij në mjetin e vrasjes, u vlerësua si e papërdorshme nga gjykata.

A2 ka siguruar një kopje të vendimit të lirimit, ku ngrihen pikëpyetje mbi mënyrën se si policia lidhi emrin e tij me vrasjen. Dyshimet bien tek vërtetësia e gjurmës së ADN-së së Cukalit në “Mercedesin” e ekzekutorëve. Sipas gjykatës, policia ka pasur profil të Gjergj Cukalit në skedarët e saj që në vitin 2018, por nuk e kanë përdorur për krahasim, që do hante vetëm pak minuta kohë. Atij i është marrë kampion i ri pështyme pas arrestimit dhe konkluzioni se gjurma në bidon ishte lënë prej tij ka dalë me 2 muaj e gjysmë vonesë.

“Shmangia e krahasimit të këtij materiali biologjik-pështymë, marrë personit nën hetim me datë 12.04.2018, me databazën e profileve të ADN-së, ngre dyshime serioze se rezultatet e analizave të kampionëve biologjikë nuk janë të sakta, por të manipuluara”, lexohet në vendim.

Apeli shpjegon se nuk ka asnjë akt që të shpjegojë si u përfitua materiali gjenetik në bidon, pështymë, fije floku, apo djersë dhe as mënyra si është marrë.

Pikërisht për këtë arsye, shprehet gjykata, provat e paraqitura jo vetëm që janë të papërdorshme, por ndoshta të rreme dhe pse jo, të falsifikuara. Apeli dyshon se kanë qenë vetë policët që mund të kenë vendosur në bidonin plastik mostrën e pështymës që iu mor të dyshuarit pas arrestimit.

Gjykata vlerëson në shkelje të ligjit edhe kqyrjen e mjetit të vrasjes, jo në vendin ku u gjet, por në një garazh të mbyllur të Policisë Shkencore, pasi ishte transportuar aty me karroatrec./A2cnn

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombola e gazit/ Zjarr në një apartament në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët, paraditen e sotme.

Banesa ndodhej në katin e tretë të një pallati, ndërsa shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Fatmirësisht, në momentet e zjarrit nuk ka patur njeri brenda banesës.

Raportohet se dëmet e shkaktuara në brendësi të banesës kanë qenë të lehta.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses evitoi dëme të mëdha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shtyhet seanca paraprake për “Toyota Yaris”/ Avokatët: Kushërinjtë Vladi janë jashtë Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Shtyhet seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris”.
Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës janë bërë dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi të shpallur në kërkim, të cilët nuk janë vënë në djeni të seancës.

Avokatët janë shprehur se dy kushërinjtë janë jashtë Shqipërisë.
Të arrestuar për këtë çështje janë babë e bir, Edi Lika dhe Klevi Cani, si dhe Alban Mollaymeri, të cilët akuzon për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe shtetasi Agim Çeka, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë, seanca e radhës është shtyrë për datën 28 tetor 2019.

LEXO EDHE:  Protesta e Opozitës/ Zbardhet plani i masave të Policisë, ja rrugët që bllokohen

Kujtojmë se në muajin qershor të vitit 2018, janë sekuestruar në dy makina ‘Toyota Yaris’, 3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që në Portin e Durrësit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishin kthyer në tmerrin e korçarëve/ Arrestohen 2 hajdutët, 1 tjetër në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Banesat”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar shtetasit:
• K.I, 28 vjeç, (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”),
• K.S, 26 vjeç,
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:
• A.K, 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi:
• T.L, 34 vjeç, banues në Korçë (i dënuar me parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të jenë autorë të ngjarjeve të mëposhtme:
Në datë 04.08.2018, është vjedhur banesa e shtetases M.K, në lagjen nr.12, ku është marrë një televizor.
Në datën 16.10.2019, janë vjedhur banesat e shtetasit Th.Ç, dhe shtetases P.G, në lagjen nr.4, ku janë vjedhur tre televizorë dhe tre soba.
Në datën 18.10.2019, është vjedhur banesa e shtetasit I.K, në lagjen nr.1, ku kanë marrë sende dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

LEXO EDHE:  Dhunimi i Xhisiela Malokut/ “Qëndrimi i Policisë është mashtrim”

Shtetasit K.I; A.K dhe T.L, sendet e vjedhura në banesa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës, i shisnin më pas tek pika e tregtimit të shtetasit K.S, në lagjen nr.8 të qytetit, ndaj së cilës u vendos masa e sekuestros preventive.
Vijon puna për kapjen e shtetasit T.L, si dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku autorë të tyre dyshohet të jenë shtetasit e lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vjedhja më shumë se një herë, kryer në bashkpunim” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE