Connect with Us

Skandali i publikuar në Fiks Fare/ Merret në mbrojtje bashkëshortja e nënkryetarit të Veliajt

Politikë

Skandali i publikuar në Fiks Fare/ Merret në mbrojtje bashkëshortja e nënkryetarit të Veliajt

Publikuar

-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar shkarkimin nga detyra të Denada Seferit, drejtoreshë e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë, njëkohësisht bashkëshorte e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se “ i garantohet mbrojtje politike bashkëshortes së nënkryetarit të Veliajt, Denada Seferi, e cila nuk shkarkohet pas skandalit të publikuar nga emisioni Fiks Fare dhe pas gjetjeve të bëra nga KLSH, të cilat zonja i ka injoruar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme.”

Sipas Zhupës, Seferi duhet të ishte shkarkuar pas skandalit të denoncuar në emisionin “Fiks Fare” në Top Channel, ku një prej fëmijëve që ka jetuar në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve, abuzim i cili ka filluar që në moshën 8 vjeçare.

“Ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provon gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve dhe është anëtare bordi në komunitetin e birësimeve”-shkruan Zhupa.

Postimi i plotë:

I garantohet mbrojtje politike bashkëshortes së nënkryetarit të Veliajt, Denada Seferi, e cila nuk shkarkohet pas skandalit të publikuar nga emisioni Fiks Fare dhe pas gjetjeve të bëra nga KLSH, të cilat zonja i ka injoruar në mënyrë të plotë dhe të vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provon gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve dhe është anëtare bordi në komunitetin e birësimeve .

Një prej fëmijëve që ka jetuar në institucion, një vajzë 12 vjeçare tregoi sesi është abuzuar seksualisht në shkollë dhe në institucionin e fëmijëve. (Video Link) https://www.youtube.com/watch?v=iAYOdepll5g

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/Mësuesja me burrin rrahin nxënësit, ja arsyeja qesharake

Denada Seferi, bashkëshortja e Andi Seferit, nënkryetarit të Veliajt, ka kohe që ka injoruar gjetjet e KLSH dhe ka lënë të degradoj situata deri në skandalin që shikuam nga Fiks Fare. Ajo ka përgjegjësi direkte për monitorim të munguar në vite nga ajo drejtori. Dhe ka qenë detyra e saj zbatimi i Rekomandimeve të Kontrollit të Larte të Shtetit sidomos kur shumica e pikave kanë detyrimin të zbatohen menjëherë sipas raportit. Krahet e ngrohta politikisht mesa duket mund ta kenë bëre të injoroj totalisht situaten edhe të vazhdoj e qetë në atë pozicion prej kohësh.

Ja disa nga gjetjet që lidhen drejtëpërdrejtë me mos kryerjen e detyrës së Drejtoreshës Denada Seferi.

Me 31 Dhjetor 2016 , Kontrolli i Larte i Shtetit zbardhi raportin auditues nr.187 ku konstatoj gjëndjen së ku ndodhet shërbimi social në shtëpinë e fëmijes “Zyber Hallull” në Tiranë . Raporti konstatoj gjëndjen e mjeruar ku ndodhet ky shërbim , në faqen 2 të raportit konstatohet qe:
“Shtëpia e Fëmijës Zyber Hallulli nuk garanton një shërbim plotësisht efektiv në përkujdesin dhe integrimin shoqëror të fëmijëve rezidencialë. Pavarësisht ristrukturimit në apartamente për fëmijë sipas grup-moshave, hartimi dhe zbatimi i strategjive efektive për deinstitucionalizmin kërkon përcaktimin e qartë të tipologjisë së shërbimit” .

Në piken 47 të raportit (faqe 26) KLSH ka rekomanduar që Drejtoria e Shërbimeve Sociale duhet të monitorojë të paktën një herë në vit IPSH-të publike, pa prekur cilësinë e standardeve te monitorimit ku duket qartë që prej disa vitesh nuk ndodh ky monitorim .
Ne piken 51 te raportit (faqe 27) KLSH konstatohen problematika që peshojnë në çështje që lidhen me menaxhimin e kapaciteteve njerëzore të shtëpisë , plotësimin korrekt të planeve të kujdesit dhe të largimit , dietën dhe ofrimin e ushqimit , kushtet fizike të godinës, nevojave shëndetësore apo emocionale të fëmijës etj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Erion Braçe falenderon liderët e BE-së/ Kunja për ata që votuan kundër

Publikuar

-

Nga

brace thirrje analisteve, mos harroni 21 janarin

Zvendëskryeministri, Erion Braçe, ka postuar një status në faqen e tij në rrjetet sociale, ku falenderon liderët e BE-së, dashamirës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ndërsa ironizon me kunja ata që, sipas tij:”na njohin prej azilantëve”.

“#E VERTETA TROÇ!

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,
zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,
aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,
ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,
zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,
zoti Sassoli, president i Parlamentit Evropian!

LEXO EDHE:  Skandali në “Stop”/Pezullohet menjëherë nga detyra punonjësi i policisë

LEXO EDHE:  Foto-Pallat mbi pallat në zemër të kryeqytetit/ Veliaj i jep leje ndërtimi ish-deputetit?  

Ju jemi mirënjohës pa fund!
Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi
qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,
nuk na njeh hiç;
duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,
por oferte në atë treg;
I BEJME NE PUNET TUAJA,
MADJE ME TE RENDAT,
MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, shkruan Braçe/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveris si një harbut i vërtetë”/ Ish ministri i Drejtësisë shpërthen ndaj Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj qendrimit justifikues që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, lidhur me moshapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një postimi në faqen e vet në rrjetet sociale, manjani e etiketon ironikisht Ramën si “udhëheqës”, ndërkohë që nuk ngurron ta quaj dhe “harbut të vërtetë, që qeveris pa votën e shumicës së shqiptarëve”.

“Ka një diferencë qëndrimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë”- thotë udhëheqësi.

Dakort, por as Gjermania në vetvete nuk sugjeronte në qëndrimin e saj çeljen e menjëhershme të negociatave. Përkundrazi, duhet të tregonim se dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të bëjmë shtet jo politik, pastaj mund të çeleshin bisedimet për anëtarësim.

Për çështjen e Shqipërisë ndarja nuk ka qenë aspak esenciale, por thjesht procedurale. Në esencë Gjermania ishte gati të pranonte çeljen e bisedimeve menjëherë me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë, të cilës i vuri kushte.

Franca ishte më e sinqertë në qëndrim kur nuk pranoi të bëhej ndarja në trajtim të Maqedonisë nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Skandali me ilaçet e skaduara/ Kush po i mbron trafikantët e mjekësisë?

LEXO EDHE:  Foto-Veliajt i dështon propaganda/ Kaos në zyrat e gjendjes civile  

Nuk po përmendim këtu Hollandën që ishte po aq e prerë për të na veçuar nga Maqedonia dhe për të mos na çelur negociatat.

Nuk po përmendim këtu as faktin se përse dështoi rëndë të çelte vjet apo parvjet negociatat, kur Franca ende “mahnitej” nga lapsat me ngjyra dhe atletet me të cilat ky karagjoz shfaqej atje.

Kështu që fshehja pas Gjermanisë nuk e shpëton dot dështakun tonë që qeveris ende pa votën e shumicës së Shqiptarëve si një harbut i vërtetë.

Të paktën pranojmë në fund se nuk qenkan hapur negociatat, që i shpalli të hapura që para dy vitesh. U vetdenoncua si mashtrues publik!

Tani Ai nuk duhet të dorëhiqet, por duhet shporrur me çdo mjet! Duhet shporrur për mashtrim publik dhe sistematik që i ka bërë vendit e popullit të vet!

Enough is enough!”, përfundon statusi i ish ministrit manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi përballë liderve të BE-së/ Grida Duma masakron Ramën: Je aty për të lypur, lyp!

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga studio e “Zonë e Lirë”, ka kritikuar së tepërmi qëndrimin dhe fjalimin  e Ramës sot përballë liderve të BE-së.

Sipas Dumës, sot nuk ishte një ditë ku kryeministri duhej të jepte urdhëra.

“Rama sot ishte në një pozitë ku duhet të lypte, jo të jepte aty urdhëra të llojit që: “Makroni duhet të …”. Je aty për të lypur të hapen negociatat ore zotëri, lyp”, është shprehur ndër të tjera Duma./ CNA.al

LEXO TE PLOTE