Connect with Us

“S’ka koalicion me parti që nuk e njohin Kosovën”/ Kurti paralajmëron zgjedhje të reja

Kosova & Rajoni

“S’ka koalicion me parti që nuk e njohin Kosovën”/ Kurti paralajmëron zgjedhje të reja

Publikuar

-

I ftuar në KTV, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja dhe njëkohësisht pretendenti për kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme.

Pak më herët edhe Isa Mustafa, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka konfirmuar se do të ketë një takim me Kurtin.

LEXO EDHE:  Mocioni për rrëzimin e qeverisë në Kosovë, Albin Kurti tregon qëndrimin e Vetëvendosjes

Kurti, i pyetur nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në, është shprehur i prerë: Jo, nëse nuk bëhet me LDK-në, shkojmë në zgjedhje sërish.

Ndërkohë që shprehet se Lista serbe dhe PDK duhet që të shkojnë në opozitë, Kurti po ashtu ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me parti që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

VOA/ Kryeministri Zaev paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pas një dite jo të plotë vendosi të flasë për dështimin e marrjes së datës në Këshillin Evropian dje në Bruksel. Ai nuk fshehu emocionet ndërsa tha se vendit të tij iu bë një padrejtësi e madhe. “Ne tha ai, i realizuam të gjitha zotimet, por Bashkimi Evropian nuk reflektoi ndaj premtimeve të bëra. Bëmë reformat, zgjidhëm problemet me fqinjët ndërsa BE-ja nuk iu opërmbajt fjalës së dhënë”, u shpreh zoti Zaev.

“Ajo që Bashkimi Evropian nuk arriti të marrë vendim për hapjen e bisedimeve me ne, është një gabim historik dhe këtë e vërtetuan të gjithë drejtuesit evropianë”, tha Zaev, duke theksuar zhgënjimin dhe zemërimin e madh.

Ai tha më tej se vendimi i BE-së është bërë për shkak të problemeve të brendshme të pazgjidhura, të cilat Maqedonia e Veriut nuk mund t’i ndryshojë.

Ai megjithatë ndjen përgjegjësi para qytetarëve dhe paralajmëron:

“Drejtohem para jush dhe qartazi porosis: Ëndrra evropiane për maqedonasit, shqiptarët, serbët, vllehët, turqit, romët, boshnjakët e të tjerët që jetojnë në vendin tonë – nuk do të rrënohet”.

LEXO EDHE:  Albin Kurti e krahason Qeverinë Haradinaj me atë të Gruevskit

LEXO EDHE:  Albin Kurti e krahason Qeverinë Haradinaj me atë të Gruevskit

“Prandaj propozoj organizimin e shpejtë të zhgjedhjeve të parakohëshme. Zgjedhje, sa më shpejtë që të mundet”, u shpreh kryeministri Zaev, por pa dhënë ndonjë datë të mundëshme se kur do të ndodhte kjo.

Këtë propozim ai do ta ngrejë në takimin e nesërm që ka thirrë presidenti Pendarovski me drejtuesit e partive të pushtetit dhe opozitës. Zaev tha se qytetarët e kanë në dorë vendimin: “për të shkuar në rrugën e drejtë të vlerave demkratike dhe evropiane, të zhvillimit dhe mirëqenies, apo në rrugën e errët të izolimit, nacionalizmit, ndarjeve dhe konflikteve, që është rruga e cila të kthen prapa”.

Opozita, si maqedoonase edhe ajo shqiptare me muaj të tërë kanë kërkuar zgjedhje të parakohëshme, ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e ka mbështetur këtë ide, për shkak mundësisë së regresit nga reformat dhe proceset integruese, siç janë shprehur shpesh zyrtarë të saj.

Edhe një pjesë e analistëve vlerësojnë se zgjedhjet e parakohëshme do të ndalonin përparimin e reformave të nisura dhe do t’i merrnin Maqedonisë së Veriut një kohë të çmuar për arritjen e standardeve të kërkuara evropiane./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dështimi i negociatave/ Zaev propozon zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin e tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ky propozim i tij vjen pasi dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev, raporton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.

”Para dy ditesh Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:  Nard Ndoka zbraz gojën/ “Kryeministria kap shtetin, i bën “m***n” standardeve..!”

LEXO EDHE:  Dialogu Kosovë-Serbi/ Ja plani i prezantuar nga Vetëvendosja

Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Pakica serbe në qeverinë e re?/ Ja si përgjigjet kandidati për Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Trajtimi politik i pakicave serbe në Kosovë dhe përfshirja e njerit prej përfaqësuesve të partisë së tyre “Lista Serbe”në kabinetin e ri qeveritar “Kurti”, ka qenë një tjetër çështje për të cilën kandidati për kryeministër i Kosovës ka folur nga tryeza e emisionit “Real Story”.

“Unë nuk kam problem me “Listën Serbe”, unë nuk kam asnjë problem pse është serbe, por sepse nuk është parti. Në fakt është shtet, instrument i Beogradit. Parregullsi të mëdha ka pasur në vendbanimet me shumicë serbe. Trysnia ndaj serbeve për të votuar “Listën Serbe” ka qenë e tmerrshme. Një ministër duhet të jetë serb, jo detyrimisht nga “Lista Serbe”. Por ata duhet ta miratojnë. Nuk do të jetë e lehtë. Unë do ti shërbej si Kryeministër komunitetit serb pa asnjë dallim,” ka thenë Albin Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE