Connect with Us

Sistemi apo njerëzit/ Kush i shkatërron zgjedhjet në Shqipëri

Politikë

Sistemi apo njerëzit/ Kush i shkatërron zgjedhjet në Shqipëri

Publikuar

-

Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, me një proçes të shkëlqyer dhe të lavdëruar nga të gjithë.

Një shtet 12-vjeçar, i cili për të disatën herë jep një leksion demokracie, jep një leksion qytetarie europiane me standarte të padiskutueshme, të cilat u treguan me një pjekuri të pashembullt për Ballkanin Perëndimor.

I gjithë debati i hapur së fundi në Shqipëri, dhe kriza e pretenduar politike ka vetëm një përfundim, zgjedhjet dhe votën e lirë. Pretendohet se në Shqipëri s’ka zgjedhje, nuk ka votë të lirë, vidhet, blihet grabitet nga kriminelë e banditë, të cilët vendosen në parlament, e kështu me radhë.

Palët akuzojnë njëra-tjetrën dhe kjo histori vazhdon prej vitesh.

Janë të pakta rastet kur rezultati i zgjedhjeve është i gjithëpranuar dhe s’ka pasur kontestime.

I pari është ai i vitit 1992 kur u shemb sistemi komunist.

Rezultati i dytë është ai i vitit 2005, ku socialistët në pushtet, dorëzuar pushtetin tek Sali Berisha.

Rezultati i tretë i njohur është ai i 2013-ës, kur PD dorëzoi pushtetin tek Rilindja dhe Ilir Meta, megjithëse Berisha në atë kohë hodhi një akuzë “aleanca e qelbësirave”, që u bashkuan kundër tij.

rama dergon meten ne kushtetuese

Gjithësesi, përtej këtyre detajeve, në Shqipëri vetëm tre herë janë njohur zgjedhjet, megjithëse kemi pasur çdo katër vite procese zgjedhore, kemi pasur zgjedhje të parakohshme si në ’97, armë të rrëmbyera, zgjedhje të pjesshme lokale, deri së fundi në 30 qershor, kur patëm zgjedhjet administrative me më shumë se gjysmën e njësive, me vetëm një kandidat.

Por, pas asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe një analizë të shkurtër që bëmë në retrospektivën e zgjedhjeve tona, pyetja e thjeshtë është: Problemi në Shqipëri vjen nga njerëzit apo nga sistemi?

Sistemi fillimisht mazhoritar, i përzier me proporcional, që ishte më i drejtpërdrejtë, dhe tashmë një sistem proporcional rajonal me lista të mbyllura, në dorën e kryetarëve të partive.

Po të analizojmë sistemin del se ka dështuar në dy apo më shumë raste. Ka dështuar në vendosjen e emrave nga kryetarët, të cilët janë thuajse “mbretër” të partive të tyre. Emrat vendosen personalisht, për pazare dhe interesa klienteliste apo kontrolli në zona të caktuara. Vendosen vetëm besnikët e kryetarit, kritikët largohen, ata që kanë një këndvështrim tjetër, nuk janë pjesë e listës së deputetëve.

Kështu ka ndodhur në 2009 kur Edi Rama bëri spastrimet e para brenda PS-së, por edhe Berisha pati jo pak probleme me listën e vitit 2009, kur largoi disa emra të spikatur, duke i mënjanuar ata.

E njëjta situatë ndodhi në vitin 2013, kur Rama i hapi rrugë të plotë spastrimit të partisë dhe vendosi në krye të listave, dhe fitues futi një pjesë të sektit të Mjaft-it dhe Soros në Shqipëri. Gjithashtu edhe Berisha vazhdoi me spastrime, por shumë pak goditje, sepse në atë moment i duhej mbështetja në parti.

avokati zbulon marreveshjen

Në 2017 për herë të parë listat e PD-së i përgatiti Lulzim Basha, i cili përdori një operacion “fshesa” ndaj senatorëve, e cila prej tij dhe shumë analistëve shikohet si shkaku kryesor i humbjes së Lulzim Bashës dy vite më parë, pas një marrëveshje me Edi Ramën. Ku Basha mori gati 250 mijë vota më pak sesa Berisha, vitin e një katastrofe elektorale.

Një proces zgjedhor i shkëlqyer në 2017-ën. Pa asnjë incident, pa asnjë përplasje, një diferencë shumë e madhe votash, e cila sado që të ketë ndikim të krimit dhe bandave brenda saj, më shumë tregon sesa është e pamundur të bësh një përmbysje të një force politike pa pasur një frymë besueshmërie në opinionin publik. Sepse këtë e tregoi 2013-ta. Në kët vit Berisha me gjithë pushtetshmërinë e tij dhe makinën elektorale të shtetit humbi dhe u dorëzua me gati 330 mijë vota më pak se koalicioni i LSI-së me socialistët e Rilindjes.

Ç’ka tregon se sistemi mund të sjellë përmbysje. Mund të sjellë barazim si në vitin 2009, mund të sjellë edhe katastrofa si në 2017-ën për opozitën. Por, mund të ringjallë edhe shpresë. Problemi në vetvete nuk është sistemi.

Problemi në vetvete janë vetë partitë, janë kryetarët e partive. Kosova na e tregoi shumë mirë.

Në rast se në Shqipëri do të kishte ndodhur ajo që ka ndodhur në Kosovë, që kaloi LDK para me disa mijëra vota, më pas rezultati i përmbys dhe udhëhoqi Vetëvendosja sërish me disa mijëra vota, në një situatë të tillë, gjysmat e qendrave të votimit do të ishin bllokuar. Grupet e numërimit të votave do të kishin pushuar numërimin, duke parë se rezultati do të kalonte sa në një krah në një krah, do të bëheshin kalkulimet se cilat kuti duhet të dilnin të vlefshme, cilat të pavlefshme. Do të tentohej të prisheshinm vula, të hiqeshin vula, të hiqeshin materiale, fletë, dokumenta të ndryshme, për të krijuar një kaos dhe një konfuzion, për të mos i dhënë mundësi palës tjetër të fitojë. Pra, për ta sabotuar kundërshtarin, e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  “Shqipëria dhe Maqedonia bënë atë që u kërkuam”/ Drejtuesit e BE letër vendeve anëtare: Të hapen negociatat në tetor

Ndërsa në Kosovë kjo nuk ndodhi. Votimi vazhdoi i qetë, procesi i numërimit po ashtu, për më tepër në atë vend voton edhe diaspora. Gjithçka duket e qartë dhe e pastër në dritën e diellit, palët pranojnë rezultatin. Një shembull Kadri Veseli, i cili pas dy orësh del dhe pranon humbjen.

Ndërsa në Shqipëri, ende sot nuk është pranuar humbja në shumë e shumë zgjedhje.

Kujtojmë këtu 2009-ën, Edi Rama nuk e pranoi kurrë por tha “hap kutitë, ose largohu”.

Shkojmë në 2011, e cila është edhe një preçeden i pashembullt në llojin e vet, ku Rama nuk e pranoi humbjen, por krahasuar me zgjedhjet në Kosovë do të ishte e llahtarshme. Që të bllokohej, të dilte njëra palë përpara. Më pas të mblidhej KQZ-ja, të rinumëronte kutitë, e kështu me radhë.

basha

Në 2017, Lulzim Basha bëri një marrëveshje me Edi Ramën. Dhe sot pas dy vitesh u kujtua dhe thotë “ky i bleu votat, ky mi vjedhi votat”, megjithëse ishin të dy në një marrëveshje, ishin të dy për të blerë vota, ishin të dy për të vjedhur vota dhe “viktima” e tyre ishte LSI-ja. Kjo e fundit në fakt nuk është se ra, por u shtua në vota sepse gjithmonë shikohet si një pol i tretë, proqeverisës, që do të ishte në pushtet me cilëndo parti që do të vinte.

Prandaj, në vetvete nuk është problem sistemi, por menaxhimi i sistemit nga njerëzit. Janë vetë njerëzit, kryetarët e partive dhe mentaliteti i tyre që çon në shkatërrim të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nuk shkojnë vetë komisionerët të tërhiqen dhe të thonë nuk i numërojmë më votat. Nuk i prishin procesverbalet vetë, nuk i bllokojnë qendrat e votimit vetë. Ato janë të gjitha me urdhërat e kryetarëve të degëve, nga qendra, kandidatëve për deputetë apo kandidatëve për kryebashkiakë.

Pra, skenarët që funksionojnë janë mosbesueshmëri dhe qëllimi në vetvete është dëmtimi dhe vjedhja. Ti marrim ç’ti marrim kundërshtarit, ta dëmtojmë sa më shumë, jo duke respektuar një parim, që secili të marrë votat e tij dhe askusht të mos trazojë pjesën e tjetrit, por kundërshtari të shihet dhe të vlerësohet, jo të anatemohet dhe grabitet, siç ndodh në Shqipëri.

Pra, kjo ka të bëjë shumë me mentalitetin dhe sjelljen politike të këtyre 30 viteve në Shqipëri. Ç’ka çon shpesh ujë tek ideja se problemi nuk është sistemi zgjedhor në Shqipëri.

Ndoshta ky vertëtë mund të ketë ndonjë kleçkë tek tuk, por nuk është sërish ai problemi. Nuk është ai që përmbys dhe rregullon. Është mentaliteti në të dy faktet që përmendem më sipër. Pra, administrimi i zgjedhjeve nga vetë partitë, në piramidën nga poshtë deri lart dhe administrimi i partisë nga kryetarët, nga lart deri poshtë.

Pra, janë kryetarët e partive që bëjnë listat. Janë kryetarët e partive që vendosin emrat dhe japin urdhërat për shkatërrimin e zgjedhjeve. Janë po këta kryetarë, të cilët nuk besojnë tek kundërshtarët. Krijojnë incidente, krijojnë përplasje, blejnë vota. Çka do të thotë se në finale problemi ynë nuk është sistemi. Problemi i Shqipërisë me zgjedhjet janë njerëzit dhe vetëm njerëzit. Ata që menaxhojnë dhe drejtojnë politikën shqiptare. Problemi është Edi Rama, është Ilir Meta, është Lulzim Basha dhe kastat rreth tyre. Asgjë më tepër sesa kaq.

Në rast se duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje duhet që këto palë të ulen dhe të ndajnë një herë e mirë shapin nga sheqeri. Duke vendosur që të ketë zgjedhje me parime dhe me vlerësime, jo me luftë vjedhje dhe abuzime./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ A e di Ilir Meta që mund të arrestohet në flagrancë?!

Publikuar

-

Nga

Çfarë po u thotë Ilir Meta shqiptarëve?
Jo, Meta kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Kurse Zeusi po qesh.

I. Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

II. Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?

Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?
E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

LEXO EDHE:  Protesta/ Qytetarët përplasen me policinë

LEXO EDHE:  “Kosova është shtet i pavarur”/ Si u censurua fjala e Macron në Beograd

lll. Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.

E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?
E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?
E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?
E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?
E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?
Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?
E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Vasili “shpërthen” kundër Gjiknurit

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, duket se ka pasur përplasje mes anëtarëve.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndodhej në tryezë si përfaqësues i opozitës, ka hedhur akuza të forta në drejtim të përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili akuzon Gjiknurin se po provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore.

Sipas tij, Rama dhe Gjiknuri qëllim të vetëm kanë të bllokojnë Reformën Zgjedhore, duke u fshehur pas propagandës.

“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

LEXO EDHE:  Financimet ruse/ Balla: Basha të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit

LEXO EDHE:  Financimet ruse/ Balla: Basha të mos fshihet pas Ristanit e Dervishit

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD, protestë para kryeministrisë/ Edi Rama na ka vrarë shpresën

Publikuar

-

Nga

29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.

Të rinj e të reja, kryesisht studentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë protestë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokracie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale..

Në fjalën e tyre të rinjtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Liri-Demokraci, mbetet edhe sot aktuale. Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të braktisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë.

Sipas tyre, Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrarë shpresën e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.

“Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, – u shpreh kreu i

Po ashtu, ai theksoi se ne fatkeqësisht jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kështu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet. Kështu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në konsideratë. Kështu ndodh në një vend ku qeveria ka prioritet rritjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.

LEXO EDHE:  Kush e dh*jeu Kushtetutën?

LEXO EDHE:  “Personat erdhën për Berishën, jo për Azem Hajdarin”/ Deklarata "bombë" e Idajet Beqirit

“Hapësirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe modelet që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me damkë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rrjeti nepotik i rilindjes.

Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i lirisë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur.

Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezistojnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dakort me këtë qeverisje e me këtë sistem, e duan ndryshim!”-tha kreu i FRPD.

LEXO TE PLOTE