Connect with Us

Sërish kolaps në Hipotekën e Vlorës/ Largohen drejtuesit  

Politikë

Sërish kolaps në Hipotekën e Vlorës/ Largohen drejtuesit  

Publikuar

-

Hipoteka e Vlorës vijon të jetë në kaos. Drejtuesit e rinj janë larguar nga posti, duke krijuar sërish një situatë të rëndë në këtë institucion.

Mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga detyra Drejtoresha e këtij institucioni, Elona Hodaj dhe Zv.drejtori Krenar Xhemali.

Elona Hodaj u emërua me 19 shtator. Ajo pasoi Alteo Nazeraj, i cili qëndroi vetëm 10 ditë në krye të Hipotekës së Vlorës.

LEXO EDHE:  Mosarrestimi i zyrtarëve të lartë të Policisë/ Dyshime për dekonspirim operacioni

Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës, është bërë një vendimi i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Spartak Ngjela/ A e di Ilir Meta që mund të arrestohet në flagrancë?!

Publikuar

-

Nga

Çfarë po u thotë Ilir Meta shqiptarëve?
Jo, Meta kërkon të trembë politikën amerikane me kryengritje.
Kurse Zeusi po qesh.

I. Meta po na thotë këto ditë se në datën 2 mars të këtij viti do të shkelë nenin 221 të Kodit Penal, duke drejtuar popullin kundër institucioneve dhe rendit kushtetues.

Dhe është ndërkohë Presidenti i Republikës.
Në fakt, kuptohet se ka rënë në një injorancë ala shqiptare: deri tani bota ka parë individë që kanë bërë kryengritje për t’u bërë presidentë të republikave të tyre, kurse, një shqiptar, po i tregon Perëndimit se paska dhe një president që bën kryengritje të mos rrëzohet me vota në parlament. E dini pse? Se ky president nuk ka ushtri në drejtimin e tij.

II. Zoti Meta, po të do populli, ai të mbron pa qenë nevoja që ti të biesh në krime. Por ja që shqiptarët të përbuzin. Ende nuk e ke marrë vesh këtë?

Por, a e di Ilir Meta që Prokuroria e Posaçme, me forcën juridike që i jep neni 135/2 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 235 i Kodit të Procedurës Penale, e arreston atë në flagrancë, dhe brenda disa ditëve ia dërgon për gjykim Gjykatës së Posaçme me akuzë për kryengritje, apo për akt kundër rendit kushtetues?
E di Meta që paragrafi i dytë i nenit 221 të Kodit Penal, i kryengritjes, e dënon atë me burgim të përjetshëm, si kryetar të lëvizjes kundër rendit kushtetues?

LEXO EDHE:  Sherr me thika mes nxënësve në Vlorë, një i plagosur

LEXO EDHE:  Deromemaj: Do të ketë garanci për të gjitha fshatrat pas 21 qershorit

lll. Dhe ja pyetjet e tjera që ngrihen për këtë rast.

E di Meta që nuk i tremb dot amerikanët në lidhje me reformën?
E di Meta që tragjedinë e tij, që i ka sjellë humbjen e ekuilibrit, në Perëndim, do ta shkruajnë si komedi?
E di Ilir Meta që SPAK, i cili do ta arrestojë në flagrancë, ka mbështetjen e aleancës perëndimore?
E di Meta që asnjë institucion politik apo juridik i Bashkimit Europian nuk ia përkrah nonsenset që po thotë?
E di Meta që, për krimet e më sipërme, nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese, por, në bazë të nenit 135/2 të Kushtetutës, është SPAK-u ai që e heton dhe e gjykon Presidentin e Republikës së Shqipërisë për një krim të kryer prej tij?
Po, VËRTET mendon ky Meta se mund të trembë politikën amerikane, dhe më gjerë në Perëndim, me një kryengritje fantazëm?
E di Meta që, arrestimi i tij në flagrancë do të krijonte eufori gëzimi te të gjithë shqiptarët?

Nëse Meta i di të gjitha këto, është më mirë për të, të zbatojë këshillën e dhënë nga Dante Aligeri: merre jetën ashtu si të vjen! (prendi la vita come ti viene!)…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Vasili “shpërthen” kundër Gjiknurit

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, duket se ka pasur përplasje mes anëtarëve.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili ndodhej në tryezë si përfaqësues i opozitës, ka hedhur akuza të forta në drejtim të përfaqësuesit të mazhorancës, Damian Gjiknuri.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili akuzon Gjiknurin se po provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore.

Sipas tij, Rama dhe Gjiknuri qëllim të vetëm kanë të bllokojnë Reformën Zgjedhore, duke u fshehur pas propagandës.

“Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë drejt dyqanit/ Zbardhet identiteti i autorit

LEXO EDHE:  Mosarrestimi i zyrtarëve të lartë të Policisë/ Dyshime për dekonspirim operacioni

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.-shkruan Petrit Vasili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD, protestë para kryeministrisë/ Edi Rama na ka vrarë shpresën

Publikuar

-

Nga

29 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, moment që pasoi lëvizjen studentore, Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi një protestë në sheshin para kryeministrisë.

Të rinj e të reja, kryesisht studentë, iu përgjigjën thirrjes së FRPD dhe u bashkuan në këtë protestë, që megjithëse përkujtimore, përcolli mesazhe lirie e demokracie, në një kohë kur vendi është sot i keq qeverisur, ku rinia vuan mungesën e shkollimit cilësor dhe mundësinë e punësimit dhe të një jete normale..

Në fjalën e tyre të rinjtë që morën fjalën në protestë thanë se edhe sot pas 29 vitesh, ka ende buste për tu rrëzuar dhe thirrja që shoqëroi rënien e diktaturës, Liri-Demokraci, mbetet edhe sot aktuale. Folësit sollën edhe aktualitetin e rinisë sot që po detyrohet të braktisë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, pasi Shqipëria për shkak të keqqeverisjes nuk ua ofron këtë.

Sipas tyre, Edi Rama dhe qeveria e tij ka vrarë shpresën e të rinjve dhe të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.

“Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, – u shpreh kreu i

Po ashtu, ai theksoi se ne fatkeqësisht jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm stres e mungesë besimi, sepse kështu ndodh në një vend që sundohet, që keqqeveriset, që vidhet. Kështu ndodh në një vend ku qytetari nuk merret në konsideratë. Kështu ndodh në një vend ku qeveria ka prioritet rritjen e pushtetit dhe pasurisë së një grushti njerëzish.

LEXO EDHE:  Sulmohet me mjete të forta avokati në Vlorë/ Në kërkim autorët

LEXO EDHE:  Sherr me thika në Vlorë/ 3 persona godasin një 38-vjeçar

“Hapësirat e lirisë sa vijnë e ngushtohen, dhe modelet që ofrohen si histori suksesi, janë ose trafikantët e kriminelët me damkë, ose bijtë dhe bijat, të afërmit, rrjeti nepotik i rilindjes.

Pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot. Por jo cdo ndryshim ka ardhur për mirë. Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë!

Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ikin. Eshtë instrumenti i tyre i lirisë, dhe forma e fortë e protestës që kanë zgjedhur.

Por mirëkuptoj, inkurajoj, vlerësoj dhe respektoj pa fund ata që po rrinë, që po rezistojnë. Sic jeni ju sot, e sic janë mijra e mijra të rinj si ju, burra e gra, njerëz të këtij vendi që nuk janë dakort me këtë qeverisje e me këtë sistem, e duan ndryshim!”-tha kreu i FRPD.

LEXO TE PLOTE